Ndihma për Studimin
Jakob, Bir i Lehit


Jakob, Bir i Lehit

Një profet në Librin e Mormonit dhe autor i disa predikimeve në librat e 2 Nefit dhe Jakobit (2 Ne. 6–11; Jakobi 1–7).

Libri i Jakobit

Libri i tretë në Librin e Mormonit. Kapitulli 1 tregon se Nefi ia kaloi analet Jakobit dhe pastaj i përkushtoi Jakobin dhe vëllanë e tij, Jozefin, të ishin priftërinj dhe mësues të popullit. Kapitujt 2–4 janë predikime që i këshillojnë njerëzit të jenë të pastër moralisht. Jakobi i mësoi gjithashtu për ardhjen e një Mesie shëlbues dhe dha arsye përse disa njerëz në Izrael nuk do ta pranonin atë në ardhjen e tij. Kapitujt 5–6 përmbajnë dëshminë e Jakobit dhe një alegori profetike për historinë dhe misionin e popullit të Izraelit. Kapitulli 7 përmban një rrëfim për një rebel të mësuar, me emrin Sherem, i cili u pushtua nga dëshmia hyjnore e Jakobit.