Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 19


Seksioni 19

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith-it, në Manchester, New York, mars 1830 (History of the Church, 1:72–74). Në historinë e tij, Profeti e paraqiti atë si “një urdhërim të Perëndisë, dhe jo të njeriut, për Martin Harris-in, të dhënë nga ai që është i përjetshëm” (History of the Church, 1:72).

1–3, Krishti ka gjithë fuqinë; 4–5, Gjithë njerëzit duhet të pendohen ose të vuajnë; 6–12, Ndëshkimi i përjetshëm është ndëshkimi i Perëndisë; 13–20, Krishti vuajti për të gjithë, që ata të mos vuajnë nëse pendohen; 21–28, Prediko ungjillin e pendimit; 29–41, Deklaro lajme të mira.

1 Unë jam aAlfa dhe Omega, bKrishti Zoti; po madje unë jam ai, fillimi dhe fundi, Shëlbuesi i botës.

2 Unë, pasi kam kryer dhe ambaruar vullnetin e atij të cilit i përkas, madje Atit, lidhur me mua—e kam bërë këtë që të mund t’ia bnënshtroj gjithçka vetes sime—

3 Duke ruajtur gjithë afuqinë, madje në bshkatërrimin e Satanit dhe punëve të tij në cfund të botës dhe ditën e fundit, të madhërishme të gjykimit, që unë do ta sjell mbi banorët e saj, duke dgjykuar çdo njeri sipas epunëve të tij dhe veprave që ai ka bërë.

4 Dhe sigurisht çdo njeri duhet të apendohet ose të bvuajë, sepse unë, Perëndia, jam i cpafundëm.

5 Si rrjedhim, unë nuk e ashfuqizoj gjykimin që do të sjell, por mallkime do të përhapen, vajtim, bkuje dhe kërcëllitje dhëmbësh, po, për ata që gjenden në të cmajtën time.

6 Megjithatë, anuk është shkruar që s’do të ketë fund të këtij mundimi, por është shkruar mundim i bpafundëm.

7 Përsëri, është shkruar dënim i apërjetshëm; si rrjedhim, ai është më i qartë se sa shkrimet e tjera të shenjta, që të mund të veprojë në zemrat e fëmijëve të njerëzve, tërësisht për lavdinë e emrit tim.

8 Si rrjedhim, unë do t’ua shpjegoj këtë mister, pasi është e përshtatshme për ju të dini, po ashtu si dhe apostujt e mi.

9 Unë ju flas juve që jeni zgjedhur lidhur me këtë gjë, sikur të ishit një, që të mund të hyni në aprehjen time.

10 Sepse, vini re, amisteri i perëndishmërisë, sa i madh është ai! Sepse, vini re, unë jam i pafundëm dhe ndëshkimi që është dhënë nga dora ime, është ndëshkim i pafundëm, sepse i bPafundëm është emri im. Prandaj—

11 Ndëshkim i apërjetshëm është ndëshkimi i Perëndisë.

12 Ndëshkim i pafundëm është ndëshkimi i Perëndisë.

13 Si rrjedhim, unë të urdhëroj të pendohesh dhe të zbatosh aurdhërimet që ke marrë nga dora e shërbëtorit tim Joseph Smith i Riu, në emrin tim;

14 Dhe është nëpërmjet fuqisë sime të plotfuqishme që ti i ke marrë ato;

15 Prandaj unë të urdhëroj të pendohesh—pendohu, përndryshe unë të godas me shufrën e gojës sime dhe me zemërimin tim, dhe me indinjatën time, dhe avuajtjet e tua do të jenë të ashpra—sa të ashpra ti s’e di, sa therëse ti s’e di, po, sa të vështira për t’u duruar ti s’e di.

16 Pasi vër re, unë, Perëndia, i kam avuajtur këto gjëra për të gjithë, që ata të mos bvuajnë nëse do të cpendohen;

17 Por nëse nuk do të pendohen, ata duhet të avuajnë po aq sa unë;

18 Vuajtje që më bëri mua, madje Perëndi, më i madhi i të gjithëve, të dridhem për shkak të dhembjes e të më dalë gjak nga çdo por dhe të vuaj si në trup e në shpirt—dhe të dëshiroj që të amos e pi kupën e hidhur e të mpakem—

19 Megjithatë, lavdi i qoftë Atit dhe unë mora pjesë e i ambarova përgatitjet e mia për fëmijët e njerëzve.

20 Si rrjedhim, unë të urdhëroj përsëri të pendohesh, përndryshe do të të përul me fuqinë time të plotfuqishme; dhe që ti të arrëfesh mëkatet e tua, përndryshe do t’i vuash këto ndëshkime për të cilat unë kam folur, të cilat në shkallën më të vogël, po, madje në shkallën më të paktë, i ke provuar në kohën që unë e largova Shpirtin tim.

21 Dhe unë të urdhëroj që ti të mos apredikosh asgjë përveç pendimit dhe që ti të bmos ia tregosh këto gjëra botës, deri sa të jetë urtësi për mua.

22 Sepse ata nuk mund ta adurojnë mishin tani, por bqumësht duhet të marrin; si rrjedhim, ata s’duhet t’i dinë këto gjëra, përndryshe do të shkatërrohen.

23 Mëso nga unë dhe dëgjoji fjalët e mia; aecbbutësinë e Shpirtit tim dhe ti do të kesh cpaqe në mua.

24 Unë jam aJezu Krishti; unë erdha prej vullnetit të Atit dhe bëj vullnetin e tij.

25 Dhe përsëri, unë të urdhëroj që të mos alakmosh bgruan e të afërmit tënd; as të mos kërkosh jetën e të afërmit tënd.

26 Dhe përsëri, unë të urdhëroj që ti s’duhet të lakmosh pronën tënde, por ta japësh atë lirisht për shtypjen e Librit të Mormonit, i cili përmban të avërtetën dhe fjalën e Perëndisë—

27 Që është fjala ime për aJohebrenjtë, që shpejt mund të shkojë tek bJudenjtë, prej të cilëve Lamanitët janë një cmbetje, që ata të mund ta besojnë ungjillin dhe të mos kërkojnë të vijë një dMesia i cili tashmë ka ardhur.

28 Dhe përsëri, unë të urdhëroj që ti duhet të alutesh bme zë, ashtu si dhe në zemrën tënde; po, përpara botës, ashtu si dhe në fshehtësi, në publik, ashtu si dhe në vetmi.

29 Dhe duhet të ashpallësh lajme të gëzueshme, po, shpalli ato mbi malet e mbi çdo vend të lartë dhe mes çdo populli që do të të lejohet ta shohësh.

30 Dhe ti duhet ta bësh atë gjithë përulësi, duke patur abesim tek unë, duke mos sharë ata që shajnë.

31 Dhe për adoktrina të vështira ti s’duhet të flasësh, por duhet të shpallësh pendim e bbesim në Shpëtimtarin dhe cheqje të mëkateve me anë të dpagëzimit e me anë të ezjarrit, po, madje të fFrymës së Shenjtë.

32 Vër re, ky është një aurdhërim i madh dhe i fundit që unë do të të jap lidhur me këtë çështje; sepse ky do të mjaftojë për ecjen tënde të përditshme, madje deri në fund të jetës tënde.

33 Dhe mjerim do të marrësh nëse nuk do t’i përfillësh këto akëshilla, po, madje shkatërrimin e vetes tënde dhe të pronës tënde.

34 aJep një pjesë të pronës tënde, po, madje pjesë të tokës tënde, dhe gjithçka përveç mbështetjes për familjen tënde.

35 Paguaj aborxhin që ke lidhur bkontratë me tipografin dhe çliroje veten nga crobëria.

36 aLër shtëpinë dhe strehën tënde, me përjashtim kur do të duash të shohësh familjen tënde;

37 Dhe afolu lirisht të gjithëve; po, prediko, këshillo, shpall të bvërtetën, madje me zë të lartë, me tinguj gëzimi, duke bërtitur—Hosana, hosana, bekuar qoftë emri i Zotit Perëndi!

38 aLutu gjithmonë e unë do të bderdh Shpirtin tim mbi ty dhe i madh do të jetë bekimi yt—po, madje më shumë se nëse ti do të fitoje thesare të tokës dhe korruptueshmëri në shtrirjen e tyre.

39 Vër re, a mund ta lexosh ti këtë pa u gëzuar dhe pa t’u gufuar zemra nga kënaqësia?

40 Apo a nuk mundesh të vazhdosh të vraposh si një udhërrëfyes i verbër?

41 Apo s’mund të jesh i apërulur e i butë dhe të sillesh me urtësi përpara meje? Po, beja tek unë, Shpëtimtari yt. Amen.