Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 88


Seksioni 88

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 27 dhjetor 1832 (History of the Church, 1:302–312). Ajo u skicua nga Profeti si “gjethja e ullirit … e këputur nga Pema e Parajsës, mesazhi i paqes i Zotit për ne” (History of the Church, 1:316). Mësohet nga dokumenta historikë se pjesë të kësaj zbulese u morën më 27 dhe 28 dhjetor 1832 dhe më 3 janar 1833.

1–5, Shenjtorët besnikë marrin atë Ngushëllues i cili është premtimi i jetës së përjetshme; 6–13, Gjithë gjërat kontrollohen dhe qeverisen nga Drita e Krishtit; 14–16, Ringjallja vjen nëpërmjet Shëlbimit; 17–31, Bindja ndaj ligjit çelestial, terrestrial ose telestial i përgatit njerëzit për mbretëritë dhe lavditë e tyre përkatëse; 32–35, Ata që dëshirojnë të qëndrojnë në mëkat, vazhdojnë të mbeten të fëlliqur; 36–41, Të gjitha mbretëritë qeverisen me anë të ligjit; 42–45, Perëndia ka dhënë një ligj për gjithçka; 46–50, Njeriu do ta kuptojë edhe Perëndinë; 51–61, Shëmbëlltyra e njeriut që i dërgon shërbëtorët në fushë dhe i viziton ata me radhë; 62–73, Afrohuni pranë Zotit dhe ju do ta shihni fytyrën e tij; 74–80, Shenjtëroni veten tuaj dhe i mësoni njëri-tjetrit doktrinat e mbretërisë; 81–85, Cilido që është paralajmëruar, duhet të paralajmërojë të afërmin e tij; 86–94, Shenjat, trazirat e elementëve dhe engjëjt përgatisin udhën për ardhjen e Zotit; 95–102, Boritë engjëllore u bëjnë thirrje të vdekurve sipas rendit të tyre; 103–116, Boritë engjëllore shpallin rivendosjen e ungjillit, rënien e Babilonisë dhe betejën e Perëndisë së madhërishëm; 117–126, Kërkoni të mësoni, ngrini një shtëpi të Perëndisë (një tempull) dhe vishuni me lidhjen e dashurisë hyjnore; 127–141, Organizimi i Shkollës së Profetëve paraqitet, duke përfshirë ordinancën e larjes së këmbëve.

1 Në të vërtetë, kështu ju thotë Zoti juve që jeni mbledhur së bashku për të marrë vullnetin e tij lidhur me ju:

2 Vini re, kjo është e kënaqshme për zotin tuaj dhe engjëjt agëzohen për ju; blëmoshat e lutjeve tuaja kanë ardhur në veshët e Zotit të cSabaothit dhe janë shënuar në dlibrin e emrave të të shenjtëruarve, madje të atyre të botës çelestiale.

3 Si rrjedhim, unë ju dërgoj juve tani një tjetër aNgushëllues, madje mbi ju miqtë e mi, që ai të mund të banojë në zemrat tuaja, madje bShpirtin e Shenjtë të premtimit; Ngushëllues tjetër i cili është po ai që ua premtova dishepujve të mi, siç shënohet në dëshminë e Gjonit.

4 Ky Ngushëllues është premtimi i jetës së apërjetshme, që unë ju jap juve, madje i blavdisë së mbretërisë çelestiale;

5 Lavdi e cila është ajo e kishës së të aParëlindurit, madje e Perëndisë, më të shenjtit të të gjithëve, nëpërmjet Jezu Krishtit, Birit të tij—

6 aAi që u ngjit lart, sikurse ai bzbriti nën gjithçka, në atë që ai i ckupton të gjitha gjërat, që ai mund të jetë në të gjitha dhe përmes të gjitha gjërave, ddrita e së vërtetës;

7 E vërtetë e cila shkëlqen. Kjo është adrita e Krishtit. Po ashtu siç është ai në diellin dhe në dritën e diellit dhe në fuqinë e tij, me anë të së cilës ai u b.

8 Po ashtu siç është ai në hënën dhe është drita e hënës dhe fuqia e saj, me anë të së cilës ajo u bë;

9 Po ashtu si drita e yjeve dhe fuqia e tyre, me anë të së cilës ata u bënë;

10 Dhe toka gjithashtu dhe fuqia e saj, madje toka mbi të cilën ju aqëndroni.

11 Dhe drita që shkëlqen, që ju jep dritë, është prej atij që i ndriçon sytë tuaj, që është e njëjta dritë që e përshpejton të akuptuarin tuaj;

12 aDritë e cila vjen nga prania e Perëndisë për të bmbushur pafundësinë e hapësirës—

13 Dritë e cila është në agjithçka, që i jep bjetë gjithçkaje, që është cligji me anë të të cilit gjithë gjërat qeverisen, madje fuqia e Perëndisë që qëndron i ulur në fronin e tij, i cili është në kraharor të përjetësisë, i cili është në mes të gjithçkaje.

14 Tani, në të vërtetë unë ju them se nëpërmjet ashlyerjes që bëhet për ju, sillet ringjallja e të vdekurve.

15 Dhe afryma e btrupi janë cshpirti i njeriut.

16 Dhe aringjallja e të vdekurve është shëlbimi i shpirtit.

17 Dhe shëlbimi i shpirtit është nëpërmjet tij, që gjallëron gjithçka, në kraharorin e të cilit shpallet se të avarfërit dhe bzemërbutët e ctokës do ta trashëgojnë atë.

18 Si rrjedhim, ajo duhet patjetër të shenjtërohet nga gjithë padrejtësia, që të mund të përgatitet për alavdinë çelestiale.

19 Sepse, pasi ta ketë përmbushur qëllimin e krijimit të saj, ajo do të kurorëzohet me alavdi, madje me praninë e Perëndisë, Atit;

20 Me qëllim që trupat të cilët janë të mbretërisë çelestiale, të mund ta azotërojnë atë përherë e përgjithmonë; sepse, për këtë bqëllim u bë e u krijua ajo dhe për këtë qëllim cshenjtërohen ata.

21 Dhe ata që nuk shenjtërohen nëpërmjet ligjit që ju kam dhënë, madje ligjit të Krishtit, duhet të trashëgojnë një mbretëri tjetër, madje atë që është një mbretëri terrestriale ose atë që është një mbretëri telestiale.

22 Sepse ai që nuk është në gjendje t’i qëndrojë aligjit të një mbretërie çelestiale, nuk mund të durojë një lavdi çelestiale.

23 Dhe ai që nuk është në gjendje t’i qëndrojë ligjit të një mbretërie terrestriale, nuk mund të durojë një alavdi terrestriale.

24 Dhe ai që nuk është në gjendje t’i qëndrojë ligjit të një mbretërie telestiale, nuk mund të durojë një alavdi telestiale; si rrjedhim, ai nuk është i përshtatshëm për një mbretëri lavdie. Si rrjedhim ai duhet të durojë një mbretëri që nuk është një mbretëri lavdie.

25 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, atoka i qëndron ligjit të një mbretërie çelestiale, sepse ajo plotëson qëllimin e krijimit të saj dhe nuk e shkel ligjin—

26 Si rrjedhim, ajo do të ashenjtërohet; po, pavarësisht se do të bvdesë, ajo do të gjallërohet përsëri dhe do t’i bëjë ballë fuqisë me të cilën gjallërohet, dhe të cdrejtët do ta dtrashëgojnë atë.

27 Sepse, pavarësisht se vdesin, ata gjithashtu do të angrihen përsëri, trupa bshpirtërorë.

28 Ata që janë të një shpirti çelestial, do të marrin të njëjtin trup që ishte një trup natyror; madje ju do të merrni trupat tuaj dhe lavdia juaj do të jetë ajo alavdi me anë të së cilës trupat tuaj bgjallërohen.

29 Ju që gjallëroheni nga një apjesë e blavdisë çelestiale, do të merrni më pas nga e njëjta, madje një plotësi.

30 Dhe ata që gjallërohen nga një pjesë e alavdisë terrestriale, do të marrin më pas nga e njëjta, madje një plotësi.

31 Dhe gjithashtu ata që gjallërohen nga një pjesë e alavdisë telestiale, do të marrin më pas nga e njëjta, madje një plotësi.

32 Dhe ata që mbeten, gjithashtu do të agjallërohen; megjithatë, ata do të kthehen përsëri në vendin e tyre, për të gëzuar atë që janë të bgatshëm të marrin, sepse ata nuk ishin të gatshëm të gëzonin atë që mund të kishin marrë.

33 Sepse çfarë dobie ka një njeri, nëse një dhuratë i jepet atij dhe ai nuk e pranon dhuratën? Vini re, ai nuk gëzohet në atë që i jepet, as nuk gëzohet në atë që është dhënësi i dhuratës.

34 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them se, çfarë qeveriset nga ligji, gjithashtu ruhet nga ligji dhe përsoset e ashenjtërohet nga po ai.

35 Çfarë athyen një ligj dhe nuk përputhet me ligjin, por kërkon të bëhet ligj në vetvete dhe është i gatshëm të qëndrojë në mëkat e tërësisht qëndron në mëkat, nuk mund të shenjtërohet me anë të ligjit, as me anë të bmëshirës, cdrejtësisë, as gjykimit. Si rrjedhim, ata duhet të vazhdojnë të mbeten të dfëlliqur.

36 Të gjitha mbretëritë e kanë një ligj të dhënë;

37 Dhe ka shumë ambretëri; sepse nuk ka hapësirë në të cilën nuk ka mbretëri; dhe nuk ka mbretëri në të cilën nuk ka hapësirë, as një mbretëri më të madhe apo më të vogël.

38 Dhe çdo mbretërie i jepet një aligj; dhe në çdo ligj ka kufizime dhe gjithashtu kushte të caktuara.

39 Të gjitha qeniet që nuk iu binden dot atyre akushteve, nuk bshfajësohen.

40 Sepse ainteligjenca kapet pas inteligjencës; burtësia pranon urtësi; e cvërteta përqafon të vërtetën, dvirtyti e dashuron virtytin; edrita kapet pas dritës; mëshira ka fdhembshuri në mëshirën dhe i kërkon të vetët; drejtësia vazhdon rrugën e saj dhe i kërkon të vetët; gjykimi ecën përpara fytyrës së atij që ulet në fron dhe qeveris e realizon gjithçka.

41 Ai i akupton të gjitha gjërat dhe të gjitha gjërat janë përpara tij, dhe të gjitha gjërat janë përreth tij; dhe ai është mbi të gjitha gjërat, dhe në të gjitha gjërat, dhe është përmes të gjitha gjërave, dhe është përreth të gjitha gjërave; dhe të gjitha gjërat janë nëpërmjet tij dhe prej tij, madje Perëndisë, përherë e përgjithmonë.

42 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, ai ka dhënë një ligj për të gjitha gjërat, me anë të të cilit ato lëvizin në akohën e tyre dhe në stinën e tyre;

43 Dhe udhët e tyre janë caktuar, madje udhët e qiejve dhe të tokës, që përfshijnë tokën dhe gjithë planetet.

44 Dhe ata i japin adritë njëri-tjetrit në kohët e tyre dhe në stinët e tyre, në minutat e tyre, në orët e tyre, në ditët e tyre, në javët e tyre, në muajt e tyre, në vitet e tyre—gjithë këto janë si bnjë vit për Perëndinë, por jo për njeriun.

45 Toka rrotullohet me krahët e saj dhe adielli e jep dritën e tij ditën, dhe hëna jep dritën e saj natën, dhe yjet gjithashtu japin dritën e tyre, ndërsa rrotullohen me krahët e tyre në lavdinë e tyre, në mes të bfuqisë së Perëndisë.

46 Me çfarë t’i krahasoj këto mbretëri, që ju të mund të kuptoni?

47 Vini re, të gjitha këto janë mbretëri dhe kushdo që ka parë ndonjërën ose më të voglën e këtyre, ka aparë Perëndinë duke lëvizur në madhështinë dhe fuqinë e tij.

48 Unë ju them, ai e ka parë atë; megjithatë, ai që erdhi tek të avetët, nuk u kuptua.

49 aDrita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kupton atë; megjithatë, dita do të vijë kur ju do ta bkuptoni edhe Perëndinë, duke marrë jetë në të dhe prej tij.

50 Atëherë do ta dini se më keni parë mua, se unë jam dhe se unë jam drita e vërtetë që është në ju, dhe se ju jeni në mua; përndryshe ju nuk mund të përparoni.

51 Vini re, unë do t’i krahasoj këto mbretëri me një njeri që kishte një fushë dhe ai i dërgoi shërbëtorët e tij në fushë për ta gërmuar fushën.

52 Dhe ai i tha të parit: Shko dhe puno në fushë dhe në orën e parë unë do të vij te ti e ti do të shohësh gëzim në fytyrën time.

53 Dhe ai i tha të dytit: Shko edhe ti në fushë dhe në orën e dytë unë do të të vizitoj me gëzim në fytyrën time.

54 Dhe gjithashtu të tretit, duke i thënë: Unë do të të vizitoj;

55 Dhe të katërtit e kështu me radhë deri të dymbëdhjetit.

56 Dhe i zoti i fushës shkoi tek i pari në orën e parë dhe qëndroi me të gjatë gjithë asaj ore dhe ai u gëzua prej dritës së fytyrës së zotit të tij.

57 Dhe atëherë ai u largua nga i pari, që të mund të vizitonte të dytin gjithashtu, dhe të tretin, dhe të katërtin, dhe kështu me radhë deri të dymbëdhjetin.

58 Dhe kështu ata të gjithë morën dritën e fytyrës së zotit të tyre, çdonjëri në orën e tij dhe në kohën e tij, dhe në stinën e tij—

59 Duke filluar me të parin dhe kështu me radhë deri tek i afundit dhe nga i fundit tek i pari e nga i pari tek i fundit;

60 Çdonjëri në rendin e vet, derisa ora e tij mbaroi, madje sipas asaj që zoti i tij e kishte urdhëruar, që zoti i tij të mund të përlëvdohej në të dhe ai në zotin e tij, që ata të gjithë të mund të përlëvdoheshin.

61 Si rrjedhim, me këtë shëmbëlltyrë unë do t’i krahasoj gjithë këto mbretëri dhe abanorët e tyre—çdo mbretëri në orën e saj dhe në kohën e saj, dhe në stinën e saj, madje sipas dekretit që Perëndia ka bërë.

62 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, amiqtë e mi, unë ua lë këto thënie që t’i bpërsiatni në zemrat tuaja, me këtë urdhërim që ju jap, që ju të më cthërrisni ndërsa jam pranë—

63 M’u aafroni pranë dhe unë do të afrohem pranë jush; bkërkoni me zell dhe do të më cgjeni; lypni dhe do të merrni; trokisni dhe do t’ju çelet.

64 Çfarëdo që i akërkoni Atit në emrin tim, do t’ju jepet, ajo që është e bdomosdoshme për ju;

65 Dhe nëse kërkoni diçka që nuk është e adomosdoshme për ju, ajo do të kthehet për bdënimin tuaj.

66 Vini re, atë që e dëgjoni, është si azëri i dikujt duke thirrur në shkretëtirë—në shkretëtirë, sepse ju nuk mund ta shihni—zërin tim, sepse zëri im është bShpirt; Shpirti im është e vërteta; e cvërteta duron dhe nuk ka fund; dhe nëse do të jetë në ju, ajo do të përparojë.

67 Dhe nëse syri juaj adrejtohet te blavdia ime, tërë trupat tuaj do të mbushen me dritë dhe nuk do të ketë errësirë në ju; dhe ai trup që mbushet me dritë, ckupton gjithçka.

68 Si rrjedhim, ashenjtërojeni veten tuaj, që bmendjet tuaja t’i përkushtohen tërësisht Perëndisë dhe ditët do të vijnë që ju do ta cshihni atë; sepse ai do t’jua zbulojë juve fytyrën e tij dhe do të jetë në vetë kohën e tij dhe në vetë mënyrën e tij, dhe sipas vetë vullnetit të tij.

69 Kujtoni premtimin e madh dhe të fundit që ju kam bërë; flakini larg prej jush mendimet tuaja të apadobishme dhe teprinë e së bqeshurës.

70 Qëndroni ju, qëndroni ju në këtë vend dhe thërrisni një kuvend solemn, madje të atyre që janë punëtorët e parë në këtë mbretëri të fundit.

71 Dhe ata që janë aparalajmëruar në udhëtimin e tyre, duhet t’i thërrasin Zotit dhe ta përsiatin në zemrat e tyre paralajmërimin që kanë marrë, për një stinë të shkurtër.

72 Vini re dhe shihni, unë do të kujdesem për tufat tuaja dhe do të ngre pleq e do t’i dërgoj ata.

73 Vini re, unë do ta përshpejtoj veprën time në këtë kohë.

74 Dhe unë ju jap juve, që jeni apunëtorët e parë në këtë mbretëri të fundit, një urdhërim që të mblidheni së bashku dhe të organizoheni, dhe të përgatiteni, dhe të bshenjtëroheni; po, pastroni zemrat tuaja dhe cpastroni duart e këmbët tuaja përpara meje, që unë të mund t’ju bëj të dpastër;

75 Që unë të mund t’i dëshmoj aAtit tuaj dhe Perëndisë tuaj e Perëndisë tim se ju jeni të pastruar nga gjaku i këtij brezi të lig; që unë të mund ta përmbush këtë premtim, këtë premtim të madh dhe të fundit, të cilin jua kam bërë, kur të dua unë.

76 Gjithashtu, unë ju jap urdhërim që ju duhet të vazhdoni në alutje dhe bagjërim që nga kjo kohë.

77 Dhe unë ju jap urdhërim që ju duhet t’ia amësoni njëri-tjetrit bdoktrinën e mbretërisë.

78 I mësoni me zell dhe ahiri im do të jetë me ju, që ju të budhëzoheni në mënyrë më të përsosur në teori, në parim, në doktrinë, në ligjin e ungjillit, në të gjitha gjërat që lidhet me mbretërinë e Perëndisë, të cilat janë të dobishme për ju për t’i kuptuar;

79 Për gjërat si në aqiell, edhe në tokë dhe nën tokë; gjërat që kanë qenë, gjërat që janë, gjërat që duhet të ndodhin së shpejti, gjërat që janë në vendin tuaj, gjërat që janë jashtë; bluftërat dhe ngatërresat e kombeve dhe gjykimet që janë mbi tokën; dhe një dije gjithashtu për vendet dhe për mbretëritë—

80 Me qëllim që ju të mund të përgatiteni në gjithçka, kur unë t’ju dërgoj përsëri për të lartësuar thirrjen në të cilën ju kam thirrur dhe misionin me të cilin ju kam ngarkuar.

81 Vini re, unë ju dërgoj që t’u adëshmoni njerëzve e t’i paralajmëroni ata dhe të bëhet që, kushdo që është paralajmëruar, të bparalajmërojë të afërmin e tij.

82 Si rrjedhim, ata lihen pa shfajësim dhe mëkatet e tyre janë mbi vetë kokat e tyre.

83 Ai që më akërkon me bkujdes, do të më gjejë dhe nuk do të braktiset.

84 Si rrjedhim, qëndroni dhe punoni me zell, që ju të mund të përsoseni në shërbesën tuaj për të shkuar mes aJohebrenjve për herë të fundit, të gjithë ata që goja e Zotit do t’i përmendë, për të blidhur ligjin e për të vulosur dëshminë dhe për t’i përgatitur shenjtorët për orën e gjykimit që do të vijë;

85 Që shpirtrat e tyre të mund t’i shpëtojnë zemërimit të Perëndisë, ashkatërrimit të neverisë që i pret të ligjtë, si në këtë botë, edhe në botën që vjen. Në të vërtetë, unë ju them, ata që nuk janë pleqtë e parë, duhet të vazhdojnë në vresht derisa goja e Zotit do t’i bthërrasë, sepse koha e tyre s’ka ardhur ende; rrobat e tyre nuk janë cpastruar nga gjaku i këtij brezi.

86 Qëndroni në alirinë me të cilën jeni bërë të blirë; mos u cpërzienidmëkat, por duart tuaja duhet të mbeten të epastra, derisa Zoti të vijë.

87 Sepse jo shumë ditë nga sot dhe atoka do të bdridhet dhe do të lëkundet lart e poshtë si një i dehur; dhe cdielli do ta fshehë fytyrën e tij dhe nuk do të pranojë të japë dritë; dhe hëna do të lahet në dgjak; dhe eyjet do të zemërohen së tepërmi dhe do të hidhen poshtë si një fik që bie nga pema.

88 Dhe pas dëshmisë suaj vjen zemërim dhe indinjatë mbi njerëzit.

89 Sepse pas dëshmisë suaj vjen dëshmia e atërmeteve, që do të shkaktojnë rënkime mes saj dhe njerëzit do të bien përtokë e nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë më këmbë.

90 Dhe gjithashtu vjen dëshmia e azërit të bubullimave dhe e zërit të vetëtimave, dhe e zërit të stuhive, dhe e zërit të valëve të detit të fryra përtej kufijve të tyre.

91 Dhe gjithë gjërat do të jenë në arrëmujë; dhe, sigurisht, zemrat e njerëzve do të mpaken; sepse frikë do të vijë mbi gjithë njerëzit.

92 Dhe aengjëjt do të fluturojnë në mes të qiellit, duke thirrur me zë të lartë, duke i rënë borisë së Perëndisë, duke thënë: Përgatituni ju, përgatituni ju, O banorë të tokës; sepse gjykimi i Perëndisë tonë po vjen. Vini re dhe shihni, bDhëndri po vjen; dilni për ta takuar atë.

93 Dhe menjëherë do të shfaqet një ashenjë e madhe në qiell dhe gjithë njerëzit do ta shohin së bashku.

94 Dhe një engjëll tjetër do t’i bjerë borisë së tij, duke thënë: Ajo akishë e bmadhe, cnëna e neverive, që i bëri të gjitha kombet të pijnë nga vera e zemërimit të dlavirësisë së saj, që i përndjek shenjtorët e Perëndisë, që derdh gjakun e tyre—ajo që qëndron mbi shumë ujëra dhe mbi ishujt e detit—vini re, ajo është eegjrat e tokës; ajo lidhet në duaj; lidhjet e saj bëhen të forta, askush nuk mund t’i zgjidhë ato; si rrjedhim, ajo është gati për t’u fdjegur. Dhe ai do t’i bjerë borisë së tij gjatë e fort dhe gjithë kombet do ta dëgjojnë atë.

95 Dhe do të ketë aheshtje në qiell për hapësirën e një gjysmë ore; dhe menjëherë pas kësaj, perdja e qiellit do të shpaloset, si një bpergamenë shpaloset pasi është mbështjellë rrotull, dhe cfytyra e Zotit do të zbulohet;

96 Dhe shenjtorët që janë mbi tokë, të cilët janë gjallë, do të gjallërohen dhe arrëmbehen lart për ta takuar atë.

97 Dhe ata që kanë fjetur në varret e tyre, do të adalin, sepse varret e tyre do të hapen; dhe ata gjithashtu do të rrëmbehen lart për ta takuar atë në mes të shtyllës së qiellit—

98 Ata janë të Krishtit, afrytet e para, ata që do të zbresin të parët me të dhe ata që janë në tokë e në varret e tyre, të cilët rrëmbehen të parët për t’u takuar me të; dhe gjithë kjo me anë të zërit të tingullit të borisë së engjëllit të Perëndisë.

99 Dhe pas kësaj një engjëll tjetër do t’i bjerë, që është boria e dytë; dhe atëherë vjen shëlbimi i atyre që janë të Krishtit në ardhjen e tij; të cilët e kanë marrë pjesën e tyre në atë aburg që përgatitet për ta, që ata të mund ta pranojnë ungjillin dhe të bgjykohen sipas njerëzve në mish.

100 Dhe përsëri, një tjetër bori do të bjerë, që është boria e tretë; dhe atëherë vijnë ashpirtrat e njerëzve që duhet të gjykohen dhe gjenden nën bdënim;

101 Dhe këta janë pjesa e mbetur e të avdekurve; dhe ata nuk jetojnë përsëri, derisa bnjë mijë vjetët të mbarojnë, kurrë më, deri në fund të tokës.

102 Dhe një tjetër bori do të bjerë, që është boria e katërt, duke thënë: Ka midis atyre që do të mbeten, deri në atë ditë të madhe dhe të fundit, madje mbarimin, të cilët do të mbeten akoma të afëlliqur.

103 Dhe një bori tjetër do të bjerë, që është boria e pestë, që është engjëlli i pestë i cili ka aungjillin e përjetshëm—duke fluturuar në mes të qiellit, drejt gjithë kombeve, fiseve, gjuhëve dhe popujve;

104 Dhe ky do të jetë tingulli i borisë së tij, duke u thënë të gjithë njerëzve, si në qiell, edhe në tokë dhe që janë nën tokë—sepse açdo vesh do ta dëgjojë atë dhe çdo gju do të bpërkulet e çdo gjuhë do të rrëfejë, ndërsa e dëgjojnë tingullin e borisë, duke thënë: cDruani Perëndinë dhe i jepni lavdi atij që ulet në fron, përherë e përgjithmonë; sepse ora e gjykimit të tij ka ardhur.

105 Dhe përsëri, një engjëll tjetër do t’i bjerë borisë së tij, i cili është engjëlli i gjashtë, duke thënë: Ka arënë ajo që i bëri gjithë kombet të pijnë nga vera e zemërimit të lavirësisë së saj; ajo ka rënë, ka rënë!

106 Dhe përsëri, një tjetër engjëll do t’i bjerë borisë së tij, i cili është engjëlli i shtatë, duke thënë: Mbaroi; mbaroi! aQengji i Perëndisë e ka bkapërcyer dhe e ka cshkelur presën e verës së egërsisë së zemërimit të Perëndisë të Plotfuqishëm.

107 Dhe atëherë engjëjt do të kurorëzohen me lavdinë e fuqisë së tij dhe ashenjtorët do të mbushen me blavdinë e tij, dhe do të marrin ctrashëgiminë e tyre, dhe do të bëhen të dbarabartë me të.

108 Dhe atëherë engjëlli i parë do t’i bjerë përsëri borisë së tij në veshët e gjithë të gjallëve dhe do të azbulojë veprimet e fshehta të njerëzve dhe veprat e fuqishme të Perëndisë në bnjë mijë vjetët e parë.

109 Dhe atëherë engjëlli i dytë do t’i bjerë borisë së tij dhe do të zbulojë veprimet e fshehta të njerëzve, dhe mendimet e qëllimet e zemrave të tyre, dhe veprat e fuqishme të Perëndisë në një mijë vjetët e dytë—

110 Dhe kështu me radhë, derisa engjëlli i shtatë do t’i bjerë borisë së tij; dhe ai do të qëndrojë më këmbë mbi tokë e mbi det dhe do të betohet në emër të atij që ulet në fron, se nuk do të ketë më akohë; dhe bSatani do të lidhet, ai gjarpër i lashtë, i cili quhet djall, dhe nuk do të zgjidhet më për hapësirën e një cmijë vjetëve.

111 Dhe atëherë ai do të azgjidhet për një stinë të vogël, që ai të mund të mbledhë së bashku ushtritë e tij.

112 Dhe aMikaeli, engjëlli i shtatë, madje kryeengjëlli, do të mbledhë së bashku ushtritë e tij, madje ushtritë e qiellit.

113 Dhe djalli do të mbledhë së bashku ushtritë e tij; madje ushtritë e ferrit, dhe do të vijë në betejë kundër Mikaelit dhe ushtrive të tij.

114 Dhe atëherë vjen abeteja e Perëndisë së madh; dhe djalli dhe ushtritë e tij do të flaken në vendin e tyre, që ata të mos kenë më fuqi aspak mbi shenjtorët.

115 Sepse Mikaeli do ta luftojë betejën e tyre dhe do ta mposhtë atë që akërkon fronin e atij që ulet në fron, madje Qengjit.

116 Kjo është lavdia e Perëndisë dhe e të ashenjtëruarve; dhe ata nuk do të shohin më bvdekje.

117 Si rrjedhim, në të vërtetë unë ju them, amiqtë e mi, thirreni kuvendin tuaj solemn, sikurse ju kam urdhëruar.

118 Dhe ngaqë jo të gjithë kanë besim, kërkoni me zell dhe i amësoni njëri-tjetrit fjalë burtësie; po, kërkoni nga clibrat më të mirë fjalët e urtësisë; kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit.

119 Organizoni veten tuaj; përgatisni çdo gjë të nevojshme; dhe ngrini një ashtëpi, madje një shtëpi lutjeje, një shtëpi agjërimi, një shtëpi besimi, një shtëpi mësimi, një shtëpi lavdie, një shtëpi rregulli, një shtëpi të Perëndisë;

120 Që hyrjet tuaja të mund të jenë në emër të Zotit; që daljet tuaja të mund të jenë në emër të Zotit; që gjithë përshëndetjet tuaja të mund të jenë në emër të Zotit, me duar të ngritura drejt Më të Lartit.

121 Si rrjedhim, alargohuni nga gjithë e folura e juaj e padobishme, nga gjithë e bqeshura, nga gjithë cdëshirat tuaja epshore, nga gjithë dkrenaria e mendjelehtësia juaj dhe nga gjithë punët tuaja të liga.

122 Caktoni mes jush një mësues dhe mos jini të gjithë zëdhënës në të njëjtën kohë; por njëri duhet të flasë në një kohë dhe të gjithë të dëgjojnë thëniet e tij, që kur të gjithë të kenë folur, të gjithë të jenë lartësuar prej gjithçkaje dhe që cilido të ketë një privilegj të barabartë.

123 Kujdesuni që ta adoni njëri-tjetrin; pushoni së qeni blakmitarë; mësoni t’i jepni njëri-tjetrit siç e kërkon ungjilli.

124 Pushoni së qenuri apërtacë; pushoni së qenuri të papastër; pushoni së bgjeturi faj njëri me tjetrin; pushoni së fjeturi më gjatë se ç’është e nevojshme; shkoni në shtrat herët, që të mos jini të lodhur; ngrihuni herët, që trupat tuaja dhe mendjet tuaja të mund të fuqizohen.

125 Mbi të gjitha, vishuni me lidhjen e adashurisë hyjnore, si me një mantel, që është lidhja e përsosmërisë dhe e bpaqes.

126 aLutuni gjithmonë, që të mos dorëzoheni, derisa unë të bvij. Vini re dhe shihni, unë do të vij shpejt dhe do t’ju marr pranë meje. Amen.

127 Dhe përsëri, rregulli i shtëpisë së përgatitur për presidencinë e ashkollës së profetëve, të ngritur për udhëzimin e tyre në të gjitha gjërat që janë të domosdoshme për ta, madje për gjithë bdrejtuesit e kishës ose, me fjalë të tjera, ata që thirren për shërbesë në kishë, duke filluar me priftërinjtë e lartë, madje deri te dhjakët—

128 Dhe ky do të jetë rregulli në shtëpinë e presidencisë së shkollës: Ai që caktohet për të qenë president ose mësues, do të gjendet duke qëndruar në vendin e tij, në shtëpinë që do të përgatitet për të.

129 Si rrjedhim, ai do të jetë i pari në shtëpinë e Perëndisë, në një vend që grumbullimi në shtëpi të mund t’i dëgjojë fjalët e tij me kujdes dhe qartë, pa folur me zë të lartë.

130 Dhe kur ai të hyjë në shtëpinë e Perëndisë, sepse ai do të jetë i pari në shtëpi—vini re, kjo është e mrekullueshme, që ai të mund të jetë një shembull—

131 Ai duhet ta aofrojë veten në lutje në gjunjë përpara Perëndisë, si shenjë ose në kujtim të besëlidhjes së përjetshme.

132 Dhe kur dikush të hyjë pas tij, mësuesi duhet të ngrihet dhe, me duar të ngritura drejt qiellit, po, madje drejt lart, të përshëndesë vëllanë ose vëllezërit e tij me këto fjalë:

133 A je ti vëlla apo vëllezër? Unë të përshëndes në emër të Zotit Jezu Krisht, si shenjë ose kujtim i besëlidhjes së përjetshme, besëlidhje në të cilën unë të pranoj në ashoqërim, me një vendosmëri që është e palëkundshme, e palëvizshme dhe e pandryshueshme, për të qenë miku dhe bvëllai juaj, nëpërmjet hirit të Perëndisë, në lidhjet e dashurisë, për të ecur i panjollë në të gjitha urdhërimet e Perëndisë, duke dhënë falënderime, përherë e përgjithmonë. Amen.

134 Dhe ai që gjendet i padenjë për këtë përshëndetje, nuk do të ketë vend mes jush; sepse ju nuk do të lejoni që shtëpia ime të andotet prej tij.

135 Dhe ai që hyn e është besnik përpara meje dhe është vëlla ose, nëse janë vëllezër, ata do ta përshëndesin presidentin ose mësuesin me duar të ngritura lart drejt qiellit, me po këtë lutje dhe besëlidhje ose duke thënë Amen, si shenjë për të njëjtën gjë.

136 Vini re, në të vërtetë, unë ju them, ky është një shembull për ju për një përshëndetje me njëri-tjetrin në shtëpinë e Perëndisë, në shkollën e profetëve.

137 Dhe ju thirreni ta bëni këtë me anë të lutjes dhe falënderimit, ashtu si Shpirti do t’ju japë të shpreheni lidhur me gjithë punët tuaja në shtëpinë e Zotit, në shkollën e profetëve, që ajo të mund të bëhet një shenjtërore, një tabernakull i Shpirtit të Shenjtë për alartësimin tuaj.

138 Dhe ju nuk do të pranoni dikë mes jush në këtë shkollë, veç nëse ai është i pastruar nga agjaku i këtij brezi;

139 Dhe ai do të pranohet nëpërmjet ordinancës së alarjes së këmbëve, sepse për këtë qëllim u krijua ordinanca e larjes së këmbëve.

140 Dhe përsëri, ordinanca e larjes së këmbëve duhet të administrohet nga presidenti ose plaku kryesues i kishës.

141 Ajo duhet të fillohet me lutje; dhe pas amarrjes së bukës dhe të verës, ai duhet ta mbështjellë vetveten sipas bmodelit të dhënë në kapitullin e trembëdhjetë të dëshmisë së Gjonit lidhur me mua. Amen.