Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 56


Seksioni 56

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:186–188). Ezra Thayre, i cili ishte caktuar të udhëtonte për në Missouri me Thomas B. Marsh-in (shih seksionin 52:22), nuk ishte në gjendje ta fillonte misionin e tij kur tjetri ishte gati. Plaku Thayre nuk ishte gati të nisej në udhëtimin e tij për shkak të përfshirjes së tij në probleme në Thompson, Ohio (shih kreun e seksionit 54). Zoti iu përgjigj kërkesës së Profetit për çështjen duke dhënë këtë zbulesë.

1–2, Shenjtorët duhet ta marrin kryqin e tyre dhe të ndjekin Zotin për të fituar shpëtim; 3–13, Zoti urdhëron e anulon dhe të pabindurit dëbohen; 14–17, Mjerë të pasurit që nuk do të ndihmojnë të varfërit dhe mjerë të varfërit, zemrat e të cilëve s’janë të thyera; 18–20, Bekuar janë të varfërit që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.

1 Vini vesh, O ju njerëz që ashpallni emrin tim, tha Zoti, Perëndia juaj; sepse, vini re, inati im ndizet kundër rebelëve dhe ata do ta njohin krahun tim dhe indinjatën time, në ditën e bndëshkimit dhe të zemërimit mbi kombet.

2 Dhe ai që nuk do ta marrë akryqin e tij e nuk do të më bndjekë dhe nuk do të zbatojë urdhërimet e mia, po ai nuk do të shpëtohet.

3 Vini re, unë, Zoti, urdhëroj; dhe ai që nuk do të abindet, do të bflaket në kohën time, pasi unë kam urdhëruar dhe urdhërimi është shkelur.

4 Si rrjedhim, unë, Zoti, urdhëroj dhe aanuloj, siç më duket mua mirë; dhe kjo e gjitha për të marrë përgjigje mbi kokat e brebelëve, tha Zoti.

5 Si rrjedhim, unë e anuloj urdhërimin që iu dha shërbëtorëve të mi aThomas B. Marsh dhe Ezra Thayre dhe i jap një urdhërim të ri shërbëtorit tim Thomas, që ai duhet ta nisë udhëtimin e tij me të shpejtë për në tokën e Missouri-t dhe shërbëtori im Selah J. Griffin do të shkojë me të gjithashtu.

6 Sepse vini re, unë e anuloj urdhërimin që u ishte dhënë shërbëtorëve të mi Selah J. Griffin dhe Newel Knight si pasojë e kokëfortësisë së njerëzve të mi që janë në Thompson dhe të rebelimeve të tyre.

7 Si rrjedhim, shërbëtori im Newel Knight duhet të mbetet me ta; dhe të gjithë ata që duan të shkojnë, mund të shkojnë, ata që janë të penduar para meje dhe të udhëhequr prej tij për në vendin që unë kam caktuar.

8 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them se shërbëtori im Ezra Thayre duhet të pendohet për akrenarinë e tij dhe për egoizmin e tij e t’i bindet urdhërimit të mëparshëm që unë ia kam dhënë, lidhur me vendin në të cilin ai jeton.

9 Dhe nëse do ta bëjë këtë, ngaqë nuk do të ketë ndarje të bëra mbi tokën, ai do të caktohet përsëri për të shkuar në tokën e Missouri-t.

10 Përndryshe ai duhet të marrë paratë që ka paguar e duhet të largohet nga vendi dhe duhet të aflaket jashtë kishës sime, thotë Zoti, Perëndia i ushtrive;

11 Dhe sikur qielli dhe toka të kalojnë, këto fjalë nuk do të akalojnë, por do të përmbushen.

12 Dhe nëse shërbëtori im Joseph Smith i Riu duhet patjetër të paguajë paratë, vini re, unë, Zoti, do t’ia paguaj ato përsëri në tokën e Missouri-t, që ata nga të cilët ai do të marrë, të mund të shpërblehen përsëri sipas asaj që bëjnë;

13 Sepse sipas asaj që bëjnë, ata do të marrin, madje në toka për trashëgimin e tyre.

14 Vini re, kështu u thotë Zoti njerëzve të mi—ju keni shumë gjëra për të bërë dhe për t’u penduar; sepse, vini re, mëkatet tuaja kanë ardhur tek unë dhe nuk janë falur, pasi ju kërkoni të akëshilloni sipas mënyrave tuaja.

15 Dhe zemrat tuaja nuk kënaqen. Dhe ju nuk i bindeni së vërtetës, por akënaqeni në padrejtësi.

16 Mjerë ju njerëz të apasur, që nuk do t’ua bjepni pasurinë tuaj të cvarfërve, sepse dpasuritë tuaja do t’i gërryejnë shpirtrat tuaj; dhe ky do të jetë vajtimi juaj në ditën e ndëshkimit dhe të gjykimit, dhe të indinjatës: eKorrja kaloi, vera mbaroi dhe shpirti im nuk shpëtohet!

17 Mjerë ju njerëz a varfër, zemrat e të cilëve nuk janë të thyera, shpirtrat e të cilëve nuk janë të penduar e barqet e të cilëve nuk janë të kënaqur dhe duart e të cilëve nuk përmbahen nga marrja e të mirave të njerëzve të tjerë, sytë e të cilëve janë plot blakmi dhe që nuk do të punoni me duart tuaja!

18 Por bekuar janë të avarfërit që janë të pastër në zemër, zemrat e të cilëve janë të bthyera dhe shpirtrat e të cilëve të penduar, sepse ata do ta shohin cmbretërinë e Perëndisë duke ardhur me fuqi e lavdi të madhe, deri në çlirimin e tyre; sepse bollëku i dtokës do të jetë i tyre.

19 Sepse, vini re, Zoti do të vijë dhe ashpërblimi i tij do të jetë me të e ai do ta shpërblejë çdo njeri dhe të varfërit do të gëzohen;

20 Dhe brezat e tyre do ta atrashëgojnë tokën nga brezi në brez, përherë e përgjithmonë. Dhe tani unë i jap fund të folurit për ju. Madje kështu. Amen.