Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 79


Seksioni 79

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:257).

1–4, Jared Carter thirret për të predikuar ungjillin me anë të Ngushëlluesit.

1 Në të vërtetë unë të them ty se është vullneti im që shërbëtori im Jared Carter duhet të shkojë përsëri për në pjesët e lindjes, nga një vend në tjetrin dhe nga një qytet në tjetrin, me fuqinë e ashugurimit me të cilën ai është shuguruar, duke shpallur lajmet e mira të gëzimit të madh, madje ungjillin e përjetshëm.

2 Dhe unë do të dërgoj mbi të aNgushëlluesin, që do t’i mësojë atij të vërtetën dhe udhën sipas së cilës duhet të shkojë.

3 Dhe për aq sa ai është besnik, unë do ta kurorëzoj atë përsëri me duaj.

4 Prandaj zemra jote duhet të gëzohet, shërbëtori im Jared Carter, dhe mos ki afrikë, thotë Zoti yt, madje Jezu Krishti. Amen.