Ndihma për Studimin
Jeremia


Jeremia

Një profet i Dhjatës së Vjetër që u lind në një familje priftërore dhe profetizoi në Jude nga 626–586 para K. Ai jetoi pothuajse në të njëjtën kohë me profetë të tjerë të mëdhej si: Lehi, Ezekieli, Osea dhe Danieli.

Jeremia u shugurua të ishte profet në jetën para lindjes (Jer. 1:4–5). Gjatë afërsisht dyzet viteve si profet, ai mësoi kundër idhujtarisë dhe imoralitetit mes popullit judeas (Jer. 3:1–5; 7:8–10). Atij iu desh të përballonte kundërshtim dhe fyerje të vazhdueshme (Jer. 20:2; 36:18–19; 38:4). Pas rënies së Jeruzalemit, judenjtë që u arratisën për në Egjipt, e morën Jeremian me vete (Jer. 43:5–6), ku, sipas traditës, ata e qëlluan me gurë deri në vdekje.

Libri i Jeremias

Kapitujt 1–6 përmbajnë profecitë e dhëna gjatë mbretërimit të Josias. Kapitujt 7–20 janë profeci gjatë kohës së Joakimit. Kapitujt 21–38 kanë të bëjnë me mbretërimin e Zedekias. Kapitujt 39–44 përmbajnë profeci dhe përshkruajnë ngjarje historike pas rënies së Jeruzalemit. Kapitulli 45 përmban një premtim për Barukun, shkruesin e tij, se jeta e Barukut do të ruhej. Së fundi, kapitujt 46–51 janë profeci kundër kombeve të huaja. Kapitulli 52 përbën një përfundim historik. Disa nga profecitë e Jeremias përmbaheshin në fletët prej tunxhi të Labanit, të marra nga Nefi (1 Ne. 5:10–13). Jeremia përmendet edhe dy herë të tjera në Librin e Mormonit (1 Ne. 7:14; Hel. 8:20).

Libri i Jeremias gjithashtu përmban një mirënjohje të jetës para lindjes së njeriut dhe të parashugurimit të Jeremias (Jer. 1:4–5); një profeci të kthimit të Izraelit nga gjendja e tij e shpërndarë, duke mbledhur një nga një qytet dhe dy nga një familje për në Sion, një tokë e këndshme ku Izraeli dhe Juda të mund të jetonin në siguri e paqe (Jer. 3:12–19); dhe një profeci të Zotit duke e mbledhur Izraelin nga shtetet e veriut, duke dërguar shumë “peshkatarë” dhe “gjuetarë” për t’i gjetur (Jer. 16:14–21). Kjo ngjarje e ditëve të mëvonshme do të jetë më e madhe në përmasa sesa nxjerrja e Izraelit nga Egjipti prej Moisiut (Jer. 16:13–15; 23:8).