Përkthim i Joseph Smith-it (PJS)
    Footnotes

    Përkthim i Joseph Smith-it (PJS)

    Një rishikim ose përkthim i variantit të mbretit Jakob të Biblës në anglisht, të cilin profeti Joseph Smith e filloi në qershor të 1830-s. Ai u urdhërua nga Perëndia të bënte përkthimin dhe e pa atë si pjesë të thirrjes së tij si profet.

    Megjithëse Joseph-i e përfundoi shumicën e përkthimit deri në korrik 1833, ai vazhdoi, deri në vdekjen e tij më 1844, të bënte rregullime, ndërkohë që e përgatiste dorëshkrimin për botim. Edhe pse i botoi disa pjesë të përkthimit gjatë jetës së tij, është e mundshme që ai do të kishte bërë ndryshime shtesë, sikur të kishte jetuar për ta botuar të gjithë veprën. Kisha e Riorganizuar e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e botoi botimin e parë të përkthimit të frymëzuar të Joseph Smith-it në 1867. Ata kanë botuar disa botime që nga ajo kohë.

    Profeti mësoi shumë gjëra gjatë procesit të përkthimit. Disa seksione të Doktrina e Besëlidhje u morën për shkak të punës së tij të përkthimit (të tilla si DeB 76, 77, 91 dhe 132). Gjithashtu, Zoti i dha Joseph-it udhëzime të veçanta për përkthimin, të cilat u shënuan në Doktrina e Besëlidhje (DeB 37:1; 45:60–61; 76:15–18; 90:13; 91; 94:10; 104:58; 124:89). Libri i Moisiut dhe Joseph Smith—Mateu, tani të përfshira në Perlën me Vlerë të Madhe, u morën drejtpërsëdrejti nga Përkthimi i Joseph Smith-it.

    Përkthimi i Joseph Smith-it ka rivendosur disa nga gjërat e qarta dhe të çmuara që ishin humbur nga Bibla (1 Ne. 13). Megjithëse nuk është Bibla zyrtare e Kishës, ky përkthim ofron shumë ide interesante dhe është shumë i vlefshëm në kuptimin e Biblës. Ai është gjithashtu një dëshmi për thirrjen dhe shërbesën hyjnore të profetit Joseph Smith.