Ndihma për Studimin
Mikea


Mikea

Një profet i Dhjatës së Vjetër. Ai ishte i lindur në Moresheth-Gathit, në vendin e sheshtë të Judës dhe profetizoi ndërkohë që Ezekia ishte mbret (Mikea 1:1–2).

Libri i Mikeas

Mikea është i vetmi libër në Dhjatën e Vjetër që e përmend Bethlehemin si vendin ku do të lindej Mesia (Mik. 5:2). Në libër Zoti u këshillua me popullin e tij dhe u ripërmendi mirësinë e tij të shkuar për ta; ai kërkoi prej tyre drejtësi, mëshirë dhe përulësi (Mik. 6:8).