Ndihma për Studimin
Habakuk


Habakuk

Një profet i Dhjatës së Vjetër në Jude i cili foli për paudhësinë e njerëzve, ka mundësi gjatë mbretërimit të Jehoiakinit (600 para K.).

Libri i Habakukut

Kapitulli 1 është një diskutim midis Zotit dhe profetit të tij, e ngjashme me ato në Jeremia 12 dhe DeB 121. Habakuku shqetësohej që të ligjtë dukej se po përparonin. Në kapitullin 2 Zoti e këshilloi Habakukun të ishte i durueshëm—të drejtët duhet të mësojnë të jetojnë me anë të besimit. Kapitulli 3 shënon lutjen e Habakukut në të cilën ai bën të njohur drejtësinë e Perëndisë.