Ndihma për Studimin
Birësim


Birësim

Shkrimet e shenjta flasin për dy lloje birësimi.

(1) Një njeri që ka prejardhje joizraelite, bëhet anëtar i familjes së Abrahamit dhe i shtëpisë së Izraelit, duke pasur besim te Jezu Krishti, duke u penduar, duke u pagëzuar me anë të zhytjes dhe duke marrë Frymën e Shenjtë (2 Ne. 31:17–18; DeB 84:73–74; Abr. 2:6, 11).

(2) Të gjithë ata që kanë marrë ordinancat shpëtuese të ungjillit bëhen bij dhe bija të Jezu Krishtit nëpërmjet bindjes së vazhdueshme ndaj urdhërimeve të tij (Rom. 8:15–17; Gal. 3:24–29; 4:5–7; Mosia 5:7–8).