1 Nefi 22
    Footnotes

    Kapitulli 22

    Izraeli do të shpërndahet mbi gjithë faqen e dheut—Johebrenjtë do të kujdesen dhe do të ushqejnë Izraelin me ungjillin në ditët e fundit—Izraeli do të mblidhet dhe do të shpëtohet, dhe të ligjtë do të digjen si kashtë—Mbretëria e djallit do të shkatërrohet dhe Satani do të lidhet. Rreth 588–570 para K.

    1 Dhe tani ndodhi që pasi unë, Nefi, kisha lexuar këto gjëra që ishin gdhendur mbi afletët e tunxhit, vëllezërit e mi erdhën tek unë dhe më thanë: Ç’kuptim kanë këto gjëra që ke lexuar? Vër re, a duhet të kuptohen sipas gjërave që janë shpirtërore, që do të ndodhin sipas shpirtit dhe jo mishit?

    2 Dhe unë, Nefi, u thashë atyre: Vini re, ato iu ashfaqën profetit nëpërmjet zërit të bShpirtit; pasi nëpërmjet Shpirtit u bëhen të ditura cprofetëve të gjitha gjërat që do të vijnë mbi fëmijët e njerëzve sipas mishit.

    3 Kështu që, gjërat që kam lexuar, janë gjëra që u përkasin si gjërave atokësore ashtu dhe shpirtërore; pasi duket që shtëpia e Izraelit, herët ose vonë, do të bshpërndahet mbi të gjithë faqen e dheut dhe gjithashtu mes të gjitha kombeve.

    4 Dhe vini re, ka shumë që kanë humbur tanimë nga njohuria e atyre që janë në Jeruzalem. Po, pjesa më e madhe e të gjitha afiseve është blarguar; dhe ata janë shpërndarë poshtë e lart nëpër cishujt e detit; dhe se ku janë, askush prej nesh nuk e di, përveçse ne e dimë se i kanë larguar.

    5 Dhe, meqenëse i kanë larguar, këto gjëra u profetizuan në lidhje me ta dhe gjithashtu në lidhje me të gjithë ata që do të shpërndahen dhe do të ngatërrohen që tani e tutje, për shkak të të Shenjtit të Izraelit; pasi ata do të ngurtësojnë zemrat e tyre kundër tij; kështu që, ata do të shpërndahen mes të gjitha kombeve dhe do të aurrehen nga të gjithë njerëzit.

    6 Megjithatë, pasi aJohebrenjtëbkujdesen për ta dhe Zoti të ngrejë dorën mbi Johebrenjtë dhe t’i tregojë ata si shembull, dhe pasi cfëmijët e tyre të mbahen në krahët e tyre, dhe bijat e tyre të mbarten në supet e tyre, vini re, këto gjëra për të cilat janë folur janë tokësore; pasi të tilla ishin besëlidhjet e Zotit me etërit tanë; dhe kanë të bëjnë me ne në ditët që do të vijnë dhe gjithashtu me të gjithë vëllezërit tanë që janë nga shtëpia e Izraelit.

    7 Dhe do të thotë se koha do të vijë që, pasi e gjithë shtëpia e Izraelit të jetë shpërndarë dhe ngatërruar, Zoti Perëndi do të ngrejë një komb të fuqishëm mes aJohebrenjve, po, madje mbi faqen e kësaj toke; dhe nga ata fara jonë do të bshpërndahet.

    8 Dhe pasi fara jonë të jetë shpërndarë, Zoti Perëndi do të vazhdojë të bëjë një punë të amrekullueshme mes bJohebrenjve, që do të jetë me cvlerë të madhe për farën tonë; prandaj, është sikur të ushqehen nga Johebrenjtë dhe të mbahen në krahët e tyre dhe në supet e tyre.

    9 Dhe ajo do të jetë gjithashtu me avlerë për Johebrenjtë; dhe jo vetëm për Johebrenjtë, por bpër të gjithë cshtëpinë e Izraelit, duke ia bërë të njohura dbesëlidhjet e Atit të qiellit Abrahamit, duke thënë: Në efarën tënde do të fbekohen të gjitha fiset e tokës.

    10 Dhe unë do të doja, vëllezërit e mi, që ju të dini se të gjitha fiset e tokës nuk mund të jenë të bekuara, veçse në qoftë se ai do të azhveshë krahun në sytë e kombeve.

    11 Prandaj, Zoti Perëndi do të vazhdojë të zhveshë krahun e tij në sytë e të gjitha kombeve, duke përmbushur besëlidhjet e tij dhe ungjillin e tij tek ata që janë të shtëpisë së Izraelit.

    12 Prandaj, ai do t’i nxjerrë ata përsëri nga robëria dhe ata do të amblidhen së bashku në tokat e trashëgimit të tyre; dhe ata do të nxirren nga mugëtira dhe nga berrësira; dhe ata do të dinë se cZoti është dShpëtimtari i tyre dhe Shëlbuesi i tyre, i eFuqishmi i Izraelit.

    13 Dhe gjaku i asaj kishe të madhe dhe të aneveritshme, që është lavirja e të gjithë tokës, do të bjerë mbi kokat e tyre pasi ata do të bëjnë bluftë me njëri-tjetrin dhe shpata e cvetë duarve të tyre do të bjerë mbi kokat e tyre dhe ata do të dehen me gjakun e tyre.

    14 Dhe çdo akomb që do të luftojë kundër teje, O shtëpi e Izraelit, do të kthehet njëri kundër tjetrit dhe ato do të bbien në gropën që ato hapën për të futur në kurth popullin e Zotit. Dhe të gjithë që cluftojnë kundër Sionit do të shkatërrohen dhe ajo lavirja e madhe që ka shtrembëruar udhët e drejta të Zotit, po, ajo kisha e madhe dhe e neveritshme, do të shembet në dpluhur dhe e madhe do të jetë rënia e saj.

    15 Pasi, vini re, thotë profeti, koha vjen shpejt që Satani nuk do të ketë më fuqi mbi zemrat e fëmijëve të njerëzve; pasi dita vjen shpejt që të gjithë kryelartët dhe ata që bëjnë të liga do të jenë si akashta; dhe dita vjen që ata duhet të bdigjen.

    16 Pasi, koha vjen shpejt, që azemërimi i plotë i Perëndisë do të vërshojë mbi të gjithë fëmijët e njerëzve; pasi ai nuk do të lejojë që të ligjtë të shkatërrojnë të drejtët.

    17 Prandaj, ai do t’i aruajë b drejtët nëpërmjet fuqisë së tij, madje sikur të ndodhë që i gjithë zemërimi i tij duhet të vijë dhe të drejtët të ruhen, deri në shkatërrimin e armiqve të tyre me zjarr. Prandaj, të drejtët nuk duhet të kenë frikë; pasi kështu thotë profeti, ata do të shpëtohen edhe sikur të jetë nga zjarri.

    18 Vini re, vëllezërit e mi, unë ju them se këto gjëra duhen të vijnë së shpejti; po, madje, gjaku dhe zjarri dhe mjegulla e tymit duhet të vijnë; dhe është e nevojshme të jetë mbi faqen e kësaj toke; dhe kjo u vjen njerëzve sipas mishit, në qoftë se ata do të ngurtësojnë zemrat e tyre kundër të Shenjtit të Izraelit.

    19 Pasi vini re, të drejtët nuk do të vdesin; sepse koha do të vijë patjetër, që të gjithë ata që luftojnë kundër Sionit do të flaken.

    20 Dhe Zoti, me siguri, do të përgatitë një udhë për popullin e tij, në përmbushjen e fjalëve të Moisiut, që ai foli, duke thënë: Një aprofet do të ngrejë mes jush Zoti, Perëndia juaj, sikurse unë; atë do ta dëgjoni ju në të gjitha gjërat çfarëdo që ai do t’ju thotë. Dhe do të ndodhë që të gjithë ata që nuk do ta dëgjojnë atë profet, do të bbraktisen nga njerëzit.

    21 Dhe tani, unë, Nefi, ju shpall, se ky aprofet për të cilin Moisiu foli, ishte i Shenjti i Izraelit; prandaj ai do të ushtrojë bgjykim në drejtësi.

    22 Dhe të drejtët nuk duhet të kenë frikë, pasi ata janë ata që nuk do të ngatërrohen. Por është mbretëria e djallit, që do të ndërtohet mes fëmijëve të njerëzve, mbretëri e cila është themeluar mes atyre që janë në mish—

    23 Pasi koha shpejt do të vijë, që të gjitha akishat që janë ndërtuar për të marrë fitim dhe të gjitha ato që janë ndërtuar për të marrë pushtet mbi mishin dhe ato që janë ndërtuar që të bëhen të bnjohura në sytë e botës, dhe ato që kërkojnë kënaqësitë e mishit dhe gjërat e botës, dhe që bëjnë çdo lloj paudhësie; po, në fund, të gjitha ato që bëjnë pjesë në mbretërinë e djallit, janë ato që duhet të kenë frikë dhe të dridhen dhe të ctunden, ato janë ato që duhet të hidhen në pluhur, ato janë ato që duhet të ddigjen si kashtë; dhe kjo është sipas fjalëve të profetit.

    24 Dhe koha vjen shpejt që të drejtët do të çohen si aviça stalle dhe i Shenjti i Izraelit duhet të mbretërojë në sundim, me fuqi dhe pushtet dhe lavdi të madhe.

    25 Dhe ai ambledh fëmijët e tij nga të katër anët e tokës; dhe ai numëron delet e tij dhe ato e njohin atë; dhe do të ketë një vathë dhe një bbari; dhe ai do të ushqejë delet e tij dhe në të ato do të gjejnë ckullotë.

    26 Dhe për shkak të drejtësisë së popullit të tij, aSatani nuk ka pushtet; prandaj, ai nuk do të mund të lirohet për hapësirën e bshumë viteve; pasi ai nuk ka fuqi mbi zemrat e njerëzve, pasi ata jetojnë në drejtësi dhe i Shenjti i Izraelit cmbretëron.

    27 Dhe tani, vini re, unë, Nefi, ju them juve se të gjitha këto gjëra duhet të vijnë sipas mishit.

    28 Por, vini re, të gjitha kombet, fiset, gjuhët dhe njerëzit do të jetojnë në siguri me të Shenjtin e Izraelit, nëse ata do të apendohen.

    29 Dhe tani unë, Nefi, i jap fund; pasi unë nuk guxoj të flas më tej në lidhje me këto gjëra.

    30 Prandaj, vëllezërit e mi, unë do të doja që ju të merrni parasysh, që gjërat që janë shkruar në afletët prej tunxhi janë të vërteta; dhe ato dëshmojnë se një njeri duhet të jetë i bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë.

    31 Prandaj, ju nuk duhet të supozoni se unë dhe ati im jemi të vetmit që kemi dëshmuar dhe gjithashtu u kemi mësuar atyre këto gjëra. Prandaj, në qoftë se ju do të jeni të bindur ndaj aurdhërimeve dhe duroni deri në fund, ju do të shpëtoheni ditën e fundit. Dhe kështu është. Amen.