Ndihma për Studimin
Lluka


Lluka

Autori i Ungjillit të Llukës dhe i librit të Veprave të Apostujve në Dhjatën e Re dhe një shoqërues misionar i Palit. Ai u lind nga prindër grekë dhe praktikoi mjekësinë (Kol. 4:14). Lluka ishte mjaft i mësuar. Ai e paraqiti veten si shoqërues i apostullit Pal, pasi u takua me të në Troas (Vep. 16:10–11). Lluka ishte me Palin edhe në Filipi, gjatë udhëtimit të fundit të Palit për në Jeruzalem (Vep. 20:6) dhe të dy ishin së bashku, derisa arritën në Romë. Lluka ishte me Palin edhe gjatë burgimit të tij të dytë romak (2 Tim. 4:11). Tradita thotë se ai vdiq si martir.

Ungjilli i Llukës

Një rrëfim që Lluka shkroi për Jezu Krishtin dhe shërbesën e tij të vdekshme. Libri i Veprave të Apostujve është një vazhdim i Ungjillit të Llukës. Lluka la një rrëfim të shkruar mirë për shërbesën e Jezusit, duke e paraqitur Jezusin si Shpëtimtarin e judenjve dhe të johebrenjve. Ai shkroi shumë rreth mësimeve të Jezusit dhe veprave të tij. Tek Lluka ne gjejmë të vetmet rrëfime të vizitave të Gabrielit te Zakaria dhe Maria (Llu. 1), vizitën e barinjve te foshnja Jezus (Llu. 2:8–18), Jezusin në tempull në moshën dymbëdhjetë vjeçare (Llu. 2:41–52), të shtatëdhjetët e ngarkuar dhe të dërguar (Llu. 10:1–24), Jezusin që gjaku i rrodhi si djersë (Llu. 22:44), diskutimin e Jezusit me keqbërësin në kryq (Llu. 23:39–43) dhe Jezusin duke ngrënë peshk dhe mjaltë pas ringjalljes së tij (Llu. 24:42–43).

Për një përmbledhje të kapitujve, shih Ungjijtë.