Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 104


Seksioni 104

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit më 23 prill 1834 lidhur me urdhërin e bashkuar ose urdhërin e Kishës për përfitimin e të varfërve (History of the Church, 2:54–60). Rasti ishte ai i një mbledhjeje të këshillit të Presidencisë së Parë dhe priftërinjve të tjerë të lartë, në të cilin nevojat e menjëhershme tokësore të njerëzve u morën në konsideratë. Urdhëri i bashkuar në Kirtland duhej të shpërndahej përkohësisht dhe të riorganizohej dhe pronësitë si kujdestari duhej të ndaheshin mes anëtarëve të urdhërit.

1–10, Shenjtorët që bëjnë shkelje ndaj urdhërit të bashkuar do të mallkohen; 11–16, Zoti siguron për Shenjtorët e tij sipas mënyrës së tij; 17–18, Ligji i ungjillit qeveris kujdesin për të varfërit; 19–46, Kujdestaritë dhe bekimet e vëllezërve të ndryshëm caktohen; 47–53, Urdhëri i bashkuar në Kirtland dhe urdhëri në Sion duhet të veprojnë të ndarë; 54–66, Thesari i shenjtë i Zotit ngrihet për botimin e shkrimeve të shenjta; 67–77, Thesari i përgjithshëm i urdhërit të bashkuar duhet të veprojë mbi bazën e miratimit të përbashkët; 78–86, Ata njerëz në urdhërin e bashkuar duhet t’i paguajnë të gjitha borxhet e tyre dhe Zoti do t’i çlirojë nga robëria financiare.

1 Në të vërtetë unë ju them juve, miqve të mi, unë ju jap një këshillë dhe një urdhërim, lidhur me gjithë pronat që i përkasin urdhërit të cilin e urdhërova të organizohet dhe të ngrihet, për të qenë një aurdhër i bashkuar dhe një urdhër i përjetshëm, për të mirën e kishës sime dhe për shpëtimin e njerëzve derisa unë të vij—

2 Me premtimin e palëvizshëm dhe të pandryshueshëm se, për aq sa ata të cilët i urdhërova, ishin besnikë, ata do të bekoheshin me një shumëllojshmëri bekimesh.

3 Por për aq sa nuk ishin besnikë, ata ishin pranë mallkimit.

4 Si rrjedhim, për aq sa disa nga shërbëtorët e mi nuk e kanë zbatuar urdhërimin, por e kanë thyer besëlidhjen nëpërmjet azilisë dhe fjalëve mashtruese, unë i kam mallkuar me një mallkim të ashpër dhe serioz.

5 Sepse, unë, Zoti, e kam shpallur në zemrën time se, për aq sa dikush që i përket urdhërit, do të bëjë shkelje ose, me fjalë të tjera, do ta thyejë besëlidhjen me të cilën jeni lidhur, ai do të mallkohet në jetën e tij dhe do të tërhiqet zvarrë nga ai që unë dëshiroj;

6 Sepse unë, Zoti, nuk duhet të amerrem nëpër këmbë për këto gjëra—

7 Dhe kjo e gjitha që të pafajshmit mes jush të mos ndëshkohen me të padrejtët; dhe që fajtorët mes jush të mos shpëtojnë; sepse unë, Zoti, ju kam premtuar një akurorë lavdie në të djathtën time.

8 Si rrjedhim, për aq sa gjendeni shkelës, ju nuk mund t’i shpëtoni zemërimit tim gjatë jetës suaj.

9 Për aq sa adëboheni për shkelje, ju nuk mund t’u shpëtoni bgoditjevecSatanit deri në ditën e shëlbimit.

10 Dhe unë tani ju jap fuqi që nga ky çast që, nëse dikush mes jush, i urdhërit, gjendet shkelës dhe nuk pendohet për ligësinë, që ju do t’ua dorëzoni atë goditjeve të Satanit; dhe ai nuk do të ketë fuqi për të asjellë ligësi mbi ju.

11 Është urtësi në mua; si rrjedhim, një urdhërim ju jap që ju duhet të organizoheni dhe t’i caktoni çdo njeriu akujdestarinë e tij;

12 Që kushdo të mund të më japë llogari për kujdestarinë që i caktohet atij.

13 Sepse është e nevojshme që unë, Zoti, duhet ta bëj këdo të apërgjegjshëm, si bkujdestar mbi bekime tokësore, të cilat i kam bërë dhe i kam përgatitur për krijesat e mia.

14 Unë, Zoti, i shtriva qiejt dhe andërtova tokën, pikërisht me bpunën e duarve të mia; dhe gjithë gjërat në to janë të miat.

15 Dhe është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi, sepse gjithë gjërat janë të miat.

16 Por duhet të bëhet sipas amënyrës sime; dhe vini re kjo është mënyra që unë, Zoti, kam shpallur për të siguruar për shenjtorët e mi, që të bvarfërit do të lartësohen, në atë që të pasurit do të përulen.

17 Sepse atoka është plot dhe ka mjaft edhe për të kursyer; po, unë i përgatita të gjitha gjërat dhe u kam dhënë fëmijëve të njerëzve që të jenë bveprues për veten e tyre.

18 Si rrjedhim, në qoftë se dikush do të marrë nga abollëku që kam krijuar dhe nuk do t’u japë nga pjesa e tij, sipas bligjit të ungjillit tim, të cvarfërve dhe nevojtarëve, ai, me të ligjtë, do t’i hapë sytë e tij në dferr, duke qenë i munduar.

19 Dhe tani, në të vërtetë unë ju them, lidhur me pronat e aurdhërit

20 Shërbëtorit im Sidney Rigdon duhet t’i caktohet vendi ku do të banojë tani dhe vendi i fabrikës së lëkurëve për kujdestarinë e tij, për mbështetjen e tij, ndërsa po punon në vreshtin tim, madje siç dëshiroj unë, kur ta urdhëroj atë.

21 Dhe të gjitha gjërat duhet të bëhen sipas këshillës së urdhërit dhe miratimit ose zërit të bashkuar të urdhërit, që banon në tokën e Kirtland-it.

22 Dhe këtë kujdestari dhe bekim, unë, Zoti, e jap mbi shërbëtorin tim Sidney Rigdon për një bekim mbi të dhe farën e tij pas tij;

23 Dhe unë do të shumoj bekime mbi të, për aq sa ai do të jetë i përulur përpara meje.

24 Dhe përsëri, shërbëtorit tim Martin Harris duhet t’i jetë caktuar, për kujdestarinë e tij, vendi i tokës të cilën shërbëtori im John Johnson e fitoi në këmbim të trashëgimisë së tij të mëparshme, për të dhe farën e tij pas tij;

25 Dhe për aq sa ai është besnik, unë do të shumoj bekime mbi të dhe farën e tij pas tij.

26 Dhe shërbëtori im Martin Harris duhet t’i përkushtojë paratë e tij për shpalljen e fjalës sime, siç do ta drejtojë shërbëtori im Joseph Smith i Riu.

27 Dhe përsëri, shërbëtori im Frederick G. Williams duhet ta ketë vendin në të cilin ai banon tani.

28 Dhe shërbëtori im Oliver Cowdery duhet ta ketë vendin e veçuar që lidhet me shtëpinë, i cili duhet të jetë për zyrën e shtypit, që është vendi numër një dhe gjithashtu vendi mbi të cilin ati i tij banon.

29 Dhe shërbëtorët e mi Frederick G. Williams dhe Oliver Cowdery duhet ta ketë zyrën e shtypit dhe gjithë gjërat që lidhen me të.

30 Dhe kjo do të jetë kujdestaria që do t’iu caktohet atyre.

31 Dhe për aq sa ata janë besnikë, vini re, unë do t’i bekoj dhe do të shumoj bekime mbi ta.

32 Dhe ky është fillimi i kujdestarisë të cilën ua kam caktuar, për ta dhe farën e tyre pas tyre.

33 Dhe për aq sa ata janë besnikë, unë do të shumoj bekime mbi ta dhe farën e tyre pas tyre, madje një shumëllojshmëri bekimesh.

34 Dhe përsëri, shërbëtori im John Johnson duhet ta ketë shtëpinë në të cilën banon dhe trashëgiminë, të gjithë përveç tokës që është ruajtur për të andërtuar shtëpitë e mia, e cila lidhet me atë trashëgimi, dhe ato pjesë të cilat i janë caktuar shërbëtorit tim Oliver Cowdery.

35 Dhe për aq sa ai është besnik, unë do të shumoj bekime mbi të.

36 Dhe është vullneti im që ai duhet t’i shesë pjesët që shënohen, për ndërtimin e qytetit të shenjtorëve të mi, për aq sa do t’i bëhet atij e ditur nëpërmjet azërit të Shpirtit dhe sipas këshillës së urdhërit, dhe nëpërmjet zërit të urdhërit.

37 Dhe ky është fillimi i kujdestarisë që unë i kam caktuar atij, për një bekim mbi të dhe farën e tij pas tij.

38 Dhe për aq sa ai është besnik, unë do të shumoj një shumëllojshmëri bekimesh mbi të.

39 Dhe përsëri, shërbëtorit tim Newel K. aWhitney duhet t’i caktohen shtëpitë dhe vendi ku ai tani banon, dhe vendi e ndërtesa në të cilën dyqani tregtar qëndron, dhe gjithashtu vendi që është në cep në jug të dyqanit tregtar e gjithashtu vendi në të cilin është vendosur punishtja e hirit.

40 Dhe këtë të gjithën ia kam caktuar shërbëtorit tim Newel K. Whitney për kujdestarinë e tij, për një bekim mbi të dhe farën e tij pas tij, për përfitimin e dyqanit tregtar të urdhërit tim, të cilin e kam ngritur për hir të kunjit tim në tokën e Kirtland-it.

41 Po, në të vërtetë, kjo është kujdestaria që i kam caktuar shërbëtorit tim N. K. Whitney, madje tërë këtë dyqan tregtar, atij dhe apërfaqësuesit të tij, dhe farës së tij pas tij.

42 Dhe për aq sa ai është besnik në mbajtjen e urdhërimeve të mia, që ia kam dhënë, unë do të shumoj bekime mbi të dhe farën e tij pas tij, madje një shumëllojshmëri bekimesh.

43 Dhe përsëri, shërbëtorit tim, Joseph Smith të Riut, i kam caktuar vendin që është përcaktuar për ndërtimin e shtëpisë sime, që është dyqind metra i gjatë dhe gjashtëdhjetë metra i gjerë, dhe gjithashtu trashëgiminë mbi të cilën banon ati i tij;

44 Dhe ky është fillimi i kujdestarisë që kam caktuar mbi të, për një bekim mbi të dhe mbi atin e tij.

45 Sepse vini re, unë kam ruajtur një trashëgimi për aatin e tij, për mbështetjen e tij; prandaj ai do të llogaritet në shtëpinë e shërbëtorit tim, Joseph Smith të Riut.

46 Dhe unë do të shumoj bekime mbi shtëpinë e shërbëtorit tim, Joseph Smith të Riut, për aq sa ai është besnik, madje një shumëllojshmëri bekimesh.

47 Dhe tani, një urdhërim ju jap lidhur me Sionin, që ju nuk duhet të lidheni më si një urdhër i bashkuar me vëllezërit tuaj të Sionit, veçse në këtë mënyrë—

48 Pasi të organizoheni, ju do të quheni Urdhëri i Bashkuar i aKunjit të Sionit, Qyteti i Kirtland-it. Dhe vëllezërit tuaj, pasi të organizohen, do të quhen Urdhëri i Bashkuar i Qytetit të Sionit.

49 Dhe ata do të organizohen duke përdorur emrat e tyre dhe në emrin e tyre; dhe ata do ta bëjnë punën e tyre në emrin e tyre dhe duke përdorur emrat e tyre;

50 Dhe ju duhet ta bëni punën tuaj në emrin tuaj dhe duke përdorur emrat tuaj;

51 Dhe këtë e kam urdhëruar të bëhet për shpëtimin tuaj dhe gjithashtu për shpëtimin e tyre, si pasojë e adëbimit të tyre dhe të asaj që do të ndodhë.

52 aBesëlidhjet e thyera nëpërmjet shkeljes, me anë të bzilisë dhe fjalëve mashtruese—

53 Si rrjedhim, ju shpërndaheni si një urdhër i bashkuar me vëllezërit tuaj, që nuk jeni lidhur veçse në këtë çast me ta, veçse në këtë mënyrë, sikurse thashë, me anë të kredisë siç do të bihet dakort nga ky urdhër në këshill, siç do ta lejojnë rrethanat tuaja dhe siç do të drejtojë zëri i këshillit.

54 Dhe përsëri, një urdhërim ju jap lidhur me kujdestarinë tuaj, të cilën jua kam caktuar.

55 Vini re, gjithë këto prona janë të miat ose, përndryshe, besimi juaj është i kotë e ju gjendeni hipokritë dhe besëlidhjet që keni bërë me mua, thyhen;

56 Dhe nëse pronat janë të miat, atëherë ju jeni akujdestarë; përndryshe ju nuk jeni kujdestarë.

57 Por, në të vërtetë unë ju them, unë ju kam caktuar të jeni kujdestarë në shtëpinë time, madje kujdestarë me të vërtetë.

58 Për këtë qëllim ju kam urdhëruar të organizoheni, madje të shtypni afjalët e mia, plotësinë e shkrimeve të mia të shenjta, zbulesat që ju kam dhënë dhe që, tani e tutje, herë pas here do t’jua jap—

59 Për qëllimin e ngritjes së kishës dhe mbretërisë sime mbi tokë dhe të përgatitjes së popullit tim për akohën kur unë do të bbanoj me ta, e cila është fare pranë.

60 Dhe ju duhet të përgatisni për veten tuaj një vend për një thesar dhe duhet ta përkushtoni atë në emrin tim.

61 Dhe ju duhet të caktoni dikë mes jush për ta ruajtur thesarin dhe ai duhet të shugurohet në këtë bekim.

62 Dhe duhet të ketë një vulë për thesarin dhe gjithë gjërat e shenjta duhet të dorëzohen në thesar; dhe askush mes jush nuk duhet ta quajë të tijin atë ose një pjesë të tij, sepse ai duhet t’ju përkasë ju të gjithëve së bashku.

63 Dhe unë jua jap atë pikërisht që nga ky çast; dhe tani kujdesuni që të shkoni dhe ta bëni të dobishme kujdestarinë tuaj të cilën jua kam caktuar, me përjashtim të gjërave të shenjta, për qëllimin e shtypjes së këtyre gjërave të shenjta, sikurse kam thënë.

64 Dhe apërfitimet nga gjërat e shenjta duhet të mbahen në thesar dhe një vulë duhet të jetë mbi të; dhe nuk duhet të përdoret apo të nxirret nga thesari prej askujt as nuk duhet të hiqet vula që do të vihet mbi të, vetëm me anë të zërit të urdhërit ose me anë të urdhërimit.

65 Dhe kështu ju duhet t’i ruani përfitimet e gjërave të shenjta në thesar, për qëllime të shenjta.

66 Dhe ky duhet të quhet thesari i shenjtë i Zotit; dhe një vulë duhet të mbahet mbi të, që ai të mund të jetë i shenjtë dhe t’i përkushtohet Zotit.

67 Dhe përsëri, duhet të përgatitet një thesar tjetër e të caktohet një ruajtës për të mbajtur thesarin dhe një vulë duhet të vihet mbi të;

68 Dhe gjithë paratë që ju merrni në kujdestaritë tuaja, duke përmirësuar pronat që ju kam caktuar, në shtëpitë ose në tokat, ose në gjedhët, ose në të gjitha gjërat, përveç shkrimeve të shenjta që i kam ruajtur për vete për qëllime të shenjta, duhet të vendosen në thesar sapo t’i merrni paratë, në qindëshe ose në pesëdhjetëshe, ose në njëzetëshe, ose në dhjetëshe, ose në pesëshe.

69 Ose, me fjalë të tjera, nëse dikush mes jush fiton pesë dollarë, ai duhet t’i japë ato në thesar; ose nëse fiton dhjetë, ose njëzet, ose pesëdhjetë, ose njëqind, ai duhet të bëjë po ashtu;

70 Dhe mos lejoni asnjë mes jush të thotë se ato janë të tijat; sepse ato s’duhet të quhen të tijat, as ndonjë pjesë e tyre.

71 Dhe nuk duhet të përdoret ndonjë pjesë e tyre as të nxirret nga thesari, vetëm nëpërmjet zërit dhe miratimit të përbashkët të urdhërit.

72 Dhe ky do të jetë zëri dhe miratimi i përbashkët i urdhërit—që cilido mes jush t’i thotë mbajtësit të thesarit: Unë kam nevojë për këtë për të më ndihmuar në kujdestarinë time—

73 Në qoftë se është pesë dollarë ose në qoftë se është dhjetë dollarë, ose njëzet, ose pesëdhjetë, ose njëqind, mbajtësi i thesarit do t’ia japë shumën që ai kërkon, për ta ndihmuar atë në kujdestarinë e tij—

74 Derisa ai të gjendet fajtor dhe të manifestohet përpara këshillit të urdhërit qartazi që ai nuk është një shërbëtor besnik dhe i amençur.

75 Por për aq kohë sa ai është në shoqërim të plotë dhe është besnik e i mençur në kujdestarinë e tij, kjo do të jetë shenja e tij për mbajtësin e thesarit, që mbajtësi i thesarit nuk duhet t’ia ndalojë.

76 Por në rast shkeljeje, mbajtësi i thesarit do t’i nënshtrohet këshillit dhe zërit të urdhërit.

77 Dhe në rast se mbajtësi i thesarit nuk gjendet kujdestar besnik dhe i mençur, ai duhet t’i nënshtrohet këshillit dhe zërit të urdhërit e duhet të hiqet nga vendi i tij dhe anjë tjetër duhet të caktohet në vend të tij.

78 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, lidhur me borxhet tuaja—vini re, është vullneti im që ju duhet t’i apaguani të gjitha bborxhet tuaja.

79 Dhe është vullneti im që ju duhet të apëruleni përpara meje dhe ta fitoni këtë bekim me anë të bzellit e të përulësisë dhe të lutjes së besimit.

80 Dhe për aq sa jeni të zellshëm e të përulur dhe ushtroni alutjen e besimit, vini re, unë do t’i zbus zemrat e atyre të cilëve u keni borxh, derisa do t’ju dërgoj mjete për çlirimin tuaj.

81 Si rrjedhim i shkruani me të shpejtë New York-ut dhe shkruani sipas asaj që do të diktohet nga aShpirti im; dhe unë do t’i zbus zemrat e atyre të cilëve u keni borxh, që t’u largohet nga mendjet e tyre për të sjellë mjerim mbi ju.

82 Dhe për aq sa jeni të apërulur e besnikë dhe thërrisni emrin tim, vini re, unë do t’ju jap bfitore.

83 Unë ju jap një premtim se ju do të çliroheni për këtë herë nga skllavëria juaj.

84 Për aq sa të gjeni një rast të merrni hua me qindra ose mijëra, madje derisa të merrni hua të mjaftueshme për t’u çliruar nga skllavëria, është privilegji juaj.

85 Dhe i vini peng pronat që i kam vënë në duart tuaja, për këtë herë, duke i dhënë emrat tuaj me anë të miratimit të përbashkët ose, përndryshe, si t’ju duket mirë juve.

86 Unë jua jap këtë privilegj, për këtë herë; dhe vini re, nëse vazhdoni të bëni gjërat që i kam vënë përpara jush, sipas urdhërimeve të mia, gjithë këto gjëra janë të miat e ju jeni kujdestarët e mi dhe Zoti nuk do ta lejojë shtëpinë e tij të copëtohet. Madje kështu. Amen.