Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 97


Seksioni 97

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 2 gusht 1833 (History of the Church, 1:400–402). Kjo zbulesë ka të bëjë kryesisht me punët e Shenjtorëve në Sion, konteja Jackson, Missouri, në përgjigje të kërkesës së Profetit drejtuar Zotit për informacion. Anëtarët e Kishës në Missouri i ishin nënshtruar në këtë kohë përndjekjes së rëndë dhe më 23 korrik 1833 ishin detyruar të nënshkruanin një marrëveshje për t’u larguar nga konteja Jackson.

1–2, Shumë prej Shenjtorëve në Sion (konteja Jackson, Missouri) bekohen për besnikërinë e tyre; 3–5, Parley P. Pratt përgëzohet për punët e tij në shkollën në Sion; 6–9, Ata që i mbajnë besëlidhjet e tyre, pranohen nga Zoti; 10–17, Një shtëpi duhet të ndërtohet në Sion, në të cilën të kulluarit në zemër do të shohin Perëndinë; 18–21, Sioni është të kulluarit në zemër; 22–28, Sioni do t’i shpëtojë ndëshkimit të Zotit, në qoftë se ai është besnik.

1 Në të vërtetë unë ju them juve, miqve të mi, unë ju flas me zërin tim, madje me zërin e Shpirtit, që të mund t’ju tregoj vullnetin tim lidhur me vëllezërit tuaj në tokën e aSionit, shumë prej të cilëve janë me të vërtetë të përulur dhe kërkojnë me zell të mësojnë urtësi dhe të gjejnë të vërtetën.

2 Në të vërtetë, në të vërtetë unë ju them, bekuar qofshin ata, sepse ata do të marrin; sepse unë, Zoti, tregoj mëshirë për gjithë azemërbutët dhe për të gjithë ata që unë dëshiroj, që të mund të shfajësohem kur t’i sjell ata tek gjykimi.

3 Vini re, unë ju them, lidhur me ashkollën në Sion, unë, Zoti, jam mjaft i kënaqur që do të ketë një shkollë në Sion dhe gjithashtu me shërbëtorin tim bParley P. Pratt, sepse ai qëndron në mua.

4 Dhe për aq sa ai vazhdon të qëndrojë në mua, ai do të vazhdojë të kryesojë shkollën në tokën e Sionit, derisa unë t’i jap atij urdhërime të tjera.

5 Dhe unë do ta bekoj atë me shumëllojshmëri bekimesh, në shpjegimin e gjithë shkrimeve të shenjta dhe mistereve të ngritjes së shkollës dhe të kishës në Sion.

6 Dhe pjesës që mbetet të shkollës, unë, Zoti, jam i gatshëm t’i tregoj mëshirë; megjithatë, ka nga ata që duhet të andëshkohen, dhe veprat e tyre do të bëhen të njohura.

7 aSëpata shtrihet tek rrënja e pemës; dhe çdo pemë që nuk sjell bfryte të mira, do të pritet dhe do të flaket në zjarr. Unë, Zoti, e kam thënë atë.

8 Në të vërtetë unë ju them, të gjithë mes atyre që e dinë se azemrat e tyre janë të bpastra e të thyera dhe shpirtrat e tyre të penduar, dhe janë të cgatshëm t’i ruajnë besëlidhjet e tyre me anë të dsakrificës—po, çdo sakrificë që unë, Zoti, do të urdhëroj—ata epranohen nga unë.

9 Sepse unë, Zoti, do t’i bëj ata të lulëzojnë si një pemë shumë frytdhënëse, e cila mbillet në një tokë të mirë, pranë një rrëkeje të pastër, e cila prodhon shumë fruta të çmuar.

10 Në të vërtetë unë ju them se është vullneti im që një ashtëpi duhet të më ndërtohet në tokën e Sionit, sipas bmodelit që ju kam dhënë.

11 Po, ajo duhet të ndërtohet me të shpejtë, nëpërmjet së dhjetës së popullit tim.

12 Vini re, kjo është e adhjeta dhe sakrifica që unë, Zoti, kërkoj nga duart e tyre, që të mund të më ndërtohet një bshtëpi për shpëtimin në Sion—

13 Për një vend për afalënderim për gjithë shenjtorët dhe një vend për udhëzim për të gjithë ata që nuk thirren për veprën e shërbesës, në gjithë thirrjet dhe detyrat e tyre të ndryshme;

14 Që ata të mund të përsosen në të akuptuarin e shërbesës së tyre, në teori, në parim dhe në doktrinë, në të gjitha gjërat që çojnë në bmbretërinë e Perëndisë mbi tokë, mbretëri, cçelësat e së cilës ju janë dhënë juve.

15 Dhe për aq sa njerëzit e mi më ndërtojnë një shtëpi mua në emër të Zotit dhe nuk lejojnë gjëra të apapastra të hyjnë në të, që ajo të mos ndotet, blavdia ime do të pushojë në të;

16 Po, dhe aprania ime do të jetë atje, sepse unë do të hyj në të, dhe gjithë të bkulluarit në zemër që do të hyjnë në të, do ta shohin Perëndinë.

17 Por, në qoftë se ndotet, unë nuk do të hyj në të dhe lavdia ime nuk do të jetë atje; sepse unë nuk do të hyj në tempuj jo të shenjtë.

18 Dhe tani, vini re, në qoftë se Sioni i bën këto gjëra, ai do të apërparojë dhe do të përhapet e bëhet shumë i lavdishëm, shumë i madh dhe shumë i tmerrshëm.

19 Dhe akombet e tokës do ta nderojnë atë dhe do të thonë: Sigurisht bSioni është qyteti i Perëndisë tonë dhe sigurisht Sioni nuk mund të bjerë as nuk mund të lëvizet nga vendi i tij, sepse Perëndia është atje dhe dora e Zotit është atje;

20 Dhe ai është betuar me anë të pushtetit të fuqisë së tij të jetë shpëtimi i tij dhe akulla e tij e lartë.

21 Si rrjedhim, në të vërtetë, kështu thotë Zoti, Sioni duhet të gëzohet, sepse ky është aSionitë kulluarit në zemër; si rrjedhim, Sioni duhet të gëzohet, ndërsa gjithë të ligjtë do të vajtojnë.

22 Sepse, vini re dhe shihni, ahakmarrja vjen me të shpejtë mbi të paperëndishmit sikurse furtuna; dhe kush do t’i shpëtojë asaj?

23 aNdëshkimi i Zotit do të kalojë pranë, gjatë natës e gjatë ditës, dhe rrëfimi i tij do t’i shqetësojë gjithë njerëzit; po, ai nuk do të ndalet derisa Zoti të vijë;

24 Sepse indinjata e Zotit ndizet kundër neverive të tyre dhe gjithë veprave të tyre të liga.

25 Megjithatë, Sioni do të ashpëtojë, në qoftë se ai do të kujdeset të bëjë gjithçka që unë e kam urdhëruar.

26 Por në qoftë se ai nuk kujdeset të bëjë atë që e kam urdhëruar, unë do ta avizitoj atë sipas të gjitha veprave të tij, me bmundim të madh, me murtajë, me plagë, me shpatë, me chakmarrje, me zjarr dpërvëlues.

27 Megjithatë, duhet të lexohet vetëm këtë herë për veshët e tij, se unë, Zoti, e kam pranuar ofertën e tij; dhe në qoftë se ai nuk bën më mëkat, aasnjë nga këto gjëra nuk do t’i ndodhin atij;

28 Dhe unë do ta abekoj atë me bekime dhe do të shumoj një shumëllojshmëri bekimesh mbi të dhe mbi brezat e tij, përherë e përgjithmonë, thotë Zoti, Perëndia juaj. Amen.