Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 48


Seksioni 48

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, mars 1831 (History of the Church, 1:166–167). Profeti i kishte kërkuar Zotit lidhur me mënyrën e procedurës për blerjen e tokave për vendosjen e Shenjtorëve. Kjo ishte një çështje e rëndësishme për shkak të migrimit të anëtarëve të Kishës nga pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara, për t’iu bindur urdhërit të Zotit që ata duhet të mblidhen në Ohio (shih seksionet 37:1–3; 45:64).

1–3, Shenjtorët në Ohio duhet t’i ndajnë tokat e tyre me vëllezërit e tyre; 4–6, Shenjtorët duhet të blejnë toka, të ndërtojnë një qytet dhe të ndjekin këshillën e udhëheqësve të tyre kryesues.

1 Është e nevojshme që ju të mbeteni në këtë kohë të sotme në vendet tuaja të banimit, siç do të jetë e përshtatshme për kushtet tuaja.

2 Dhe derisa të keni toka, ju duhet t’u ajepni vëllezërve nga lindja;

3 Dhe sa herë që nuk keni toka, i lini ata të blejnë për kohën e sotme në ato krahina përreth, siç ju duket mirë atyre, sepse është shumë e nevojshme që ata të kenë vende për të jetuar për të tashmen.

4 Është shumë e nevojshme që ju t’i kurseni gjithë paratë që mundeni dhe që ju ta fitoni gjithçka mundeni me drejtësi, që me kohë të mund të jeni në gjendje të ablini tokë për një trashëgim, bmadje qytetin.

5 Vendi nuk do të zbulohet ende; por, pasi vëllezërit tuaj të vijnë nga lindja, duhet të ketë disa anjerëz të caktuar dhe atyre do t’u jepet të bdinë vendin ose atyre do t’u zbulohet ai.

6 Dhe ata duhet të caktohen për të blerë tokat dhe për të shënuar një fillim të ngritjes së themelit të aqytetit; dhe atëherë do të filloni të mblidheni me familjet tuaja, kushdo sipas bfamiljes së tij, sipas rrethanave të tij dhe siç i caktohet atij nga presidencia dhe peshkopi i kishës, sipas ligjeve dhe urdhërimeve që keni marrë e që më pas do të merrni. Madje kështu. Amen.