Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 87


Seksioni 87

Zbulesë dhe profeci lidhur me luftën, dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, më 25 dhjetor 1832 (History of the Church, 1:301–302). Ky seksion u mor në një kohë kur vëllezërit po mendonin dhe arsyetonin rreth skllavërisë afrikane në kontinentin amerikan dhe rreth skllavërisë së fëmijëve të njerëzve kudo në botë.

1–4, Luftë parashikohet midis Shteteve Veriore dhe Shteteve Jugore; 5–8, Fatkeqësi të mëdha do të bien mbi gjithë banorët e tokës.

1 Në të vërtetë, kështu thotë Zoti lidhur me luftërat që shpejt do të ndodhin, duke filluar me kryengritjen e aKarolinës së Jugut, e cila më pas do të përfundojë në vdekje e mjerim për shumë shpirtra;

2 Dhe koha do të vijë që alufta do të derdhet mbi gjithë kombet, duke filluar nga ky vend.

3 Sepse, vini re, Shtetet Jugore do të ndahen kundër Shteteve Veriore dhe Shtetet Jugore do t’u bëjnë thirrje kombeve të tjera, madje kombit të Britanisë së Madhe, siç njihet, dhe ata gjithashtu do t’u bëjnë thirrje kombeve të tjera, për ta mbrojtur vetveten nga shtetet e tjera; dhe atëherë alufta do të derdhet mbi gjithë kombet.

4 Dhe do të ndodhë që, pas shumë ditësh, askllevërit do të ngrihen kundër zotërinjve të tyre, të cilët do të organizohen dhe përgatiten për luftë.

5 Dhe do të ndodhë gjithashtu që ata që kanë mbetur në tokë, do të organizohen vetë dhe do të bëhen tepër të egër e do t’i shqetësojnë Johebrenjtë me një shqetësim të madh.

6 Dhe kështu, me shpatën dhe me anë të gjakderdhjes, banorët e tokës do të avajtojnë; dhe me buri dhe plagë, dhe tërmet, dhe bubullimën nga qielli, dhe vetëtimën e shpejtë dhe të fuqishme gjithashtu, banorët e tokës do të bëhen të ndiejnë zemërimin e indinjatën dhe dorën cndëshkuese të një Perëndie të Plotfuqishëm, derisa shkatërrimi i shpallur t’i ketë dasgjësuar tërë kombet;

7 Me qëllim që e thirrura e shenjtorëve dhe e agjakut të shenjtorëve të pushojë së ardhuri në veshët e Zotit të bSabaothit, nga toka, për t’u hakmarrë ndaj armiqve të tyre.

8 Prandaj, aqëndroni në vende të shenjta dhe mos lëvizni, derisa dita e Zotit të vijë; sepse, vini re, ajo vjen bshpejt, thotë Zoti. Amen.