Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 8


Seksioni 8

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Oliver Cowdery-t, në Harmony, Pennsylvania, prill 1829 (History of the Church, 1:36–37). Gjatë përkthimit të Librit të Mormonit, Oliveri, i cili vazhdonte të shërbente si shkrues, duke shkruar sipas diktimit të Profetit, dëshiroi t’i dhurohej dhuntia e përkthimit. Zoti iu përgjigj përgjërimit të tij duke dhënë këtë zbulesë.

1–5, Zbulesa vjen me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë; 6–12, Dituria e mistereve të Perëndisë dhe fuqia për të përkthyer analet e lashta vijnë me anë të besimit.

1 Oliver aCowdery, në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them se sigurisht, ashtu si Zoti jeton, i cili është Perëndia yt dhe Shëlbuesi yt, po kaq sigurisht ti do të marrësh bdituri për çfarëdolloj gjërash që do të ckërkosh me besim, me një zemër të ndershme, duke besuar se do të marrësh dituri lidhur me gdhendjet e danaleve të vjetra që janë të lashta, të cilat përmbajnë ato pjesë të shkrimit tim të shenjtë që kanë qenë folur me anë të emanifestimit të Shpirtit tim.

2 Po, vër re, unë do të të athem në mendjen tënde dhe në bzemrën tënde, me anë të cFrymës së Shenjtë, që do të vijë mbi ty dhe që do të banojë në zemrën tënde.

3 Tani, vër re, ky është shpirti i zbulesës; vër re, ky është shpirti me anë të të cilit Moisiu i solli fëmijët e Izraelit përmes aDetit të Kuq në tokë të thatë.

4 Prandaj kjo është dhurata jote; vëre në jetë atë dhe bekuar qofsh, sepse ajo do të të çlirojë nga duart e armiqve të tu, ndërsa, po të mos ishte kështu, ata do të të vrisnin dhe do ta sillnin shpirtin tënd në shkatërrim.

5 Oh, kujtoji këto afjalë dhe zbato urdhërimet e mia. Kujto, kjo është dhurata jote.

6 Tani kjo nuk është gjithë dhurata jote; sepse ti ke një dhuratë tjetër, që është dhurata e Aaronit; vër re, ajo të ka treguar shumë gjëra;

7 Vër re, nuk ka asnjë fuqi tjetër, përveçse fuqisë së Perëndisë, që mund ta bëjë këtë dhuratë të Aaronit të jetë me ty.

8 Prandaj, mos dysho, pasi ajo është dhurata e Perëndisë; dhe ti do ta mbash atë në duart e tua dhe do të bësh vepra të mrekullueshme; dhe asnjë fuqi nuk do të jetë në gjendje të ta heqë nga duart, sepse ajo është vepra e Perëndisë.

9 Dhe, si rrjedhim, çfarëdo që të më kërkosh të ta tregoj me anë të atij mjeti, atë do të të jap dhe ti do të kesh dituri lidhur me të.

10 Kujto se pa abesim ti s’mund të bësh asgjë; prandaj kërko me besim. Mos luaj me këto gjëra; mos bkërko atë që nuk duhet ta kërkosh.

11 Pyet që të mund të njohësh misteret e Perëndisë dhe që të mund të apërkthesh e të mund të marrësh dituri nga gjithë ato anale të lashta që kanë qenë fshehur, të cilat janë të shenjta; dhe sipas besimit tënd, do të bëhet për ty.

12 Vër re, jam unë që e kam folur atë; dhe unë jam po ai që të foli ty që nga fillimi. Amen.