Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 53


Seksioni 53

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Algernon Sidney Gilbert-it, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:179–180). Me kërkesën e Sidney Gilbert-it, Profeti i kërkoi Zotit lidhur me punën dhe detyrën e vëllait Gilbert në Kishë.

1–3, Thirrja dhe zgjedhja e Sidney Gilbert-it në Kishë është të shugurohet një plak; 4–7, Ai gjithashtu duhet të shërbejë si përfaqësues i peshkopit.

1 Vër re, unë të them ty, shërbëtorit tim Sidney Gilbert, që i kam dëgjuar lutjet e tua; dhe ti më je lutur që të të mund të bëhet e ditur nga Zoti, Perëndia yt, lidhur me thirrjen dhe azgjedhjen tënde në kishën, të cilën unë, Zoti, e kam ngritur në këto ditë të fundit.

2 Vër re, unë, Zoti, që u akryqëzua për mëkatet e botës, të jap ty një urdhërim që ti do ta bbraktisësh botën.

3 Merr mbi vete shugurimin tim, madje atë të një plaku, për të predikuar besim e pendim dhe aheqje të mëkateve, sipas fjalës sime, dhe marrjen e Shpirtit të Shenjtë me anë të vënies së bduarve;

4 Dhe gjithashtu për të qenë një apërfaqësues i kësaj kishe në vendin që do të caktohet nga peshkopi, sipas urdhërimeve që do të jepen më pas.

5 Dhe përsëri, në të vërtetë unë të them, ti duhet ta nisësh udhëtimin tënd me shërbëtorët e mi Joseph Smith të Riun dhe Sidney Rigdon-in.

6 Vër re, këto janë ordinancat e para që do të marrësh; dhe pjesa e mbetur do të bëhet e ditur në një kohë që do të vijë, sipas punës tënde në vreshtin tim.

7 Dhe përsëri, unë dëshiroj që ti duhet t’u mësosh se shpëtohet vetëm ai që aduron deri në fund. Madje kështu. Amen.