Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 132


Seksioni 132

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Nauvoo, Illinois, regjistruar më 12 korrik 1843, lidhur me besëlidhjen e re dhe të përjetshme, duke përfshirë përjetësinë e besëlidhjes së martesës dhe gjithashtu të paturin e shumë grave (History of the Church, 5:501–507). Megjithëse zbulesa u regjistrua në 1843-in, është e dukshme nga dokumentat historike që doktrinat dhe parimet e përfshira në këtë zbulesë ishin bërë të njohura nëpërmjet Profetit që në 1831-in.

1–6, Ekzaltimi fitohet nëpërmjet besëlidhjes së re dhe të përjetshme; 7–14, Termat dhe kushtet e asaj besëlidhjeje përcaktohen; 15–20, Martesa çelestiale dhe një vazhdimësi e njësisë familjare i bën njerëzit të aftë për t’u bërë perëndi; 21–25, Udha e ngushtë dhe e ngushtuar çon në jetë të përjetshme; 26–27, Jepet ligji lidhur me blasfeminë kundër Frymës së Shenjtë; 28–39, Premtime të rritjes dhe ekzaltimit të përjetshëm u bëhen profetëve dhe Shenjtorëve në të gjitha epokat; 40–47, Joseph Smith-it i jepet fuqi për të lidhur e vulosur në tokë dhe në qiell; 48–50, Zoti vulos mbi të ekzaltimin e tij; 51–57, Emma Smith-i këshillohet të jetë besnike dhe e vërtetë; 58–66, Ligje që qeverisin të paturit e shumë grave, përcaktohen.

1 Në të vërtetë, kështu të thotë Zoti ty, shërbëtori im Joseph, që për aq sa ti ke kërkuar nga dora ime të dish dhe të kuptosh në çfarë mënyre unë, Zoti, i shfajësova shërbëtorët e mi Abrahamin, Isakun e Jakobin, gjithashtu edhe Moisiun, Davidin e Solomonin, shërbëtorët e mi, përsa i përket parimit dhe doktrinës së të paturit prej tyre të shumë agrave dhe konkubinave—

2 Vini re dhe shihni, unë jam Zoti, Perëndia juaj, dhe do të të përgjigjem lidhur me këtë çështje.

3 Si rrjedhim, apërgatite zemrën tënde për të pranuar dhe për t’iu bindur udhëzimeve që jam gati të të jap; sepse të gjithë ata të cilëve u është zbuluar ky ligj, duhet t’i binden atij.

4 Sepse vini re, unë ju zbuloj një abesëlidhje të re e të përjetshme; dhe nëse nuk i bindeni asaj besëlidhjeje, atëherë jini ju të bmallkuar; sepse askush nuk mund ta cmohojë këtë besëlidhje dhe të lejohet të hyjë në lavdinë time.

5 Sepse të gjithë ata që dëshirojnë të kenë abekim nga dora ime, duhet t’i binden bligjit që u caktua për atë bekim dhe kushteve të tij, siç u ngritën që përpara krijimit të botës.

6 Dhe lidhur me abesëlidhjen e re dhe të përjetshme, ajo u krijua për plotësinë e blavdisë sime; dhe ai që e merr plotësinë e saj, duhet dhe do t’i bindet ligjit ose do të mallkohet, thotë Zoti Perëndi.

7 Dhe në të vërtetë unë ju them, që akushtet e këtij ligji janë këto: Gjithë besëlidhjet, marrëveshjet, kontratat, detyrimet, bbetimet, zotimet, kryerjet, lidhjet, shoqërimet ose shpresat, që nuk janë bërë dhe lidhur e cvulosur me anë të dShpirtit të Shenjtë të premtimit, prej atij që është i vajosur, si për kohën, ashtu edhe për gjithë përjetësinë, dhe për më të shenjtën, me anë të ezbulesës dhe të urdhërimit nëpërmjet të vajosurit tim, të cilin e kam caktuar në tokë për ta mbajtur këtë fuqi (dhe unë ia kam caktuar shërbëtorit tim Joseph ta mbajë këtë fuqi në ditët e fundit dhe kurrë nuk ka përveçse një njeri mbi tokë gjatë një kohe, mbi të cilin kjo fuqi dhe fçelësat e kësaj priftërie jepen), nuk kanë efektshmëri, virtyt dhe forcë në ringjalljen prej së vdekuri dhe pas saj; sepse të gjitha marrëveshjet që nuk bëhen për këtë qëllim, kanë një fund kur njerëzit vdesin.

8 Vini re, shtëpia ime është një shtëpi rregulli, thotë Zoti Perëndi, dhe jo një shtëpi rrëmuje.

9 A do ta pranoj unë një aofertë, thotë Zoti, që nuk bëhet në emrin tim?

10 Apo do të marr nga duart tuaja atë që nuk e kam acaktuar?

11 Dhe a do t’ju caktoj juve, thotë Zoti, përveçse me anë të ligjit, madje sikurse unë dhe Ati im ashuguruam, përpara se bota të ishte?

12 Unë jam Zoti, Perëndia juaj; dhe unë ju jap këtë urdhërim—që askush nuk do të avijë tek Ati, përveçse nëpërmjet meje ose nëpërmjet fjalës sime, që është ligji im, thotë Zoti.

13 Dhe gjithçka që është në botë, qoftë e shuguruar prej njerëzve, prej froneve ose principatave, ose fuqive, ose gjërave me famë, cilatdo të jenë ato, që nuk janë prej meje ose prej fjalës sime, thotë Zoti, do të shkatërrohet dhe anuk do të mbetet pasi të vdesin njerëzit, as në ringjallje dhe as pas saj, thotë Zoti, Perëndia juaj.

14 Sepse çfarëdo gjërash që mbeten, janë prej meje; dhe çfarëdo gjërash që nuk janë prej meje, do të tunden e do të shkatërrohen.

15 Si rrjedhim, në qoftë se një burrë amartohet me një grua në botë dhe ai nuk martohet me të as prej meje, as prej fjalës sime, dhe lidh besën me të për aq sa ai është në botë, dhe ajo me të, besëlidhja dhe martesa e tyre nuk kanë vlerë kur ata të vdesin dhe kur ata të jenë jashtë kësaj bote; si rrjedhim, ata nuk lidhen me anë të ndonjë ligji kur të jenë jashtë botës.

16 Si rrjedhim, kur të jenë jashtë botës, ata as nuk martohen, as nuk jepen në amartesë; por caktohen bengjëj në qiell, engjëj të cilët janë shërbëtorë shërbestarë, për të shërbyer për ata që janë të denjë për një peshë më të madhe dhe të pamasë e të përjetshme lavdie.

17 Sepse këta engjëj nuk iu bindën ligjit tim; si rrjedhim, ata nuk mund të lartësohen, por mbeten të veçuar dhe të vetëm, pa ekzaltim, në gjendjen e tyre të shpëtuar, për gjithë përjetësinë; dhe nga kjo kohë e tutje ata nuk janë perëndi, por janë engjëj të Perëndisë përherë e përgjithmonë.

18 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, në qoftë se një njeri martohet me një grua dhe bën besëlidhje me të për kohën dhe për gjithë përjetësinë, në qoftë se ajo besëlidhje nuk është prej meje apo prej fjalës sime, që është ligji im, dhe nuk vuloset me anë të Shpirtit të Shenjtë të premtimit, nëpërmjet atij që e kam vajosur dhe caktuar në këtë fuqi, atëherë nuk është e vlefshme as në fuqi, kur të jenë jashtë botës, sepse ata nuk bashkohen prej meje, thotë Zoti, as prej fjalës sime; kur ata të jenë jashtë kësaj bote, ajo nuk mund të pranohet atje, sepse engjëjt dhe perënditë caktohen atje, pranë të cilëve ata s’mund të kalojnë; ata nuk munden, si rrjedhim, të trashëgojnë lavdinë time; sepse shtëpia ime është një shtëpi rregulli, thotë Zoti Perëndi.

19 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, në qoftë se një burrë martohet me një grua prej fjalës sime, që është ligji im, dhe me anë të abesëlidhjes së re dhe të përjetshme dhe ajo iu bvuloset me anë të Shpirtit të Shenjtë të cpremtimit, prej atij që vajoset, të cilit ia kam dhënë këtë fuqi dhe dçelësat e kësaj priftërie; dhe do t’u thuhet atyre—Ju do të vini në ringjalljen e parë; dhe në qoftë se do të jetë pas ringjalljes së parë, në ringjalljen e mëpasshme; dhe do të trashëgoni efrone, mbretëri, principata dhe fuqi, sundime, të gjitha lartësitë dhe thellësitë—atëherë do të shkruhet në fLibrin e Jetës të Qengjit se ai nuk do të kryejë vrasje, me anë të së cilës të derdhë gjak të pafajshëm, dhe në qoftë se ju e duroni besëlidhjen time dhe nuk bëni asnjë vrasje me anë të së cilës të derdhni gjak të pafajshëm, do të bëhen për ta të gjitha gjërat, çfarëdo që shërbëtori im ka vënë mbi ta, në kohë dhe përmes gjithë përjetësisë; dhe do të jetë plotësisht e vlefshme kur ata të jenë jashtë botës; dhe ata do të kalojnë pranë engjëjve dhe perëndive, që vendosen atje, për gekzaltimin dhe lavdinë e tyre në të gjitha gjërat, siç janë vulosur mbi kokat e tyre, lavdi e cila do të jetë një plotësi dhe vazhdimësi e farës përherë e përgjithmonë.

20 Atëherë do të jenë ata perëndi, ngaqë nuk do të kenë fund; si rrjedhim, do të jenë ata nga përjetësia në përjetësi, ngaqë vazhdojnë; atëherë do të jenë ata mbi gjithçka, ngaqë të gjitha gjërat iu nënshtrohen atyre. Atëherë do të jenë ata aperëndi, ngaqë kanë bgjithë fuqinë dhe engjëjt do t’u nënshtrohen atyre.

21 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, në qoftë se nuk e duroni aligjin tim, ju nuk mund ta fitoni këtë lavdi.

22 Sepse e angushtuar është porta dhe e ngushtë është budha që çon në ekzaltim dhe vazhdimësi të cjetëve, dhe pak janë ata që e gjejnë atë, ngaqë as më pranoni mua në botë, as edhe nuk më njihni.

23 Por nëse më pranoni në botë, atëherë do të më njihni dhe do të merrni ekzaltimin tuaj; që atje aku jam unë, ju të jeni gjithashtu.

24 Kjo është ajeta e përjetshme—të njohësh të vetmin Perëndi të urtë e të vërtetë dhe Jezu Krishtin, të cilin ai e ka bdërguar. Unë jam ai. Pranojeni ju, pra, ligjin tim.

25 aE gjerë është porta dhe e hapur është udha që çon drejt bvdekjeve; dhe të shumtë janë ata që shkojnë atje, ngaqë nuk më cpranojnë mua as nuk e durojnë ligjin tim.

26 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, në qoftë se një burrë martohet me një grua sipas fjalës sime dhe vulosen me anë të aShpirtit të Shenjtë të premtimit, sipas caktimit tim, dhe ai ose ajo do të bëjnë ndonjë mëkat ose shkelje të besëlidhjes së re dhe të përjetshme, të çfarëdo lloji, dhe të gjitha mënyrat e blasfemisë dhe nëse nuk bbëjnë asnjë vrasje me anë të së cilës të derdhin gjak të pafajshëm, përsëri ata do të vijnë në ringjalljen e parë dhe do të hyjnë në ekzaltimin e tyre; por ata do të shkatërrohen në mish dhe do t’u cdorëzohen goditjeve të dSatanit deri në ditën e shëlbimit, thotë Zoti Perëndi.

27 aBlasfemia kundër Frymës së Shenjtë, e cila bnuk do të falet as në botë, as jashtë botës, është në atë që ju bëni vrasje, në të cilën derdhni gjak të pafajshëm, dhe e pranoni vdekjen time, pasi ta keni marrë besëlidhjen time të re dhe të përjetshme, thotë Zoti Perëndi; dhe ai që nuk e duron këtë ligj, nuk mund të hyjë në asnjë mënyrë në lavdinë time, por do të cmallkohet, thotë Zoti.

28 Unë jam Zoti, Perëndia yt, dhe do të të jap ligjin e Priftërisë sime të Shenjtë, siç u shugurua prej meje dhe Atit tim përpara se bota të ishte.

29 aAbrahami i pranoi të gjitha gjërat, çfarëdo që ai mori, me anë të zbulesës dhe urdhërimit, me anë të fjalës sime, thotë Zoti, dhe ka hyrë në ekzaltimin e tij dhe qëndron i ulur në fronin e tij.

30 Abrahami mori apremtime lidhur me farën e tij dhe me frytin e ijeve të tij—nga bijët e të cilit ti je, domethënë, shërbëtori im Joseph—të cilat do të vazhdonin për aq sa ata të ishin në tokë; dhe përsa i përket Abrahamit dhe farës së tij, jashtë botës, ata do të vazhdonin; si në botë dhe jashtë botës ata do të vazhdonin, po aq të panumërueshëm sa edhe cyjet; ose, nëse do të mund të numëroje rërën në bregdet, ata nuk mund t’i numëroje dot.

31 Ky premtim është i juaji gjithashtu, pasi ju jeni të aAbrahamit dhe premtimi iu bë Abrahamit; dhe me anë të këtij ligji është vazhdimësia e punëve të Atit tim, nëpërmjet të cilit ai përlëvdohet.

32 Shkoni ju, pra, dhe bëni aveprat e Abrahamit; hyni në ligjin tim dhe ju do të shpëtoheni.

33 Por nëse nuk hyni në ligjin tim, ju nuk mund ta merrni premtimin e Atit tim, që ai ia bëri Abrahamit.

34 Perëndia e aurdhëroi Abrahamin dhe bSara ia dha cHagarin Abrahamit për grua. Dhe përse e bëri ajo këtë? Sepse ky ishte ligji; dhe nga Hagari dolën shumë njerëz. Kjo, si rrjedhim, po përmbushte, mes të tjerave, premtimet.

35 A ishte Abrahami, si rrjedhim, nën dënim? Në të vërtetë unë ju them, Jo; sepse unë, Zoti, e aurdhërova atë.

36 Abrahami u aurdhërua të sakrifikonte birin e tij bIsakun; megjithëse ishte shkruar: “Mos cvrit.” Abrahami, megjithatë, pranoi dhe iu llogarit për ddrejtësi.

37 Abrahami mori akonkubina dhe ato i dhanë fëmijë; dhe ajo iu llogarit atij për drejtësi, sepse ato iu dhanë dhe ai e duroi ligjin tim; sikurse Isaku, ashtu dhe bJakobi nuk bënë asgjë tjetër, përveç asaj që u urdhëruan; dhe ngaqë nuk bënë asgjë tjetër përveç asaj që u urdhëruan, ata hynë në cekzaltimin e tyre, sipas premtimeve, dhe qëndrojnë të ulur në fronet e tyre e nuk janë engjëj, por janë perëndi.

38 aDavidi gjithashtu mori bshumë gra e konkubina dhe gjithashtu Salomoni dhe Moisiu, shërbëtorët e mi, sikurse edhe shumë të tjerë prej shërbëtorëve të mi, nga fillimi i krijimit e deri në këtë kohë; dhe ata nuk mëkatuan aspak, përveçse në ato gjëra që s’i morën prej meje.

39 Gratë dhe konkubinat e Davidit iu adhanë atij prej meje, nga dora e Nathanit, shërbëtorit tim, dhe të tjerë profetë që kishin bçelësat e kësaj fuqie; dhe në asnjë prej këtyre gjërave nuk mëkatoi ai kundër meje, përveçse në rastin e cUriahut dhe gruas së tij; dhe, si rrjedhim, ai ka rënë prej ekzaltimit të tij dhe e mori pjesën e tij; dhe ai nuk do t’i trashëgojë ato jashtë kësaj bote, sepse unë ia ddhashë ato një tjetri, thotë Zoti.

40 Unë jam Zoti, Perëndia yt, dhe unë të jap ty, shërbëtori im Joseph, një detyrë, dhe i arivendos të gjitha gjërat. Kërko çfarë të dëshirosh dhe do të të jepet sipas fjalës sime.

41 Dhe ngaqë ke pyetur lidhur me shkeljen e kurorës, në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them, nëse një burrë e merr një grua në besëlidhjen e re dhe të përjetshme dhe nëse ajo shkon me një burrë tjetër dhe unë nuk e kam caktuar për të me anë të vajosjes së shenjtë, ajo ka kryer shkelje të kurorës dhe do të shkatërrohet.

42 Në qoftë se ajo nuk është në besëlidhjen e re dhe të përjetshme dhe shkon me një burrë tjetër, ajo ka akryer shkelje të kurorës.

43 Dhe nëse burri i saj shkon me një grua tjetër dhe ishte nën abetim, ai e ka thyer betimin e tij dhe ka bërë shkelje të kurorës.

44 Dhe nëse ajo nuk ka kryer shkelje të kurorës, por është e pafajshme dhe nuk e ka shkelur betimin e saj dhe ajo e di atë, dhe unë ta zbuloj atë ty, shërbëtori im Joseph, atëherë ti do të kesh fuqi, me anë të fuqisë së Priftërisë sime të Shenjtë, ta marrësh atë dhe t’ia japësh atij që nuk ka kryer shkelje kurore, por ka qenë abesnik; sepse ai do të bëhet sundimtar mbi shumë gjëra.

45 Sepse unë të kam dhënë açelësat dhe fuqinë e priftërisë, me anë të së cilës i brivendos të gjitha gjërat dhe t’i bëj të njohura ty të gjitha gjërat në kohën e duhur.

46 Dhe në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them se çfarëdo që ti avulos në tokë, do të vuloset në qiell; dhe çfarëdo që ti lidh në tokë, në emrin tim dhe me anë të fjalës sime, thotë Zoti, do të jetë përjetësisht e lidhur në qiej; dhe mëkatet e kujtdo që ti i blargon në tokë, do të largohen përjetësisht në qiej; dhe mëkatet e kujtdo që ti i mban në tokë, do të mbahen në qiell.

47 Dhe përsëri, në të vërtetë unë them, këdo që ti do ta bekosh, unë do ta bekoj dhe këdo që ti do ta mallkosh, unë do ta amallkoj, thotë Zoti; sepse unë, Zoti, jam Perëndia yt.

48 Dhe përsëri, në të vërtetë unë të them ty, shërbëtori im Joseph, se çfarëdo që ti e jep në tokë dhe kujtdo që ia jep dikë në tokë, me anë të fjalës sime dhe në përputhje me ligjin tim, do të shoqërohet me bekime dhe jo me mallkime, dhe me fuqinë time, thotë Zoti, dhe do të jetë pa dënim në tokë dhe në qiell.

49 Sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj, dhe do të jem me ty madje deri në afund të botës dhe përmes gjithë përjetësisë; sepse me të vërtetë unë bvulos mbi ty cekzaltimin tënd dhe përgatis një fron për ty në mbretërinë e Atit tim, me Abrahamin, datin tënd.

50 Vër re, unë i kam parë asakrificat e tua dhe do t’i fal të gjitha mëkatet e tua; unë i kam parë sakrificat e tua për t’iu bindur asaj që të kam thënë. Shko, pra, dhe unë do të përgatis një udhë për shpëtimin tënd, sikurse bpranova ofrimin nga Abrahami të birit të tij, Isakut.

51 Në të vërtetë, unë të them: Një urdhërim i jap shërbyeses sime, Emma Smith-it, gruas tënde, të cilën unë ta kam dhënë, që ajo ta përmbajë veten dhe të mos e pranojë atë që të urdhërova t’ia japësh asaj; sepse unë e bëra atë, thotë Zoti, për t’ju provuar ju të gjithëve, sikurse bëra me Abrahamin, dhe që të mund të kërkoja një ofertë nga dora juaj, me anë të besëlidhjes dhe sakrificës.

52 Dhe shërbyesja ime, aEmma Smith-i, duhet t’i pranojë të gjitha ato që i janë dhënë shërbëtorit tim Joseph dhe të cilat janë të virtytshme e të pastra përpara meje; dhe ato që s’janë të pastra dhe kanë thënë se ishin të pastra, do të shkatërrohen, thotë Zoti Perëndi.

53 Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, dhe ju duhet t’i bindeni zërit tim; dhe unë i jap shërbëtorit tim Joseph që ai të bëhet sundimtar mbi shumë gjëra; sepse ka qenë abesnik në pak gjëra dhe që tani e tutje unë do ta forcoj atë.

54 Dhe unë e urdhëroj shërbyesen time, Emma Smith-in, të mbetet me shërbëtorin tim Joseph dhe të kapet pas tij dhe askujt tjetër. Por nëse nuk do t’i bindet këtij urdhërimi, ajo do të shkatërrohet, thotë Zoti; sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, dhe do ta shkatërroj atë, nëse nuk i bindet ligjit tim.

55 Por nëse ajo nuk i bindet këtij urdhërimi, atëherë shërbëtori im Joseph do të bëjë gjithçka për të, madje siç ka thënë; dhe unë do ta bekoj e do ta shumoj atë dhe do t’i jap atij anjëqindfish në këtë botë, etër dhe nëna, vëllezër dhe motra, shtëpi e ara, gra e fëmijë dhe kurora të jetëve të bpërjetshme në botët e përjetshme.

56 Dhe përsëri, në të vërtetë unë them, shërbyesja ime duhet t’ia afalë shërbëtorit tim Joseph shkeljet e tij; dhe atëherë ajo do të falet për shkeljet e saj, të cilat i ka bërë kundër meje; dhe unë, Zoti, Perëndia juaj, do ta bekoj atë e do ta shumoj atë dhe do ta bëj zemrën e saj të ngazëllehet.

57 Dhe përsëri, unë them, shërbëtori im Joseph nuk duhet ta lëshojë pronësinë e tij nga duart e tij, përndryshe një armik vjen dhe e shkatërron atë; sepse Satani akërkon të shkatërrojë; sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, dhe ai është shërbëtori im; dhe vini re e shihni, unë jam me të, siç isha me Abrahamin, atin tënd, madje deri në bekzaltimin dhe lavdinë e tij.

58 Tani, përsa i përket ligjit të apriftërisë, ka shumë gjëra që lidhen me të.

59 Në të vërtetë, në qoftë se një burrë thirret nga Ati im, sikurse u thirr aAaroni, me anë të vetë zërit tim dhe me anë të zërit të atij që më dërgoi, dhe unë e kam shuguruar atë me bçelësat e fuqisë së kësaj priftërie, në qoftë se bën gjithçka në emrin tim dhe në përputhje me ligjin tim dhe nëpërmjet fjalës sime, ai nuk do të bëjë mëkat dhe unë do ta shfajësoj.

60 Askush, pra, nuk duhet ta kritikojë shërbëtorin tim Joseph; sepse unë do ta shfajësoj atë; sepse ai do ta bëjë sakrificën që e kërkoj nga dora e tij për shkeljet e tij, thotë Zoti, Perëndia juaj.

61 Dhe përsëri, përsa i përket ligjit të priftërisë—në qoftë se një burrë martohet me një avirgjëreshë dhe dëshiron të martohet me bnjë tjetër, dhe e para ia jep pëlqimin e saj, dhe nëse ai martohet me të dytën dhe ato janë virgjëresha e nuk i janë betuar ndonjë tjetri, atëherë ai shfajësohet; ai nuk mund të bëjë shkelje të kurorës, sepse ato i jepen atij; sepse ai nuk mund të kryejë shkelje të kurorës me atë që i përket atij dhe askujt tjetër.

62 Dhe nëse atij i jepen dhjetë virgjëresha me anë të këtij ligji, ai nuk mund të kryejë shkelje të kurorës, sepse ato i përkasin atij dhe i jepen atij; si rrjedhim, ai shfajësohet.

63 Por, nëse ndonjë nga të dhjetë virgjëreshat, pasi martohet, do të shkojë me një burrë tjetër, ajo ka kryer shkelje kurore dhe do të shkatërrohet; sepse ato i jepen atij për t’u ashumuar dhe për të mbushur tokën, sipas urdhërimit tim, dhe për të përmbushur premtimin që u dha prej Atit tim përpara krijimit të botës dhe për ekzaltimin e tyre në botët e përjetshme, që ato të mund të lindin shpirtrat e njerëzve; sepse në këtë vazhdohet bvepra e Atit tim, që ai të mund të përlëvdohet.

64 Dhe përsëri, në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, në qoftë se një burrë që ka çelësat e kësaj fuqie, ka një grua dhe i mëson asaj ligjin e priftërisë sime, që lidhet me këto gjëra, atëherë ajo do të besojë e do t’i shërbejë atij ose do të shkatërrohet, thotë Zoti, Perëndia juaj; pasi unë do ta shkatërroj atë; sepse unë do ta lartësoj emrin tim mbi të gjithë ata që e pranojnë dhe i binden ligjit tim.

65 Si rrjedhim, do të jetë e ligjshme për mua, në qoftë se ajo nuk e pranon këtë ligj, që ai të marrë gjithçka që unë, Zoti, Perëndia i tij, do t’i jap, sepse ajo nuk e besoi atë dhe nuk i shërbeu atij sipas fjalës sime; dhe ajo atëherë bëhet shkelësja; dhe ai përjashtohet nga ligji i Sarës, e cila i shërbeu Abrahamit sipas ligjit, kur unë e urdhërova Abrahamin të merrte Hagarin për grua.

66 Dhe tani, përsa i përket këtij ligji, në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, unë do t’ju zbuloj më shumë, më pas; si rrjedhim, kjo duhet të mjaftojë për të tashmen. Vini re, unë jam Alfa dhe Omega. Amen.