Ndihma për Studimin
Gjyqtarë(ve), Libri i


Gjyqtarë(ve), Libri i

Një libër në Dhjatën e Vjetër. Libri i Gjyqtarëve flet për izraelitët nga vdekja e Jozueut deri në lindjen e Samuelit.

Kapitujt 1–3 janë një parathënie për të gjithë librin e Gjyqtarëve. Ato shpjegojnë se, ngaqë izraelitët nuk i shporën armiqtë e tyre (Gjy. 1:16–35), ata duhet të vuanin pasojat: humbjen e besimit, martesa me jobesimtarët dhe idhujtari. Kapitujt 3–5 janë përvoja e Deborës dhe Barakut, të cilët e shpëtuan Izraelin prej kanaanitëve. Kapitujt 6–8 janë përvojat besimnxitëse të Gideonit, të cilin Zoti e bekoi për të shpëtuar Izraelin prej madianitëve. Në kapitujt 9–12 burra të ndryshëm shërbejnë si gjyqtarë në Izrael, kryesisht në braktisje të besimit dhe nën shtypje. Kapitujt 13–16 tregojnë ngritjen dhe rënien e gjyqtarit të fundit, Samsonit. Kapitujt përfundimtarë, 17–21, mund të përshkruhen si një shtojcë që zbulon thellësitë e mëkateve të Izraelit.