Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 131


Seksioni 131

Udhëzime nëpërmjet Joseph Smith Profetit, dhënë në Ramus, Illinois, më 16 dhe 17 maj 1843 (History of the Church, 5:392–393).

1–4, Martesa çelestiale është thelbësore për ekzaltimin në qiellin më të lartë; 5–6, Shpjegohet se si vulosen njerëzit për jetën e përjetshme; 7–8, Gjithë shpirti është materie.

1 alavdinë çelestiale ka tre qiej ose shkallë;

2 Dhe me qëllim që të fitojë a të lartën, një njeri duhet të hyjë në këtë rend të priftërisë [domethënë besëlidhjen e re dhe të përjetshme të bmartesës];

3 Dhe nëse nuk e bën këtë, ai nuk mund ta fitojë atë.

4 Ai mund të hyjë në një tjetër, por është fundi i mbretërisë së tij; ai nuk mund të ketë arritje.

5 (17 maj 1843.) Fjala më e sigurtë e aprofecisë do të thotë që një njeri e di se ai bvuloset për cjetë të përjetshme, me anë të zbulesës dhe të shpirtit të profecisë, nëpërmjet fuqisë së Priftërisë së Shenjtë.

6 Është e pamundur për një njeri të ashpëtohetbpadituri.

7 Nuk ka diçka të tillë si materie jomateriale. Gjithë ashpirti është materie, por është më i pastër e më i përpunuar dhe mund të dallohet vetëm me anë të syve më të bpastër;

8 Ne nuk mund ta shohim atë; por kur trupat tanë të pastrohen, ne do ta shohim se është i tëri materie.