Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 81


Seksioni 81

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:257–258). Frederick G. Williams thirret të jetë një prift i lartë dhe këshilltar në Presidencinë e Priftërisë së Lartë. Dokumentat historike tregojnë se, kur kjo zbulesë u mor në mars 1832, ajo e thirri Jesse Gausen në detyrën e këshilltarit për Joseph Smith-in në Presidenci. Megjithatë, kur ai dështoi për ta përmbushur në mënyrën e duhur këtë caktim, thirrja më pas iu trasferua Frederick G. Williams-it. Zbulesa (e datuar në mars 1832) duhet të shihet si një hap drejt organizimit zyrtar të Presidencisë së Parë, veçanërisht thirrja për detyrën e këshilltarit në atë trup dhe shpjegimi i dinjitetit të detyrës së caktuar. Vëllai Gause shërbeu për një kohë, por u shkishërua nga Kisha në dhjetor 1832. Vëllai Williams u shugurua në detyrën e përmendur më 18 mars 1833.

1–2, Çelësat e mbretërisë gjithmonë mbahen nga Presidencia e Parë; 3–7, Në qoftë se Frederick G. Williams-i është besnik në shërbesën e tij, ai do të ketë jetë të përjetshme.

1 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them ty, shërbëtorit tim Frederik G. Williams: Dëgjoje zërin e atij që flet, fjalën e Zotit, Perëndisë tënd, dhe vëria veshin thirrjes me të cilën je thirrur, madje për të qenë një aprift i lartë në kishën time dhe një këshilltar për shërbëtorin tim Joseph Smith të Riun;

2 Të cilit i kam dhënë açelësat e mbretërisë që gjithmonë i përkasin bPresidencisë së Priftërisë së Lartë:

3 Si rrjedhim, në të vërtetë unë e njoh dhe do ta bekoj atë, dhe gjithashtu ty, për aq sa ti je besnik në këshillim, në detyrën që ta kam caktuar, në lutje gjithmonë, me zë dhe në zemrën tënde, në publik dhe në fshehtësi, gjithashtu në shërbesën tënde për ta shpallur ungjillin në tokën e të gjallëve dhe mes vëllezërve të tu.

4 Dhe duke i bërë këto gjëra, ti do t’u bësh të mirën më të madhe bashkëqenieve të tua dhe do të nxisësh alavdinë e atij që është Zoti yt.

5 Prandaj ji besnik; qëndro në detyrën që të kam caktuar; andihmo të dobëtit, ngri duart që varen poshtë dhe bforco gjunjët e ckëputur.

6 Dhe nëse je besnik deri në fund, ti do të kesh një kurorë apavdekësie dhe bjete të përjetshme në cbanesat që unë kam përgatitur në shtëpinë e Atit tim.

7 Vër re dhe dëgjo, këto janë fjalët e Alfës dhe Omegës, madje Jezu Krishtit. Amen.