Mana
    Footnotes
    Theme

    Mana

    Një lëndë ushqyese e butë, si flokë bore, me shijen e mjaltit (Eks. 16:14–31) ose të vajit të freskët (Num. 11:8). Zoti e dha atë për të ushqyer fëmijët e Izraelit gjatë dyzet viteve të tyre në shkretëtirë (Eks. 16:4–5, 14–30, 35; Joz. 5:12; 1 Ne. 17:28).

    Fëmijët e Izraelit e quajtën atë mana (ose man-hu në hebraisht) që do të thoshte “Ç’është kjo?”—sepse ata nuk e dinin se ç’ishte (Eks. 16:15). Gjithashtu u quajt “ushqim i engjëjve” dhe “bukë nga qielli” (Psa. 78:24–25; Gjo. 6:31). Ishte një simbol për Krishtin, i cili do të ishte Buka e Jetës (Gjo. 6:31–35).