Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 121


Seksioni 121

Lutja dhe profecitë e shkruara nga Joseph Smith Profeti, ndërkohë që ishte i burgosur në burgun e Liberty-së, Missouri, të datës 20 mars 1839 (History of the Church, 3:289–300). Profeti dhe disa shokë kishin qenë për disa muaj në burg. Peticionet dhe apelimet e tyre drejtuar udhëheqësve ekzekutivë dhe gjykatës kishin dështuar të sillnin lirimin e tyre.

1–6, Profeti i përgjërohet Zotit për vuajtjen e Shenjtorëve; 7–10, Zoti i flet atij paqe; 11–17, Mallkuar janë të gjithë ata që ngrenë thirrje të rreme shkeljeje kundër popullit të Zotit; 18–25, Ata nuk do të kenë të drejtë për priftërinë dhe do të mallkohen; 26–32, Zbulesa të lavdishme u premtohen atyre që durojnë me besnikëri; 33–40, Përse shumë thirren dhe pak zgjidhen; 41–46, Priftëria duhet të përdoret vetëm me drejtësi.

1 O Perëndi, ku je ti? Dhe ku është tenda që mbulon vendin tënd të afshehjes?

2 aPër sa kohë do të frenohet dora jote dhe syri yt, po syri yt i pastër, do të shohë nga qiejt e përjetshëm gabimet e popullit tënd e të shërbëtorëve të tu dhe veshi yt të përshkohet nga thirrjet e tyre?

3 Po, O Zot, apër sa kohë do t’i vuajnë ata këto gabime dhe shtypje të paligjshme, përpara se zemra jote të zbutet ndaj tyre dhe brendësia jote të nxitet me pasion kundrejt tyre.

4 O Zot, Perëndia i aPlotfuqishëm, krijuesi i qiellit, tokës e deteve dhe i të gjitha gjërave që janë në to, dhe që kontrollon e nënshtron djallin dhe zotërimin e errët dhe të zymtë të Sheolit—shtrije krahun tënd; sytë e tu duhet të depërtojnë; tenda jote duhet të hiqet; vendi yt i bfshehjes nuk duhet të jetë më i mbuluar; veshi yt duhet të hapet; zemra jote duhet të zbutet dhe brendësia jote të nxitet me pasion kundrejt nesh.

5 Zemërimi yt duhet të ndizet kundër armiqve tanë; dhe, në tërbimin e zemrës tënde, me shpatën tënde merr ahak ndaj nesh për gabimet tona.

6 Kujtoji shenjtorët e tu të përvuajtur, O Perëndia ynë; dhe shërbëtorët e tu do të gëzohen në emrin tënd përgjithmonë.

7 Biri im, paqe i qoftë shpirtit tënd; afatkeqësia jote dhe mjerimet e tua do të jenë veçse një çast i shkurtër;

8 Dhe atëherë, në qoftë se i aduron mirë ato, Perëndia do të të lartësojë nga lart; ti do të triumfosh mbi gjithë armiqtë e tu.

9 aMiqtë e tu qëndrojnë pranë teje dhe ata do të të përshëndesin përsëri me zemra të ngrohta dhe duar miqësore.

10 Ti nuk je ende si aJobi; miqtë e tu nuk grinden kundër teje as nuk të ngarkojnë me shkelje, sikurse bënë me Jobin.

11 Dhe ata që të ngarkojnë me shkelje, shpresa e tyre do të shuhet dhe parashikimet e tyre do të shkrihen, sikurse abryma e bardhë shkrihet nga rrezet përvëluese të diellit që shkëlqen;

12 Dhe gjithashtu që Perëndia e ka vendosur dorën dhe vulën e tij për të ndryshuar akohët e stinët dhe për t’i verbuar mendjet e tyre, që ata të mos i kuptojnë veprat e tij të mrekullueshme; që ai të mund t’i vërë në provë gjithashtu dhe t’i zërë ata në vetë dredhitë e tyre;

13 Gjithashtu ngaqë zemrat e tyre janë të korruptuara dhe gjërat që ata janë të gatshëm t’i sjellin mbi të tjerët dhe dëshirojnë t’i bëjnë të tjerët të vuajnë, të mund të vijnë mbi aata vetë në masën më të madhe;

14 Që ata të mund të zhgënjehen gjithashtu, dhe shpresat e tyre të shkatërrohen;

15 Dhe jo shumë vjet që nga kjo kohë, që ata dhe pasardhësit e tyre do të fshihen prej nënqiellit, thotë Perëndia, saqë asnjë prej tyre nuk do të lihet të qëndrojë pranë murit.

16 Mallkuar janë të gjithë ata që do të ngrenë krye kundër të avajosurit tim, thotë Zoti, dhe thërrasin se kanë bërë bmëkat kur nuk kanë bërë mëkat përpara meje, thotë Zoti, por kanë bërë atë që ishte e përshtatshme për sytë e mi dhe që unë i urdhërova.

17 Por ata që thërrasin shkelje, e bëjnë atë ngaqë janë shërbëtorë të mëkatit dhe janë afëmijë të mosbindjes vetë.

18 Dhe ata që betohen në mënyrë të rreme kundër shërbëtorëve të mi, që të mund t’i sjellin ata nën robëri dhe vdekje—

19 Mallkim mbi ta; për shkak se i kanë afyer të vegjlit e mi, ata do të shkëputen nga bordinancat e shtëpisë sime.

20 aShporta e tyre nuk do të jetë plot, shtëpitë e tyre dhe hambarët e tyre do të shkatërrohen dhe ata vetë do të përbuzen nga ata që iu bënin lajka.

21 Ata nuk do të kenë të drejtë për apriftërinë, as pasardhësit e tyre pas tyre nga brezi në brez.

22 Do të kishte qenë a mirë për ta që një gur mulliri t’u ishte varur rreth qafës dhe ata të ishin mbytur në thellësinë e detit.

23 Mallkim mbi të gjithë ata që e shqetësojnë popullin tim dhe i dëbojnë, dhe i vrasin, dhe dëshmojnë kundër tyre, thotë Zoti i Ushtrive; një abrez nepërkash nuk do t’i shpëtojë mallkimit të ferrit.

24 Vini re, sytë e mi i ashohin dhe i njohin të gjitha veprat e tyre dhe unë kam në ruajtje një bgjykim të shpejtë në stinën e tij për të gjithë ata;

25 Sepse ka një akohë të caktuar për çdo njeri, sikurse do të jenë bveprat e tij.

26 Perëndia do t’ju japë juve adituri me anë të Shpirtit të tij b Shenjtë, po, me anë të cdhuratës së papërshkrueshme të Frymës së Shenjtë, që nuk është zbuluar që kur bota ishte deri tani;

27 Që baballarët tanë e kanë pritur me një shpresë të dëshiruar që të zbulohej në kohët e fundit, tek e cila mendjet e tyre u drejtuan nga engjëjt, sikurse ishte ruajtur për plotësinë e lavdisë së tyre;

28 Një kohë që do të vijë, në të cilën aasgjë nuk do të mbahet, nëse do të ketë një Perëndi apo shumë bperëndi, ata do të manifestohen.

29 Të gjitha fronet dhe zotërimet, principatat dhe fuqitë do të azbulohen e do të shpallen mbi ata që kanë duruar me besnikëri për ungjillin e Jezu Krishtit.

30 Dhe gjithashtu nëse do të ketë akufij të caktuar për qiejt ose detet apo për tokën e thatë, apo për diellin, hënën, apo yjet—

31 Të gjitha kohët e tyre të rrotullimit, të gjitha ditët, muajt dhe vitet e caktuara dhe të gjitha ditët e ditëve, muajve e viteve të tyre dhe të gjitha lavditë, ligjet dhe kohët e caktuara të tyre do të zbulohen në ditët e aperiudhës së plotësisë së kohëve—

32 Në përputhje me atë që u shugurua në mes të aKëshillitbPerëndisë së Përjetshëm me gjithë perënditë e tjera përpara se kjo tokë të ishte, që do të ruhej deri në mbarimin dhe fundin e saj, kur çdo njeri do të hyjë në cpraninë e tij të përjetshme dhe në dprehjen e tij të pavdekshme.

33 Për sa kohë do të ngelen të papastra ujërat që rrjedhin? Çfarë fuqie do t’i ndalojë qiejt? Po aq sa njeriu mundet ta shtrijë krahun e tij të dobët për të ndaluar lumin Misuri në udhën e tij të përcaktuar ose t’ia kthejë mbrapsht rrjedhën, aq mund të pengohet i Plotfuqishmi nga derdhja e aditurisë së tij prej qiellit mbi kokat e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

34 Vini re, ka shumë që athirren, por pak bzgjidhen. Dhe përse nuk zgjidhen ata?

35 Sepse zemrat e tyre vihen kaq shumë mbi gjërat e kësaj abote dhe aspirojnë bnderet e njerëzve, sa ata nuk e mësojnë këtë mësim të vetëm—

36 Që të adrejtat e priftërisë lidhen në mënyrë të pandashme me bfuqitë e qiellit dhe se fuqitë e qiellit nuk mund të kontrollohen, as përdoren, vetëm mbi bazën e parimeve të cdrejtësisë.

37 Që ato mund të na dhurohen, është e vërtetë; por, kur përpiqemi t’i ambulojmë bmëkatet tona ose të kënaqim ckrenarinë tonë, ambicien tonë të kotë ose të ushtrojmë kontroll apo sundim, apo detyrim mbi shpirtrat e fëmijëve të njerëzve, në çfarëdo shkallë padrejtësie, vini re, qiejt dtërhiqen; Shpirti i Zotit hidhërohet; dhe kur ai tërhiqet, Amen priftërisë ose autoritetit të atij njeriu.

38 Vini re, përpara se ta kuptojë, ai lihet i vetëm, për të agoditur me shkelm gjembat, për të bpërndjekur shenjtorët dhe për të luftuar kundër Perëndisë.

39 Ne kemi mësuar nga përvoja e hidhur se është anatyra dhe prirja e pothuajse të gjithë njerëzve, që sapo marrin pak autoritet, siç mendojnë vetë, menjëherë do të fillojnë të ushtrojnë sundim të padrejtë.

40 Prandaj shumë thirren, por pak zgjidhen.

41 Asnjë fuqi apo ndikim nuk mund ose nuk duhet të mbahet me anë të priftërisë, veçse nëpërmjet abindjes, nëpërmjet bdurimit, nëpërmjet mirësjelljes e zemërbutësisë dhe nëpërmjet dashurisë së pashtirur;

42 Nëpërmjet mirësisë dhe diturisë së pastër, të cilat do ta zgjerojnë shumë shpirtin, pa ahipokrizi dhe pa bmashtrim

43 Duke aqortuar në kohën e duhur me mprehtësi, kur u nxite nga Fryma e Shenjtë; dhe atëherë duke treguar më pas rritje të bdashurisë ndaj atij që e ke qortuar, që ai të mos të të vlerësojë si armikun e tij;

44 Që ai të mund ta dijë se besnikëria jote është më e fortë se zinxhirët e vdekjes.

45 Brendësia jote duhet të jetë plot dashuri hyjnore ndaj gjithë njerëzve e ndaj familjes së besimit dhe avirtyti duhet t’i stolisë bmendimet e tua pa pushim; atëherë do të forcohet vetbesimi yt në prani të Perëndisë; dhe doktrina e priftërisë do të pikojë mbi shpirtin tënd sikurse cvesat nga qiejt.

46 aFryma e Shenjtë do të jetë shoqëruesi yt i vazhdueshëm dhe skeptri yt një skeptër i pandryshueshëm i drejtësisë dhe së vërtetës; dhe bsundimi yt do të jetë një sundim i përjetshëm dhe, pa mënyra detyruese, ai do të rrjedhë tek ty përherë e përgjithmonë.