Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 91


Seksioni 91

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 9 mars 1833 (History of the Church, 1:331–332). Profeti u përfshi në këtë kohë në përkthimin e Dhjetës së Vjetër. Pasi kishte ardhur te pjesa e shkrimeve të lashta të quajtura Apokrifa, ai i kërkoi Zotit dhe mori këtë udhëzim.

1–3, Apokrifa është kryesisht e përkthyer saktë, por përmban shumë ndërfutje nga dora e njerëzve, që nuk janë të vërteta; 4–6, Ajo është e dobishme për ata që ndriçohen nga Shpirti.

1 Në të vërtetë, kështu ju thotë Zoti lidhur me aApokrifën—Ka shumë gjëra që përmbahen atje, të cilat janë të vërteta, dhe ajo është përkthyer kryesisht saktë;

2 Ka shumë gjëra që përmbahen atje, që nuk janë të vërteta, të cilat janë ndërfutje nga dora e njerëzve.

3 Në të vërtetë, unë ju them se nuk është e nevojshme që Apokrifa të përkthehet.

4 Si rrjedhim, kushdo që e lexon atë, duhet të akuptojë, sepse Shpirti e manifeston të vërtetën;

5 Dhe kushdo që ndriçohet nga aShpirti, do të marrë përfitim prej saj;

6 Dhe kushdo që nuk e merr me anë të Shpirtit, nuk mund të ketë përfitim. Si rrjedhim, nuk është e nevojshme që ajo të përkthehet. Amen.