Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 5


Seksioni 5

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Harmony, Pennsylvania, mars 1829, me kërkesën e Martin Harris-it (History of the Church, 1:28–31).

1–10, Ky brez do ta marrë fjalën e Zotit nëpërmjet Joseph Smith-it; 11–18, Tre dëshmitarë do të dëshmojnë për Librin e Mormonit; 19–20, Fjala e Zotit do të vërtetohet si në kohët e mëparshme; 21–35, Martin Harris-i mund të pendohet dhe të jetë një nga dëshmitarët.

1 Vër re, unë të them ty se ngaqë shërbëtori im aMartin Harris ka dëshiruar një dëshmi nga dora ime, që ti, shërbëtori im Joseph Smith i Riu, i ke marrë bfletët për të cilat ke dëshmuar dhe ke dhënë dëshmi se i ke marrë nga unë;

2 Dhe tani, vër re, këtë do t’ia thuash atij—ai që të foli, të tha: Unë, Zoti, jam Perëndi dhe t’i kam dhënë këto gjëra ty, shërbëtorit tim Joseph Smith i Riu, dhe të kam urdhëruar që ti duhet të qëndrosh si adëshmitar i këtyre gjërave;

3 Dhe të kam bërë që të hysh në një besëlidhje me mua, që ti nuk do t’ua tregosh ato, veçse atyre anjerëzve që të kam urdhëruar; dhe ti nuk ke bpushtet mbi to, nëse unë nuk ta jap atë.

4 Dhe ti ke dhunti për të përkthyer fletët; dhe kjo është dhuntia e parë që të dhurova; dhe unë të kam urdhëruar që ti duhet të mos kërkosh asnjë dhunti tjetër derisa qëllimi im të përmbushet lidhur me këtë; pasi unë nuk do të të jap asnjë dhunti tjetër derisa ajo të mbarohet.

5 Në të vërtetë, unë të them ty se mallkim do të vijë mbi banorët e tokës nëse ata anuk do t’ua vënë veshin fjalëve të mia;

6 Sepse pas kësaj ti do të ashugurohesh dhe do të shkosh e do t’u shpërndash bfjalët e mia fëmijëve të njerëzve.

7 Vër re, nëse nuk do t’u abesojnë fjalëve të mia, ata nuk do të të besojnë ty, shërbëtori im Joseph, edhe sikur të ishte e mundur që ti t’ua tregoje gjithë këto gjëra që unë t’i kam besuar ty.

8 Oh, ky brez amosbesues dhe bkokëfortë—inati im është ndezur kundër tyre.

9 Vër re, në të vërtetë të them: Unë i kam aruajtur ato gjëra të cilat t’i kam besuar ty, shërbëtorit tim Joseph, për një qëllim të urtë në mua dhe ai do t’u bëhet i njohur brezave të ardhshëm;

10 Por ky brez do ta ketë fjalën time nëpërmjet teje;

11 Dhe përveç dëshmisë tënde, adëshmia e tre prej shërbëtorëve të mi që do t’i thërres e do t’i shuguroj, të cilëve do t’ua tregoj këto gjëra, dhe ata do të shkojnë përpara me fjalët e mia që janë dhënë nëpërmjet teje.

12 Po, ata do të dinë me siguri se këto gjëra janë të vërteta, sepse nga qielli unë do t’ua shpall atë.

13 Unë do t’u jap atyre fuqi që të mund t’i vënë re e t’i shohin këto gjëra siç janë;

14 Dhe aaskujt tjetër nuk do t’ia jap këtë fuqi, për të marrë po të njëjtën dëshmi midis këtij brezi, në këtë fillimin e lindjes dhe të daljes së bkishës sime nga vendi i shkretë—e bukur si chëna dhe e shndritshme si dielli, dhe e tmerrshme si një ushtri me flamurë.

15 Dhe dëshminë e tre adëshmitarëve për fjalën time do të dërgoj.

16 Dhe vër re, cilëtdo që abesojnë në fjalët e mia, ata do t’i bvizitoj me cmanifestimin e dShpirtit tim; dhe ata do të elinden prej meje, madje prej ujit dhe prej Shpirtit—

17 Dhe ju duhet të prisni përsëri për pak, sepse ju nuk jeni ashuguruar akoma—

18 Dhe dëshmia e tyre gjithashtu do të shkojë përpara për adënimin e këtij brezi, nëse ata i forcojnë zemrat e tyre kundër tyre;

19 Sepse një andëshkim shkretues do të shkojë midis banorëve të tokës dhe do të vazhdojë të zbrazet herë pas here, nëse ata nuk bpendohen, derisa toka të jetë cbosh dhe banorët e saj të harxhohen e kryekëput të shkatërrohen nga shkëlqimi i dardhjes sime.

20 Vër re, unë t’i them këto gjëra, ashtu sikurse u athashë njerëzve për shkatërrimin e Jeruzalemit; dhe bfjala ime do të vërtetohet në këtë kohë, ashtu siç është vërtetuar deri tani.

21 Dhe tani unë të urdhëroj ty, shërbëtori im Joseph, të pendohesh e të ecësh më me drejtësi përpara meje dhe të mos u dorëzohesh më bindjeve të njerëzve;

22 Dhe që ti të jesh i vendosur në azbatimin e urdhërimeve me të cilat unë të kam urdhëruar; dhe nëse e bën këtë, vër re unë do të të jap jetë të përjetshme, edhe sikur ti të bvritesh.

23 Dhe tani, përsëri, unë të flas ty, shërbëtori im Joseph, lidhur me aburrin që dëshiron dëshminë—

24 Vër re, unë i them atij se ai ngre lart vetveten dhe nuk përulet sa duhet përpara meje; por nëse ai do të përkulet përpara meje dhe do të përulet në lutje të fuqishme e besim, në sinqeritetin e zemrës së tij, atëherë unë do t’i jap një apamje të gjërave që ai dëshiron të shohë.

25 Dhe atëherë ai do t’u thotë njerëzve të këtij brezi: Vini re, unë i kam parë gjërat që Zoti i ka treguar Joseph Smith të Riut dhe e adi me siguri se ato janë të vërteta, sepse i kam parë ato, sepse ato më janë treguar me anë të fuqisë së Perëndisë dhe jo të njeriut.

26 Dhe unë, Zoti, e urdhëroj atë, shërbëtorin tim Martin Harris, që ai nuk do t’u thotë më atyre lidhur me këto gjëra, përveçse do të thotë: Unë i kam parë ato dhe ato më janë treguar me anë të fuqisë së Perëndisë; dhe këto janë fjalët që ai do të thotë.

27 Por nëse e mohon këtë, ai do të shkelë besëlidhjen që ka besëlidhur më parë me mua dhe vër re, ai është i dënuar.

28 Dhe tani, në qoftë se ai nuk përulet e nuk më pranon mua gjërat që ka bërë, të cilat janë të gabuara, dhe nuk lidh besën me mua se do të zbatojë urdhërimet e mia dhe në qoftë se nuk ushtron besim në mua, vër re, unë i them atij se nuk do të ketë pamje të tilla, sepse unë nuk do t’i jap atij asnjë pamje të gjërave për të cilat kam folur.

29 Dhe nëse është kështu, unë të urdhëroj ty, shërbëtori im Joseph, që ti do t’i thuash atij se ai nuk duhet të bëjë më, as të mos më shqetësojë më lidhur me këtë çështje.

30 Dhe nëse është kështu, vër re, unë të them ty, Joseph, kur të kesh përkthyer disa faqe më shumë, ti do të ndalosh për një stinë, madje derisa unë të të urdhëroj përsëri; më pas ti mund të përkthesh përsëri.

31 Dhe në qoftë se nuk e bën këtë, vër re, ti nuk do të kesh më dhunti dhe unë do t’i marr gjërat që të kam besuar ty.

32 Dhe tani, ngaqë parashikoj qëndrimin në pritje për të të shkatërruar, po, unë parashikoj që, në qoftë se shërbëtori im Martin Harris-i nuk përulet dhe nuk merr dëshmi nga dora ime, që ai do të bjerë në shkelje;

33 Dhe ka shumë që rrinë në pritje për të të ashkatërruar nga faqja e dheut; dhe për këtë shkak, që ditët e tua të mund të zgjaten, unë t’i kam dhënë këto urdhërime.

34 Po, për këtë shkak unë kam thënë: Ndalo dhe mos puno derisa unë të të urdhëroj dhe unë do të asiguroj mjete me anë të të cilave ti mund të kryesh gjënë që të kam urdhëruar.

35 Dhe nëse je abesnik në zbatimin e urdhërimeve të mia, ti do të bngrihesh në ditën e fundit. Amen.