Jehova
    Footnotes
    Theme

    Jehova

    Emri i besëlidhjes ose emri i mirëfilltë i Perëndisë së Izraelit. Ai do të thotë “i përjetshmi Unë Jam” (Eks. 3:14; Gjo. 8:58). Jehovai është Jezu Krishti para jetës së vdekshme, i cili erdhi në tokë si bir i Maries (Mosia 3:8; 15:1; 3 Ne. 15:1–5). Zakonisht, kur fjala Zot shfaqet në Dhjatën e Vjetër, do të thotë Jehovai.

    Jehovai është Krishti

    Jehovai njihej nga profetët e lashtë (Eks. 6:3; Abr. 1:16). Apostulli Pal na mësoi se Krishti ishte Jehovai i Dhjatës së Vjetër (Eks. 17:6; 1 Kor. 10:1–4). Vëllai i Jaredit në Librin e Mormonit e pa Krishtin e jetës para lindjes dhe e adhuroi atë (Eth. 3:13–15). Moroni gjithashtu e quajti Krishtin Jehova (Moro. 10:34). Në tempullin e Kirtland-it, Joseph Smith-i dhe Oliver Cowdery panë Jehovain e ringjallur (DeB 110:3–4).