Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 71


Seksioni 71

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 1 dhjetor 1831 (History of the Church, 1:238–239). Profeti kishte vazhduar të përkthente Biblën, me Sidney Rigdon-in si shkruesin e tij, derisa kjo zbulesë u mor, kohë në të cilën ai ishte lënë përkohësisht mënjanë, si për t’i bërë ata të aftë të përmbushnin udhëzimin e dhënë këtu. Vëllezërit duhej të shkonin për të predikuar me qëllim që të zbusnin ndjenjat jomiqësore që ishin zhvilluar kundër Kishës si rezultat i botimit të disa artikujve në gazetë nga Ezra Booth, që e kishte braktisur Kishën (besimin).

1–4, Joseph Smith-i dhe Sidney Rigdon-i dërgohen për të shpallur ungjillin; 5–11, Armiqtë e Shenjtorëve do të ngatërrohen.

1 Vini re, kështu ju thotë Zoti juve, shërbëtorëve të mi Joseph Smith i Riu dhe aSidney Rigdon, se koha me të vërtetë ka ardhur që është e nevojshme dhe e domosdoshme për mua që ju duhet t’i hapni gojët tuaja në bshpalljen e ungjillit tim, të gjërave të mbretërisë, duke i shpjeguar cmisteret e saj nga shkrimet e shenjta, sipas asaj pjese të Shpirtit dhe të fuqisë që do t’ju jepet, madje siç dëshiroj unë.

2 Në të vërtetë unë ju them, shpallini botës në krahinat përreth dhe në kishë gjithashtu, për hapësirën e një stine, madje derisa t’ju bëhet e ditur juve.

3 Në të vërtetë ky është një mision për një stinë, të cilin unë jua jap.

4 Prandaj, punoni në vreshtin tim. U bëni thirrje banorëve të tokës dhe jepni dëshmi e përgatisni udhën për urdhërimet dhe zbulesat që do të vijnë.

5 Tani, vini re, kjo është urtësi; kushdo që lexon, duhet të akuptojë dhe të bpranojë gjithashtu;

6 Sepse atij që pranon, do t’i jepet më me abollëk, madje fuqi.

7 Prandaj, angatërrojini armiqtë tuaj; u bëni thirrje që të btakohen me ju, si në publik, edhe në fshehtësi; dhe për aq sa jeni besnikë, turpi i tyre do të bëhet i dukshëm.

8 Prandaj, le të sjellin ata arsyet e tyre të forta kundër Zotit.

9 Në të vërtetë, kështu ju thotë Zoti—nuk ka asnjë aarmë që formohet kundër jush, që do të përparojë;

10 Dhe nëse dikush ngre zërin e tij kundër jush, ai do të ngatërrohet në kohën time.

11 Prandaj, i mbani urdhërimet e mia; ato janë të vërteta dhe besnike. Madje kështu. Amen.