Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 99


Seksioni 99

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit John Murdock-ut, në gusht 1832, në Hiram, Ohio. Edhe pse botimet e Doktrina e Besëlidhje, duke filluar me 1876, e kanë paraqitur këtë zbulesë si në Kirtland, në gusht 1833, botimet më të hershme dhe dokumenta të tjera historike vërtetojnë informacionin e saktë.

1–8, John Murdock-u thirret për të shpallur ungjillin dhe ata që e pranojnë atë, do të pranojnë Zotin dhe do të fitojnë mëshirë.

1 Vini re, kështu i thotë Zoti shërbëtorit tim John Murdock—ti thirresh për të shkuar në vendet e lindjes shtëpi më shtëpi, fshat më fshat dhe qytet më qytet, për t’ua shpallur ungjillin tim të përjetshëm banorëve të tyre, në mes të apërndjekjes dhe ligësisë.

2 Dhe ata që të apranojnë ty, më pranojnë mua; dhe ti do të kesh fuqi për ta shpallur fjalën time në bshfaqjen e Shpirtit tim të Shenjtë.

3 Dhe kushdo që më pranon asi një fëmijë i vogël, pranon bmbretërinë time; dhe bekuar qofshin ata, sepse do të fitojnë cmëshirë.

4 Dhe kushdo që nuk ju pranon, as’do të pranohet nga Ati im dhe shtëpia e tij; dhe ti do t’i pastrosh bkëmbët e tua në vendet e fshehta përgjatë rrugës, për dëshmi kundër tyre.

5 Dhe vër re dhe shih, unë avij shpejt për bgjykim, për t’i bindur të gjithë për veprimet e tyre të paperëndishme të cilat i kanë kryer kundër meje, siç shkruhet për mua në vëllimin e librit.

6 Dhe tani, në të vërtetë unë ju them se nuk është e domosdoshme për mua që ti duhet të shkosh, derisa të sigurohet për fëmijët e tu dhe derisa ata të dërgohen me mirësi te peshkopi i Sionit.

7 Dhe pas pak vitesh, në qoftë se dëshiron prej meje, ti mund të shkosh gjithashtu në tokën e mirë, për të zotëruar trashëgiminë tënde;

8 Përndryshe ti duhet të vazhdosh të shpallësh ungjillin tim aderisa të merresh. Amen.