Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 30


Seksioni 30

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit David Whitmer-it, Peter Whitmer të Riut, dhe John Whitmer-it, në Fayette, New York, shtator 1830, pas konferencës treditore në Fayette, por përpara se pleqtë e Kishës të shpërndaheshin (History of the Church, 1:115–116). Në fillim ky material u botua si tre zbulesa; ai u ndërthur në një seksion nga Profeti për botimin e 1835-ës të Doktrina e Besëlidhje.

1–4, David Whitmer-i qortohet, sepse dështoi të shërbente me zell; 5–8, Peter Whitmer-i, i Riu, duhet të shoqërojë Oliver Cowdery-n në një mision te Lamanitët; 9–11, John Whitmer-i thirret për të predikuar ungjillin.

1 Vër re, unë të them ty, aDavid, se ti ke pasur bfrikë nga njeriu dhe nuk je cmbështetur tek unë për forcë, siç duhej të bëje.

2 Por mendja jote ka qenë në gjërat e atokës më shumë se në gjërat e mia, Bërësit tënd, dhe se në shërbesën në të cilën je thirrur; dhe ti nuk ia ke vënë veshin Shpirtit tim dhe atyre që u caktuan mbi ty, por të është mbushur mendja prej atyre që unë s’i kam urdhëruar.

3 Si rrjedhim, ti je lënë të kërkosh për veten tënde nga dora ime dhe të amendosh thellë për gjërat që ke marrë.

4 Dhe shtëpia jote duhet të jetë në shtëpinë e atit tënd, derisa të të jap urdhërime të mëtejshme. Dhe ti duhet t’i kushtohesh ashërbesës në kishë dhe përpara botës e në krahinat përreth. Amen.

5 Vër re, unë të them, aPeter, se duhet ta bësh budhëtimin me vëllanë tënd, Oliver-in; pasi ckoha ka ardhur që është e nevojshme për mua që ti të hapësh gojën për të shpallur ungjllin tim; si rrjedhim, mos ki frikë, por dvëru veshin fjalëve dhe këshillës së vëllait tënd, të cilën ai do të ta japë.

6 Dhe hidhërohu në gjithë hidhërimet e tij, gjithnjë duke e drejtuar zemrën tënde tek unë me lutje e besim, për çlirimin e tij dhe tëndin; sepse unë i kam dhënë atij fuqi të ngrejë akishën time mes bLamanitëve;

7 Dhe askënd nuk e kam caktuar të jetë këshilltari i tij ambi të në kishë, lidhur me çështjet e kishës, përveçse vëllait të tij, Joseph Smith të Riut.

8 Prandaj vërja veshin këtyre gjërave dhe ji i zellshëm në mbajtjen e urdhërimeve të mia, dhe ti do të bekohesh me jetë të përjetshme. Amen.

9 Vër re, unë të them ty, shërbëtorit tim John, se ti duhet të fillosh, që tani e tutje, të ashpallësh ungjillin tim, si me bzërin e një borie.

10 Dhe ti duhet të punosh te vëllai yt, Philip Burroughs dhe në rrethinat e asaj krahine, po, kudo ku mund të dëgjohesh, derisa të të urdhëroj të ikësh prej andej.

11 Dhe gjithë puna jote do të jetë në Sion, me tërë shpirtin tënd, që tani e tutje; po, ti gjithmonë duhet ta hapësh gojën për kauzën time, duke mos pasur afrikë se ç’mund të bëjnë bnjerëzit, sepse unë jam cme ty. Amen.