Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 62


Seksioni 62

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në buzën e lumit Missouri në Chariton, Missouri, më 13 gusht 1831 (History of the Church, 1:205–206). Në këtë ditë Profeti dhe grupi i tij, të cilët ishin në udhë e sipër nga Independence për në Kirtland, takuan disa pleq që ishin rrugës për në tokën e Sionit dhe, pas përshëndetjesh të gëzueshme, morën këtë zbulesë.

1–3, Dëshmitë shënohen në qiell; 4–9, Pleqtë duhet të udhëtojnë dhe të predikojnë sipas gjykimit dhe siç drejtohen nga Shpirti.

1 Vini re dhe binduni, O ju pleq të kishës sime, thotë Zoti, Perëndia juaj, madje Jezu Krishti, aavokati juaj, që e njeh dobësinë e njeriut dhe se si të bndihmojë ata që ctundohen.

2 Dhe në të vërtetë sytë e mi janë mbi ata që akoma nuk kanë shkuar në tokën e Sionit; prandaj misioni juaj nuk është ende i plotësuar.

3 Megjithatë, ju jeni të bekuar, sepse adëshmia që ju keni dhënë, bshënohet në qiell, që engjëjt ta vështrojnë; dhe ata gëzohen për ju dhe cmëkatet tuaja ju janë falur.

4 Dhe tani vazhdoni udhëtimin tuaj. Mblidhuni në tokën e aSionit; dhe mbani një mbledhje e gëzohuni së bashku dhe i ofroni një sakrament Më të Lartit.

5 Dhe atëherë mund të ktheheni për të dhënë dëshmi, po, madje të gjithë së bashku, ose dy e nga dy, si t’ju duket mirë, nuk ka rëndësi për mua; vetëm jini besnikë dhe ashpalluni lajme të mira banorëve të tokës apo mes grumbullimeve të të ligjve.

6 Vini re, unë, Zoti, ju kam sjellë juve së bashku, që premtimi të mund të përmbushet, që besnikët mes jush të ruhen dhe të gëzohen së bashku në tokën e Missouri-t. Unë, Zoti, u premtoj besnikëve dhe nuk mund të agënjej.

7 Unë, Zoti, jam i gatshëm, në qoftë se dikush mes jush dëshiron të udhëtojë me kuaj apo me mushka, apo me koçi, ai do ta marrë këtë bekim, nëse e merr atë nga dora e Zotit, me një zemër plot afalënderim për gjithçka.

8 Këto gjëra mbeten me ju, që të veproni sipas gjykimit dhe udhëzimeve të Shpirtit.

9 Vini re, ambretëria është e juaja. Dhe vini re e bëni kujdes, unë jam bme besnikët gjithmonë. Madje kështu. Amen.