Ndihma për Studimin
Pashkë Judease


Pashkë Judease

Festa e Pashkës u krijua për t’i ndihmuar fëmijët e Izraelit të kujtonin kur engjëlli shkatërrues kaloi mbi shtëpitë e tyre dhe i çliroi ata nga egjiptianët (Eks. 12:21–28; 13:14–15). Qengjat e pacënuar, gjaku i të cilëve u përdor si shenjë për ta shpëtuar Izraelin në lashtësi, janë simbol i Jezu Krishtit, Qengjit të Perëndisë, sakrifica e të cilit shëlbeu tërë njerëzimin.