Ndihma për Studimin
Mateu


Mateu

Një apostull i Jezu Krishtit dhe autor i librit të parë në Dhjatën e Re. Mateu, një jude që ishte mbledhës taksash për romakët në Kapernaum, ishte ndoshta në shërbim të Herod Antipës. Ai njihej përpara se të kthehej në besim, si Levi, biri i Alfeut (Mr. 2:14). Shpejt, pas thirrjes së tij për t’u bërë dishepull i Jezusit, ai dha një gosti në të cilën ishte i pranishëm Zoti (Mt. 9:9–13; Mr. 2:14–17; Llu. 5:27–32). Mateu ndoshta kishte njohuri të gjerë për shkrimet e Dhjatës së Vjetër dhe ishte në gjendje të shihte plotësimin e hollësishëm të profecive në jetën e Zotit. Pak dihet për jetën e mëpasshme të apostullit. Një traditë pohon që ai vdiq si martir.

Ungjilli i Mateut

Libri i parë i Dhjatës së Re. Ungjilli i Mateut fillimisht ndoshta u shkrua për përdorimin e judenjve në Palestinë. Ai përdor shumë citime nga Dhjata e Vjetër. Qëllimi kryesor i Mateut ishte të tregonte se Jezusi ishte Mesia për të cilin folën profetët e Dhjatës së Vjetër. Ai gjithashtu theksoi që Jezusi është Mbreti dhe Gjykatësi i njerëzve.

Për një përmbledhje të kapitujve, shih Ungjijtë.