Tabernakull
    Footnotes
    Theme

    Tabernakull

    Një shtëpi e Zotit, qendra e adhurimit të Izraelit gjatë eksodit nga Egjipti. Tabernakulli ishte në fakt një tempull portativ dhe mund të çmontohej dhe rimontohej. Fëmijët e Izraelit përdorën një tabernakull derisa ndërtuan tempullin e Salomonit (DeB 124:38).

    Perëndia i zbuloi Moisiut modelin e tabernakullit (Eks. 26–27) dhe fëmijët e Izraelit e ndërtuan atë sipas atij modeli (Eks. 35–40). Kur tabernakulli u përfundua, një re e mbuloi tendën dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin (Eks. 40:33–34). Reja ishte shenjë e pranisë së Perëndisë. Natën kishte pamjen e një zjarri. Kur reja qëndronte mbi tendë, bijtë e Izraelit ngrinin kampin. Kur lëvizte, ata lëviznin me të (Eks. 40:36–38; Num. 9:17–18). Fëmijët e Izraelit e morën tabernakullin me vete gjatë udhëtimeve të tyre nëpër shkretëtirë dhe në pushtimin e tokës së Kanaanit. Pas atij pushtimi, tabernakulli u vendos në Shiloh, vendi që zoti kishte zgjedhur (Joz. 18:1). Pasi fëmijët e Izraelit ndërtuan tempullin e Salomonit, tabernakulli u zhduk tërësisht nga historia.

    Zoti dhe Isaia e përdorën tabernakullin si simbol të qyteteve të Sionit dhe të Jeruzalemit në kohën e Ardhjes së Dytë të Zotit (Isa. 33:20; Mois. 7:62).