Ndihma për Studimin
Simbolizëm


Simbolizëm

Të përdorësh diçka si një ngjashmëri ose shëmbëlltyrë të një diçkaje tjetër. Simbolizimi në shkrimet e shenjta përdor një objekt, ngjarje ose rrethanë të njohur për të përfaqësuar një parim ose mësim të ungjillit. Për shembull, profeti Alma i Librit të Mormonit përdori një farë për të përfaqësuar fjalën e Perëndisë (Alma 32).

Profetët nëpër tërë shkrimet e shenjta përdorën simbolizimin për të na mësuar rreth Jezu Krishtit. Disa prej këtyre simboleve përfshijnë ceremoni dhe ordinanca (Mois. 6:63), flijime (Heb. 9:11–15; Mois. 5:7–8), sakramentin (Llu. 22:13–20; PJS, Mr. 14:20–24) dhe pagëzimin (Rom. 6:1–6; DeB 128:12–13). Shumë emra biblikë janë simbolikë. Ceremonia e tabernakullit në Dhjatën e Vjetër dhe ligji i Moisiut përfaqësonin të vërteta të përjetshme (Heb. 8–10; Mosia 13:29–32; Alma 25:15; Hel. 8:14–15). Për shembuj të tjerë shih Mt. 5:13–16; Gjo. 3:14–15; Jakobi 4:5; Alma 37:38–45.