Shkrimet e Shenjta
1 Nefi 1


Libri i Parë i Nefit

Mbretërimi dhe Shërbesa e Tij

Një rrëfim i Lehit dhe gruas së tij, Sarias dhe katër djemve të tij, që quheshin (duke filluar nga më i madhi) Laman, Lemuel, Sam dhe Nefi. Zoti paralajmëron Lehin që të largohet nga toka e Jeruzalemit, sepse ai u profetizon njerëzve në lidhje me paudhësinë e tyre dhe ata përpiqen të shkatërrojnë jetën e tij. Ai bën tri ditë udhëtim me familjen e tij në vendin e shkretë. Nefi merr me vete vëllezërit e tij dhe kthehet në tokën e Jeruzalemit për të marrë analin e Judenjve. Rrëfimi i vuajtjeve të tyre. Ata marrin për gra të bijat e Ishmaelit. Marrin me vete familjet e tyre dhe nisen për në vendin e shkretë. Vuajtjet dhe mjerimet e tyre në vendin e shkretë. Drejtimi i udhëtimeve të tyre. Ata arrijnë tek ujërat e mëdha. Vëllezërit e Nefit ngrenë krye kundër tij. Ai i huton ata dhe ndërton një anije. Ata e quajnë emrin e vendit Begati. Përshkojnë ujërat e mëdha për në tokën e premtuar dhe kështu me radhë. Kjo është sipas rrëfimit të Nefit; ose me fjalë të tjera, unë, Nefi e shkrova këtë anal.

Kapitulli 1

Nefi fillon analin e popullit të tij—Lehi sheh në vegim një shtyllë zjarri dhe lexon nga një libër profecish—Ai lavdëron Perëndinë, parashikon ardhjen e Mesias dhe profetizon shkatërrimin e Jeruzalemit—Persekutohet nga Judenjtë. Rreth 600 para K.

1 Unë, aNefi, duke qenë i lindur nga bprindërcmirë, si rezultat u dmësova disi në të gjithë diturinë e atit tim; dhe pasi kisha parë shumë evuajtje gjatë ditëve të mia, megjithatë, duke qenë jashtëzakonisht i favorizuar nga Zoti në të gjitha ditët e mia; po, duke patur një njohuri të madhe të mirësisë dhe të fmistereve të Perëndisë, kështu që unë bëj një ganal të ngjarjeve të mia në ditët e mia.

2 Po, unë bëj një anal në agjuhën e atit tim, e cila përbëhet nga ajo që mësojnë Judenjtë dhe gjuha e Egjiptianëve.

3 Dhe e di, se anali që unë bëj është i avërtetë dhe unë e bëj me dorën time; dhe unë e bëj sipas njohurisë sime.

4 Pasi ndodhi që në fillim të vitit të aparë të mbretërimit të bZedekias, mbret i Judesë (ati im, Lehi, pasi kishte jetuar gjithë ditët e tij në cJeruzalem); dhe po atë vit erdhën shumë dprofetë, duke profetizuar te njerëzit se ata duhej të pendoheshin, ose qyteti i madh i eJeruzalemit duhej të shkatërrohej.

5 Kështu, ndodhi që ati im, aLehi, ndërsa doli iu lut Zotit, po, madje me gjithë bzemrën e tij në emër të popullit të tij.

6 Dhe ndodhi që ndërsa ai iu lut Zotit, aty erdhi një ashtyllë zjarri dhe qëndroi mbi një shkëmb para tij; dhe ai pa dhe dëgjoi shumë; dhe për shkak të gjërave që pa dhe dëgjoi, u rrënqeth dhe u drodh pa masë.

7 Dhe ndodhi që ai u kthye në shtëpinë e tij në Jeruzalem dhe e lëshoi veten mbi shtratin e tij, duke qenë i amposhtur nga Shpirti dhe nga gjërat që kishte parë.

8 Dhe ndërsa ishte kështu i mposhtur nga Shpirti, iu shfaq një avegim, madje që ai pa bqiejt e hapur dhe mendoi se pa Perëndinë të ulur në fronin e tij, të rrethuar nga një mori e panumërt engjëjsh që po i këndonin dhe po lavdëronin Perëndinë e tyre.

9 Dhe ndodhi që ai pa Një duke zbritur nga mesi i qiellit dhe pa se ashkëlqimi i tij ishte mbi atë të diellit në mesditë.

10 Dhe ai pa gjithashtu adymbëdhjetë të tjerë duke e ndjekur atë dhe shkëlqimi i tyre e kalonte atë të yjeve të qiellit.

11 Dhe ata zbritën dhe u shpërndanë mbi sipërfaqen e tokës; dhe i pari erdhi dhe qëndroi përpara atit tim, dhe i dha një alibër, dhe e urdhëroi se duhej të lexonte.

12 Dhe ndodhi që, ndërsa lexoi, ai u mbush me aShpirtin e Zotit.

13 Dhe ai lexoi, duke thënë: Mjerë ti, mjerë ti Jeruzalem, pasi unë kam parë aneveritë e tua! Po, dhe shumë gjëra lexoi ati im në lidhje me bJeruzalemin—se ai do të shkatërrohej me gjithë banorët e tij; shumë do të mbaronin nga shpata dhe shumë do të cmerreshin robër dhe do të dërgoheshin në Babiloni.

14 Dhe ndodhi që, kur ati im kishte lexuar dhe parë shumë gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme, ai shpërtheu në thirrje të shumta ndaj Zotit, të tilla si: Të mëdha dhe të mrekullueshme janë veprat e tua, O Zot, Perëndi i Plotfuqishëm! Froni yt është lart në qiejt dhe fuqia, dhe mirësia, dhe mëshira jote janë mbi të gjithë banorët e tokës; dhe sepse ti je i mëshirshëm, ti nuk do të lejosh që ata që do të avijnë te ti, të mbarojnë!

15 Dhe, sipas kësaj mënyre ishte gjuha e atit tim, në lavdërimin e Perëndisë së tij; pasi shpirti i tij u gëzua dhe gjithë zemra e tij ishte mbushur, për shkak të gjërave që kishte parë, po, të cilat Zoti ia kishte treguar.

16 Dhe tani unë, Nefi, nuk bëj një rrëfim të plotë të gjërave që ati im ka shkruar, pasi ai ka shkruar shumë gjëra që i pa në vegime dhe në ëndrra; dhe gjithashtu ka shkruar shumë gjëra që aprofetizoi dhe u tha fëmijëve të tij, për të cilat unë nuk do të bëj një rrëfim të plotë.

17 Por, do të bëj një rrëfim të veprimeve të mia në ditët e mia. Vini re, unë bëj një apërmbledhjebanalit të atit tim mbi fletë të cilat i kam bërë me duart e mia; kështu që, pasi të kem përmbledhur analin e atit tim, atëherë do të bëj një rrëfim të jetës sime.

18 Prandaj dua që të dini se, pasi Zoti i kishte treguar kaq shumë gjëra të mrekullueshme atit tim, Lehit, po, përsa i përket ashkatërrimit të Jeruzalemit, vini re, ai shkoi midis njerëzve dhe filloi të bprofetizonte dhe të shpallte gjërat të cilat si i kishte parë ashtu dhe i kishte dëgjuar.

19 Dhe ndodhi që Judenjtë u atallën me të, për shkak të gjërave që ai dëshmoi për ta; pasi ai me të vërtetë dëshmoi për ligësinë e tyre dhe neveritë e tyre; dhe ai dëshmoi se gjërat që pa dhe dëgjoi dhe gjithashtu gjërat që lexoi në libër, tregonin qartë ardhjen e një bMesie dhe gjithashtu shëlbimin e botës.

20 Dhe, kur Judenjtë i dëgjuan këto gjëra, ata u zemëruan me të; po, madje ashtu si me profetët e lashtë të cilët i adëbuan dhe i zunë me gurë dhe i vranë; dhe ata gjithashtu kërkuan të merrnin jetën e tij. Por, vini re, unë, Nefi, do t’ju tregoj se bmëshirat e dhembshura të Zotit janë mbi të gjithë ata që ai ka zgjedhur, për shkak të besimit të tyre, për t’i bërë ata të pushtetshëm, madje, deri në fuqinë e çlirimit.