Jona
    Footnotes
    Theme

    Jona

    Një profet i Dhjatës së Vjetër i cili u thirr nga Zoti për të predikuar pendim në qytetin e Ninevesë (Jon. 1:1–2).

    Libri i Jonas

    Një libër në Dhjatën e Vjetër që tregon për një përvojë të jetës së Jonas. Ndoshta Jona nuk e shkroi vetë librin. Ideja kryesore e librit të Jonas është se Jehovai mbretëron kudo dhe nuk e kufizon dashurinë e tij për një komb ose popull të vetëm.

    kapitullin 1, Zoti e thirri Jonan për të predikuar në Nineve. Në vend që të bënte siç e kishte urdhëruar Zoti, Jona iku me varkë dhe u gëlltit nga një peshk i madh. Në kapitullin 2, Jona iu lut Zotit dhe peshku e nxori Jonan jashtë në tokë të thatë. Kapitulli 3 shënon që Jona shkoi në Nineve dhe profetizoi për shkatërrimin e saj. Megjithatë, njerëzit u penduan. Në kapitullin 4, Zoti e qortoi rëndë Jonan, i cili u zemërua që Zoti i shpëtoi njerëzit.

    Jezusi na mësoi se gëlltitja e Jonas nga peshku shërbeu si simbol i parashikimit të vdekjes dhe ringjalljes së vetë Jezusit (Mt. 12:39–40; 16:4; Llu. 11:29–30).