Ndihma për Studimin
PJS, Eksodi 33


PJS, Eksodi 33:20, 23 (krahaso Eksodi 33:20, 23)

(Asnjë njeri mëkatar s’mund ta shohë fytyrën e Perëndisë dhe të jetojë.)

20 Dhe ai i tha Moisiut: S’mund ta shohësh fytyrën time në këtë kohë, pa u ndezur inati im kundër teje gjithashtu, dhe unë të shkatërroj ty dhe njerëzit e tu; sepse askush mes tyre nuk do të më shohë në këtë kohë dhe do të jetojë, sepse ata janë jashtëzakonisht mëkatarë. Dhe asnjë njeri mëkatar s’e ka parë ndonjëherë, as nuk do të jetë që ndonjë njeri mëkatar në çdo kohë, të shohë fytyrën time dhe të jetojë.

23 Dhe unë do ta tërheq dorën time dhe ti do të më shikosh pjesët e kurrizit, por fytyra ime nuk do të shihet, si herët e tjera; pasi unë jam i inatosur me popullin tim, Izraelin.