Të organizosh. Perëndia, duke punuar nëpërmjet Birit të tij, Jezu Krishtit, organizoi elementet në natyrë për të formuar tokën. Ati Qiellor dhe Jezusi krijuan njeriun sipas shëmbëlltyrës së tyre (Mois. 2:26–27 ).
Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën, Zan. 1:1 .
Le ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë, Zan. 1:26 (Mois. 2:26–27 ; Abr. 4:26 ).
Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij, Gjo. 1:3, 10 .
Në të u krijuan të gjitha gjërat që janë në qiell, Kol. 1:16 (Mosia 3:8 ; Hel. 14:12 ).
Perëndia i bëri botët me anë të Birit të tij, Heb. 1:2 .
Jezu Krishti krijoi qiejt dhe tokën, DeB 14:9 .
Ai krijoi njeriun, mashkullin dhe femrën, sipas shëmbëlltyrës së tij, DeB 20:18 .
Botët pa numër i kam krijuar, Mois. 1:33 .
Me anë të të Vetëmlindurit tim e krijova qiellin, Mois. 2:1 .
Unë, Zoti Perëndi, i krijova të gjitha gjërat shpirtërisht, përpara se të ishin në mënyrë të natyrshme mbi faqen e tokës, Mois. 3:5 .
Miliona toka si kjo nuk do të ishin një fillim në morinë e krijimeve të tua, Mois. 7:30 .
Perënditë organizuan dhe formuan qiejt, Abr. 4:1 .