Ndihma për Studimin
Kryqëzim


Kryqëzim

Një mënyrë romake ekzekutimi, e zakonshme gjatë kohëve të Dhjatës së Re, në të cilën personi vritej duke e lidhur ose duke ia gozhduar duart dhe këmbët e tij në një kryq. Zakonisht kjo u bëhej vetëm skllevërve dhe kriminelëve më të ulët. Kryqëzimi shpesh paraprihej nga fshikullimi ose rrahja me kamzhik (Mr. 15:15). Personi që kryqëzohej, zakonisht detyrohej të mbante kryqin e tij deri në vendin e ekzekutimit (Gjo. 19:16–17). Veshjet e tij zakonisht merreshin nga ushtarët të cilët kryenin dënimin (Mt. 27:35). Kryqi ngulej në tokë në mënyrë të tillë që këmbët e personit ishin vetëm 30 deri 60 centimetra mbi tokë. Kryqi ruhej nga ushtarë derisa personi në kryq vdiste, gjë e cila nganjëherë zgjaste deri në tri ditë (Gjo. 19:31–37).

Jezu Krishti u kryqëzua, ngaqë një grup jobesimtarësh në mënyrë të rreme e akuzuan atë për trazira kundër Cezarit dhe blasfemi ngaqë tha se ishte Biri i Perëndisë. Një mantel i kuq (Gjo. 19:2), një kurorë me gjemba dhe fyerje të tjera iu bënë Jezusit (Mt. 26:67; Mr. 14:65).