Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 75


Seksioni 75

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Amherst, Ohio, më 25 janar 1832 (History of the Church, 1:242–245). Rasti ishte ai i një konference të caktuar më parë. Në këtë konferencë Joseph Smith-i u mbështet dhe u shugurua Presidenti i Priftërisë së Lartë. Disa pleq, të cilët kishin hasur vështirësi t’i bënin njerëzit të kuptonin mesazhin e tyre, dëshironin të mësonin më me hollësi lidhur me detyrat e tyre të menjëhershme. Kjo zbulesë pasoi.

1–5, Pleqtë besnikë që predikojnë ungjillin, do të fitojnë jetë të përjetshme; 6–12, Lutuni për të marrë Ngushëlluesin, që ju mëson gjithçka; 13–22, Pleqtë do të ulen në gjykimin e atyre që e mohojnë mesazhin e tyre; 23–36, Familjet e misionarëve duhet të marrin ndihmë nga Kisha.

1 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, unë që flas madje me anë të azërit të Shpirtit tim, madje bAlfa dhe Omega, Zoti juaj dhe Perëndia juaj—

2 Vini vesh, O ju që i keni dhënë emrat tuaj që të shkoni për të shpallur ungjillin tim dhe për të akrasitur bvreshtin tim.

3 Vini re, unë ju them se është vullneti im që ju duhet të shkoni dhe të mos qëndroni, as mos jini adembelë, por të punoni me fuqi—

4 Duke i ngritur zërat tuaj si me tingullin e një borie, duke ashpallurbvërtetën sipas zbulesave dhe urdhërimeve që unë ju kam dhënë.

5 Dhe kështu, nëse jeni besnikë, ju do të ngarkoheni me shumë aduaj dhe do të bkurorëzoheni me cnder dhe dlavdi, dhe epavdekësi, dhe fjetë të përjetshme.

6 Si rrjedhim, në të vërtetë unë i them shërbëtorit tim William E. McLellin, unë e atërheq misionin që i dhashë atij për të shkuar në pjesët lindore;

7 Dhe unë i jap atij një mision të ri dhe një urdhërim të ri, në të cilin unë, Zoti, e andëshkoj rëndë atë për bmërmëritjen e zemrës së tij;

8 Dhe ai mëkatoi; megjithatë, unë e fal dhe i them atij përsëri, Shko ti në pjesët jugore.

9 Dhe shërbëtori im Luke Johnson duhet të shkojë me të dhe të shpallin gjërat që unë i kam urdhëruar ata—

10 Dhe thirrur në emër të Zotit për aNgushëlluesin që do t’u mësojë gjithë gjërat që janë të domosdoshme për ta—

11 aDuke u lutur gjithmonë që ata të mos lodhen; dhe për aq sa e bëjnë këtë, unë do të jem me ta madje deri në mbarim.

12 Vini re, ky është vullneti i Zotit, Perëndisë suaj, lidhur me ju. Madje kështu. Amen.

13 Dhe përsëri, në të vërtetë kështu thotë Zoti, shërbëtori im aOrson Hyde dhe shërbëtori im bSamuel H. Smith duhet ta nisin udhëtimin e tyre për në pjesët lindore dhe të shpallin gjërat që unë i kam urdhëruar; dhe për aq sa janë besnikë, ja, unë do të jem cme ta madje deri në mbarim.

14 Dhe përsëri, në të vërtetë unë i them shërbëtorit tim Lyman Johnson dhe shërbëtorit tim aOrson Pratt, ata duhet ta nisin udhëtimin e tyre për në pjesët lindore; dhe vini re e shihni, unë jam me ta gjithashtu, madje deri në mbarim.

15 Dhe përsëri, unë i them shërbëtorit tim Asa Dodds dhe shërbëtorit tim Calves Wilson se ata gjithashtu duhet ta nisin udhëtimin e tyre për në pjesët perëndimore dhe të shpallin ungjillin tim, madje siç i kam urdhëruar.

16 Dhe ai që është besnik, do të mposhtë gjithçka dhe do të angrihet në ditën e fundit.

17 Dhe përsëri, unë i them shërbëtorit tim Major N. Ashley dhe shërbëtorit tim Burr Riggs, ata duhet ta nisin udhëtimin e tyre gjithashtu për në pjesët jugore.

18 Po, të gjithë ata duhet ta nisin udhëtimin e tyre, siç i kam urdhëruar, duke shkuar nga shtëpia në shtëpi dhe nga fshati në fshat, dhe nga qyteti në qytet.

19 Dhe në çfarëdo shtëpi të hyni dhe ju pranojnë, lini bekimin tuaj mbi atë shtëpi.

20 Dhe në çfarëdo shtëpi të hyni dhe nuk ju pranojnë, duhet të largoheni me të shpejtë nga ajo shtëpi dhe ta ashkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre.

21 Dhe ju do të mbusheni me agëzim e kënaqësi; dhe dini këtë, që në ditën e gjykimit ju do të jeni bgjykatës të asaj shtëpie dhe do t’i ndëshkoni ata;

22 Dhe do të jetë më e tolerueshme për paganët në ditën e gjykimit, sesa për atë shtëpi; si rrjedhim, angjishini ijët tuaja e jini besnikë dhe ju do të mposhtni gjithçka e do të ngriheni në ditën e fundit. Madje kështu. Amen.

23 Dhe përsëri, kështu ju thotë Zoti, O ju pleqve të kishës sime, që i keni dhënë emrat tuaj që të mund të dini vullnetin e tij lidhur me ju—

24 Vini re, unë ju them se është detyra e kishës të ndihmojnë në mbështetjen e familjeve të atyre dhe gjithashtu të mbështesin familjet e atyre që thirren dhe duhet të dërgohen nëpër botë për t’i shpallur ungjillin botës.

25 Prandaj unë, Zoti, ju jap këtë urdhërim, që ju të gjeni vende për familjet tuaja, për aq sa vëllezërit tuaj janë të gatshëm t’i hapin zemrat e tyre.

26 Dhe të gjithë ata që mund të fitojnë vende për familjet e tyre dhe mbështetje nga kisha për ta, nuk duhet të dështojnë për të shkuar në botë, qoftë në lindje apo në perëndim, apo në veri, apo në jug.

27 Ata duhet të kërkojnë e do të marrin, të trokasin e do t’iu çelet dhe do t’iu bëhet e ditur nga lart, madje nga aNgushëlluesi, se ku do të shkojnë.

28 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them se çdo burrë që është i detyruar të asigurojë për bfamiljen e tij, duhet të sigurojë dhe në asnjë mënyrë nuk do ta humbasë kurorën e tij; dhe ai duhet të punojë në kishë.

29 Çdo njeri duhet të jetë i azellshëm në gjithçka. Dhe bdembeli nuk do të ketë vend në kishë, në qoftë se nuk pendohet dhe nuk i korrigjon mënyrat e tij.

30 Si rrjedhim, shërbëtori im Simeon Carter dhe shërbëtori im Emer Harris duhet të bashkohen në shërbesë;

31 Dhe gjithashtu shërbëtori im Ezra Thayre dhe shërbëtori im aThomas B. Marsh;

32 Dhe gjithashtu shërbëtori im Hyrum Smith dhe shërbëtori im Reynolds Cahoon;

33 Dhe gjithashtu shërbëtori im Daniel Stanton dhe shërbëtori im Seymour Brunson;

34 Dhe gjithashtu shërbëtori im Sylvester Smith dhe shërbëtori im Gideon Carter;

35 Dhe gjithashtu shërbëtori im Ruggles Eames dhe shërbëtori im Stephen Burnett;

36 Dhe gjithashtu shërbëtori im Micah B. Welton dhe shërbëtori im Eden Smith. Madje kështu. Amen.