Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 61


Seksioni 61

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit në buzën e lumit Missouri, Nyja e McIlwaine-t, më 12 gusht 1831 (History of the Church, 1:202–205). Në kthimin e tyre për në Kirtland, Profeti dhe dhjetë pleq kishin udhëtuar nëpër lumin Missouri me kaike. Në ditën e tretë të udhëtimit provuan shumë rreziqe. Plaku William W. Phelps, në një vegim në mes të ditës, pa shkatërruesin duke udhëtuar me fuqi mbi faqen e ujërave.

1–12, Zoti ka shpallur shumë shkatërrime mbi ujërat; 13–22, Ujërat u mallkuan nga Gjoni dhe shkatërruesi udhëton mbi faqen e tyre; 23–29, Disa vetë kanë fuqi të urdhërojnë ujërat; 30–35, Pleqtë duhet të udhëtojnë dy e nga dy dhe të predikojnë ungjillin; 36–39, Ata duhet të përgatiten për ardhjen e Birit të Njeriut.

1 Vini re dhe bindjuni zërit të atij që ka gjithë afuqinë, që është nga përjetësia në përjetësi, madje bAlfa dhe Omega, fillimi dhe fundi.

2 Vini re, në të vërtetë kështu u thotë Zoti juve, O ju pleq të kishës sime, që jeni mbledhur në këtë vend, mëkatet e të cilëve tani ju janë falur, sepse unë, Zoti, afal mëkate dhe jam i bmëshirshëm për ata që i crrëfejnë mëkatet e tyre me zemra të përulura;

3 Por në të vërtetë unë ju them se nuk është e nevojshme për gjithë këtë kompani të pleqve të mi të lëvizë me shpejtësi mbi ujërat, ndërsa banorët në të dy anët po mbarojnë në mosbesim.

4 Megjithatë, unë e lejova atë që ju të mund të jepni dëshmi; vini re, ka shumë rreziqe mbi ujërat dhe më veçanërisht më pas;

5 Sepse unë, Zoti, kam shpallur në zemërimin tim shumë shkatërrime mbi ujërat; po, dhe veçanërisht mbi këto ujëra.

6 Megjithatë, gjithë mishi është në dorën time dhe ai që është besnik mes jush, nuk do të gjejë vdekje prej ujërave.

7 Prandaj, është e domosdoshme që shërbëtori im Sidney Gilbert dhe shërbëtori im aWilliam W. Phelps të fillojnë me nxitim detyrën dhe misionin e tyre.

8 Megjithatë, unë nuk do të lejoj që të niseni, derisa ju të andëshkoheni për gjithë mëkatet tuaja, që ju të jeni një, që ju të mos mbaroni në bligësi;

9 Por tani, në të vërtetë unë ju them, është e nevojshme për mua që ju të niseni. Prandaj shërbëtorët e mi Sidney Gilbert dhe William W. Phelps duhet të bashkohen me kompaninë e tyre të mëparshme dhe ta nisin udhëtimin e tyre me nxitim, që të mund ta përmbushin misionin e tyre, dhe nëpërmjet besimit do të kenë sukses;

10 Dhe për aq sa janë besnikë, ata do të ruhen dhe unë, Zoti, do të jem me ta.

11 Dhe ata që mbeten duhet të marrin atë që u nevojitet për veshje.

12 Shërbëtori im Sidney Gilbert duhet ta marrë atë që s’është e nevojshme me vete, ashtu siç do të bini dakort.

13 Dhe tani, vini re, për të amirën tuaj unë ju dhashë një burdhërim lidhur me këto gjëra; dhe unë, Zoti, do të arsyetoj me ju si me njerëzit në ditët e lashta.

14 Vini re, unë, Zoti, në fillim i bekova aujërat; por në ditët e fundit, nëpërmjet gojës së shërbëtorit tim Gjon, unë i bmallkova ujërat.

15 Prandaj, ditët do të vijnë që asnjë mish nuk do të jetë i sigurt mbi ujërat.

16 Dhe do të thuhet në ditët që vijnë, se askush s’është në gjendje të shkojë në tokën e Sionit mbi ujëra, veç atij që është i drejtë në zemër.

17 Dhe, sikurse unë, Zoti, në fillim e amallkova tokën, po kështu në ditët e fundit e kam bekuar atë, në kohën e saj, për përdorimin e shenjtorëve të mi, që ata të mund të marrin bollëkun e saj.

18 Dhe tani unë ju jap një urdhërim se atë që ia them njërit, ua them të gjithëve, që ju duhet t’i paralajmëroni vëllezërit tuaj lidhur me këto ujëra, që të mos vijnë duke udhëtuar mbi to, që besimi i tyre të mos dështojë dhe ata të mos kapen në kurthe;

19 Unë, Zoti, kam shpallur dhe shkatërruesi udhëton mbi faqen e tyre dhe unë nuk e shfuqizoj dekretin.

20 Unë, Zoti, isha i zemëruar me ju dje, por sot zemërimi im është larguar.

21 Prandaj, ata për të cilët kam folur, që duhet ta nisin udhëtimin e tyre me nxitim—përsëri unë ju them, ata duhet ta nisin udhëtimin e tyre me nxitim.

22 Dhe nuk ka rëndësi për mua, pas pak, nëse kështu qoftë që ata do ta përmbushin misionin e tyre, nëse ata shkojnë nëpërmjet ujit ose nëpërmjet tokës; kjo duhet të bëhet siç u është bërë e ditur atyre sipas gjykimeve të tyre më pas.

23 Dhe tani, lidhur me shërbëtorët e mi, Sidney Rigdon, Joseph Smith i Riu dhe Oliver Cowdery, ata nuk duhet të vijnë përsëri mbi ujëra, përveçse nëpër kanal, ndërsa udhëtojnë për në shtëpitë e tyre; ose, me fjalë të tjera, ata nuk duhet të vijnë mbi ujërat për të udhëtuar, përveçse nëpër kanal.

24 Vini re, unë, Zoti, kam caktuar një rrugë për udhëtimin e shenjtorëve të mi; dhe vini re, kjo është rruga—që, pasi ta lënë kanalin, ata duhet të udhëtojnë me anë të tokës, për aq sa urdhërohen të udhëtojnë dhe të shkojnë në tokën e Sionit;

25 Dhe ata duhet të bëjnë sikurse fëmijët e Izraelit, aduke i ngritur çadrat e tyre përgjatë udhës.

26 Dhe, vini re, këtë urdhërim duhet t’ua jepni gjithë vëllezërve tuaj.

27 Megjithatë, kujt i jepet afuqi për të urdhëruar ujërat, atij i jepet me anë të Shpirtit t’i dijë të gjitha mënyrat e tij;

28 Prandaj, ai duhet të bëjë siç e urdhëron Shpirti i Perëndisë së gjallë, qoftë në tokë apo mbi ujëra, siç mbetet me mua për të bërë më pas.

29 Dhe juve ju jepet udha për shenjtorët, ose mënyra për shenjtorët e kampit të Zotit, për të udhëtuar.

30 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them juve, shërbëtorët e mi, Sidney Rigdon, Joseph Smith i Riu dhe Oliver Cowdery, nuk do t’i hapin gojët e tyre në grumbullimet e të ligjve, derisa të arrijnë në Cincinnati;

31 Dhe në atë vend ata do t’i ngrenë zërat e tyre te Perëndia kundër atij populli, po, tek ai inati i të cilit ndizet kundër ligësisë së tyre, një populli që është gati i apjekur për shkatërrim.

32 Dhe nga ai vend ata duhet të udhëtojnë për te grumbullimet e vëllezërve të tyre, pasi punët e tyre edhe tani dëshirohen më shumë mes tyre, sesa mes grumbullimeve të të ligjve.

33 Dhe tani, lidhur me pjesën e mbetur, ata duhet të udhëtojnë dhe ta ashpallin fjalën mes grumbullimeve të të ligjve, aq sa është dhënë;

34 Dhe për aq sa e bëjnë këtë, ata do t’i apastrojnë rrobat e tyre dhe do të jenë të panjollë përpara meje.

35 Dhe ata duhet të udhëtojnë së bashku, ose ady e nga dy, si t’iu duket më mirë, por shërbëtori im Reynolds Cahoon dhe shërbëtori im Samuel H. Smith, me të cilët jam tepër i kënaqur, duhet të mos ndalen derisa të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe kjo për një qëllim të urtë në mua.

36 Dhe tani, në të vërtetë unë ju them dhe atë që ia them njërit, ua them të gjithëve, merrni zemër, fëmijë të avegjël; pasi unë jam në bmes tuaj dhe nuk ju kam cbraktisur;

37 Dhe ngaqë jeni përulur përpara meje, bekimet e ambretërisë janë tuajat.

38 Ngjishini ijët tuaja dhe jini avigjilentë e jini seriozë, duke vëzhguar për ardhjen e Birit të Njeriut, sepse ai vjen në një orë që s’e mendoni.

39 aLutuni gjithmonë që të mos hyni në btundim, që ju t’i bëni ballë ditës së ardhjes së tij, qoftë në jetë ose në vdekje. Madje kështu. Amen.