Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 51


Seksioni 51

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Thompson, Ohio, maj 1831 (History of the Church, 1:173–174). Në këtë kohë Shenjtorët që po largoheshin nga shtetet e lindjes, filluan të arrijnë në Ohio dhe u bë e domosdoshme të bëheshin rregullime përfundimtare për vendosjen e tyre. Ngaqë kjo ndërmarrje i përkiste veçanërisht detyrës së peshkopit, Peshkopi Edward Partridge kërkoi udhëzime për çështjen dhe Profeti i kërkoi Zotit.

1–8, Edward Partridge caktohet për të rregulluar kujdestaritë dhe pasuritë; 9–12, Shenjtorët duhet të veprojnë me ndershmëri dhe të trajtohen po ashtu; 13–15, Ata duhet të kenë një shtëpi ruajtjeje të peshkopit dhe t’i organizojnë pasuritë sipas ligjit të Zotit; 16–20, Ohio duhet të jetë një vend i përkohshëm mbledhjeje.

1 Dëgjomëni mua, tha Zoti, Perëndia juaj, dhe unë do t’i flas shërbëtorit tim aEdward Partridge e do t’i jap atij udhëzime; sepse është e nevojshme që ai të marrë udhëzime se si t’i organizojë këta njerëz.

2 Sepse është e nevojshme që ata të organizohen sipas aligjeve të mia; ose përndryshe, ata do të flaken.

3 Si rrjedhim, shërbëtori im Edward Partridge dhe ata që ai ka zgjedhur, në të cilët unë jam mjaft i kënaqur, duhet t’u caktojnë këtyre njerëzve pjesët e tyre, çdonjërit në mënyrë të abarabartë sipas familjes së tij, sipas rrethanave të tij dhe dëshirave e bnevojave të tij.

4 Dhe shërbëtori im Edward Partridge, kur do t’i caktojë dikujt pjesën e tij, duhet t’i japë atij një dokument që do t’ia sigurojë atij pjesën e tij, që ai ta mbajë atë, madje këtë të drejtë dhe këtë trashëgim në kishë, derisa ai të bëjë shkelje dhe të mos konsiderohet i denjë nga zëri i kishës, sipas ligjeve dhe abesëlidhjeve të kishës, për të qenë pjesë e kishës.

5 Dhe nëse do të bëjë shkelje dhe nuk konsiderohet i denjë për të qenë pjesë e kishës, ai nuk do të ketë fuqi ta kërkojë atë pjesë, të cilën ia ka përkushtuar peshkopit për të varfërit dhe nevojtarët e kishës sime; si rrjedhim, ai nuk do ta ruajë dhuratën, por do të ketë të drejtë vetëm mbi atë pjesë që i është dhënë atij.

6 Dhe kështu gjithçka do të sigurohet, a përputhje me bligjet e vendit.

7 Dhe ajo që u përket këtyre njerëzve, duhet t’u caktohet këtyre njerëzve.

8 Dhe aparatë që u lihen këtyre njerëzve—duhet të ketë një përfaqësues të caktuar këtyre njerëzve, për t’i marrë bparatë që të sigurojnë ushqim e veshje, sipas dëshirave të këtyre njerëzve.

9 Dhe çdo njeri duhet të veprojë me andershmëri e të jetë i barabartë mes këtyre njerëzve dhe të marrë në mënyrë të barabartë, që të mund të jini bnjë, madje siç ju kam urdhëruar.

10 Dhe mos lejoni që ajo që u përket këtyre njerëzve, të merret e t’u jepet atyre të një kishe atjetër.

11 Si rrjedhim, nëse një kishë tjetër do të marrë para prej kësaj kishe, ata duhet t’ia paguajnë kësaj kishe përsëri, ashtu siç do të bien dakort;

12 Dhe kjo do të bëhet nëpërmjet peshkopit ose përfaqësuesit që do të caktohet me anë të azërit të kishës.

13 Dhe përsëri, peshkopi duhet t’i caktojë një ashtëpi ruajtjeje kësaj kishe; dhe të gjitha gjërat që janë më shumë sesa është e bnevojshme për dëshirat e këtyre njerëzve, duhet të mbahen në duart e peshkopit.

14 Dhe ai gjithashtu duhet të ruajë për vetë dëshirat e tij dhe për dëshirat e familjes së tij, pasi ai do të përfshihet në bërjen e kësaj pune.

15 Dhe kështu unë iu jap këtyre njerëzve një privilegj për t’u organizuar sipas aligjeve të mia.

16 Dhe unë u përkushtoj atyre akëtë tokë për një stinë të vogël, derisa unë, Zoti, të siguroj për ta në një mënyrë tjetër dhe t’i urdhëroj ata të largohen prej këtu;

17 Dhe ora e dita nuk u është dhënë atyre, si rrjedhim, ata duhet të veprojnë mbi këtë vend, si të ishin për vite, dhe kjo do t’u dalë për të mirën e tyre.

18 Vini re, ky do të jetë anjë shembull për shërbëtorin tim Edward Partridge, në vende të tjera, në të gjitha kishat.

19 Dhe kushdo që gjendet akujdestar besnik, i drejtë e i mençur, do të hyjë në bgëzimin e Zotit të tij dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme.

20 Në të vërtetë, unë ju them, unë jam Jezu Krishti, që avjen shpejt, në një borë që s’e mendoni. Madje kështu. Amen.