Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 67


Seksioni 67

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në nëntor 1831 (History of the Church, 1:224–225). Rasti ishte ai i një konference të veçantë dhe i botimit të zbulesave tashmë të marra nga Zoti nëpërmjet Profetit, të cilat u morën në konsideratë dhe sipas tyre u veprua (shih kreun e seksionit 1). U vendos që Oliver Cowdery dhe John Whitmer-i duhej t’i merrnin dorëshkrimet e zbulesave në Independence, ku W. W. Phelps do t’i botonte ato si Libri i Urdhërimeve. Shumë prej vëllezërve dhanë dëshmi solemne që zbulesat e përmbledhura për botim deri atëherë ishin tepër të vërteta, siç u dëshmua nga Fryma e Shenjtë që u derdh mbi ta. Profeti shënon se, pasi ishte marrë zbulesa e njohur si seksioni 1, pati disa biseda kundërshtuese lidhur me gjuhën e përdorur në zbulesat. Zbulesa e tanishme pasoi.

1–3, Zoti i dëgjon lutjet e pleqve të tij dhe vëzhgon mbi ta; 4–9, Ai sfidon njeriun më të mençur të riprodhojë më të voglën e zbulesave të tij; 10–14, Pleqtë besnikë do të gjallërohen me anë të Shpirtit dhe do ta shohin fytyrën e Perëndisë.

1 Vini re dhe binduni, O ju apleq të kishës sime, të cilët jeni mbledhur së bashku, lutjet e të cilëve i kam dëgjuar dhe zemrat e të cilëve i njoh e dëshirat e të cilëve kanë arritur tek unë.

2 Vini re dhe shihni, asytë e mi janë mbi ju dhe qiejt e toka janë në duart e mia dhe pasuritë e përjetësisë janë të miat për t’i dhënë.

3 Ju u përpoqët të besoni se duhet të merrni bekimin që ju ofrua juve; por vini re, në të vërtetë unë ju them se pati afrikë në zemrat tuaja dhe në të vërtetë kjo është arsyeja që nuk e morët.

4 Dhe tani unë, Zoti, ju jap adëshmi për të vërtetën e këtyre urdhërimeve të cilat janë vënë përpara jush.

5 Sytë tuaj kanë qenë mbi shërbëtorin tim Joseph Smith të Riun dhe agjuhën e tij ju e keni njohur, dhe papërsosmëritë e tij ju i keni ditur; dhe ju keni kërkuar në zemrat tuaja dituri, që ju të mund të shpreheni përtej gjuhës së tij; këtë ju gjithashtu e dini.

6 Tani, kërkoni në Librin e Urdhërimeve, madje më të voglin që është mes tyre, dhe caktoni atë që është më i amençuri mes jush;

7 Ose, nëse ka mes jush që do të bëjnë një të ngjashëm me të, atëherë ju shfajësoheni që thoni se nuk e dini që ato janë të vërteta;

8 Por nëse nuk e bëni dot një të ngjashëm me të, ju jeni nën dënim, në qoftë se nuk ajepni dëshmi që ato janë të vërteta.

9 Sepse ju e dini se nuk ka padrejtësi në to dhe se ajo që është e adrejtë, vjen nga lart, nga Ati i bdritave.

10 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them se është privilegji juaj dhe një premtim ju jap juve që jeni shuguruar në këtë shërbesë, se për aq sa ju zhvisheni nga axhelozitë e bfrika dhe cpëruleni përpara meje, sepse nuk jeni të përulur sa duhet, dveli do të copëtohet dhe ju do të më eshihni mua e do të dini se unë jam—jo me mendjen e kontrolluar nga mishi, as me atë natyrore, por me shpirtëroren.

11 Sepse aaskush se ka parë Perëndinë ndonjëherë në mish, përveçse i nxitur nga Shpirti i Perëndisë.

12 As nuk mundet një anjeri i natyrshëm të durojë praninë e Perëndisë, as sipas mendjes së kontrolluar nga mishi.

13 Ju nuk jeni në gjendje ta duroni praninë e Perëndisë tani, as shërbesën e engjëjve; si rrjedhim, vazhdoni me adurim derisa të bpërsoseni.

14 Mendjet tuaja nuk duhet të kthehen pas; dhe kur të jeni të adenjë, në kohën time të caktuar, ju do të shihni e dini atë që u dha mbi ju nëpërmjet duarve të shërbëtorit tim Joseph Smith të Riut. Amen.