Rrëshajë
    Footnotes
    Theme

    Rrëshajë

    Si pjesë e ligjit të Moisiut, festa e Rrëshajave ose e fryteve të para mbahej pesëdhjetë ditë pas festës së Pashkëve (Lev. 23:16). Rrëshaja ishte për të festuar të korrat dhe në Dhjatën e Vjetër quhet festa e të korrave ose festa e javëve. Ishte kjo festë që po festohej kur apostujt në Jeruzalem u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe folën në gjuhë të tjera (Vep. 2; DeB 109:36–37).