Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 114


Seksioni 114

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri, më 17 prill 1838 (History of the Church, 3:23).

1–2, Detyrat e Kishës, të mbajtura nga ata që nuk janë besnikë, do t’u jepen të tjerëve.

1 Në të vërtetë kështu thotë Zoti: Është urtësi në shërbëtorin tim David W. Patten, që ai ta rregullojë gjithë punën e tij sa më shpejt që të mundet dhe ta vërë në dispozicion mallin e tij, që ai të mund të kryejë një mision për mua pranverën e ardhshme, në shoqërim me të tjerë, madje dymbëdhjetë, duke përfshirë edhe veten, për të dëshmuar për emrin tim dhe për t’i dhënë lajme të gëzuara gjithë botës.

2 Sepse në të vërtetë kështu thotë Zoti, që për aq sa ka nga ata mes jush, që e mohojnë emrin tim, të tjerë do të ambillenbvend të tyre dhe do të marrin detyrën e tyre. Amen.