Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 32


Seksioni 32

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Parley P. Pratt-it dhe Ziba Peterson-it, tetor 1830 (History of the Church, 1:118–120). Interes dhe dëshirë e madhe u ndie nga pleqtë lidhur me Lamanitët, për bekimet e parashikuara të të cilëve Kisha kishte mësuar nga Libri i Mormonit. Si pasojë, u krye përgjërim, që Zoti të tregonte vullnetin e tij nëse pleqtë duhej të dërgoheshin në atë kohë te fiset indiane në Perëndim. Zbulesa pasoi.

1–3, Parley P. Pratt dhe Ziba Peterson thirren për t’u predikuar Lamanitëve dhe për të shoqëruar Oliver Cowdery-n dhe Peter Whitmer të Riun; 4–5, Ata duhet të luten për të kuptuar shkrimet e shenjta.

1 Dhe tani lidhur me shërbëtorin tim aParley P. Pratt, vini re, unë i them atij se, ashtu si unë jetoj, ai duhet të shpallë ungjillin tim e të bmësojë prej meje dhe të jetë i butë e i përulur në zemër.

2 Dhe ajo që i kam caktuar atij, është që ai duhet të ashkojë me shërbëtorët e mi, Oliver Cowdery-n dhe Peter Whitmer të Riun, në vendin e shkretë mes bLamanitëve.

3 Dhe aZiba Peterson-i gjithashtu do të shkojë me ta; dhe unë vetë do të shkoj me ta e do të jem në bmes tyre; dhe unë jam cavokati i tyre me Atin; dhe asgjë nuk do t’i mundë ata.

4 Dhe ata duhet t’i avënë veshin asaj që është shkruar dhe të mos kërkojnë bzbulesë tjetër; dhe ata duhet të luten gjithmonë, që unë të mund të cshpalos po atë për të dkuptuarin e tyre.

5 Dhe ata duhet t’ia vënë veshin këtyre fjalëve e të mos tallen me to dhe unë do t’i bekoj. Amen.