Ethëri 9
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 9

    Mbretëria kalon nga njëri te tjetri me anë trashëgimi, intrigash dhe vrasjesh—Emeri pa Birin e Drejtësisë—Shumë profetë bëjnë thirrje për pendim—Një zi buke dhe gjarpërinj helmues pllakosin njerëzimin.

    1 Dhe tani unë, Moroni, po vazhdoj me kronikën time. Prandaj, vini re, ndodhi që për shkak të alidhjeve të fshehta të Akishit dhe të shokëve të tij, vini re, ata rrëzuan mbretërinë e Omerit.

    2 Megjithatë, Zoti qe i mëshirshëm ndaj Omerit dhe ndaj bijve të tij dhe bijave të tija që nuk kërkuan shkatërrimin e tij.

    3 Dhe Zoti e paralajmëroi Omerin në një ëndërr që ai duhej të largohej nga ai vend; prandaj Omeri me gjithë familjen e tij iku nga ai vend dhe udhëtoi për shumë ditë dhe arriti, dhe kaloi pranë kodrës aShim, dhe arriti tek vendi bku u shkatërruan Nefitët, dhe prej aty në drejtim të lindjes dhe arriti në një vend të quajtur Ablom në bregdet, dhe aty ai ngriti çadrën e tij dhe gjithashtu bijtë e tij dhe bijat e tij, dhe të gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, me përjashtim të Jaredit dhe të familjes së tij.

    4 Dhe ndodhi që Jaredi u vajos mbret mbi popullin nga dora e ligësisë; dhe ai i dha Akishit të bijën për grua.

    5 Dhe ndodhi që Akishi kërkoi jetën e vjehrrit; dhe iu drejtua atyre që i kishte bërë që të betoheshin me benë e të lashtëve; dhe ata i sollën kokën e të vjehrrit të tij, ndërsa ai qe ulur në fronin e tij dhe po priste të dëgjonte popullin e tij.

    6 Pasi, aq e madhe qe përhapja e kësaj shoqërie të ligë dhe të fshehtë, saqë kishte korruptuar zemrat e të gjithë njerëzve; prandaj Jaredi u vra në fron dhe Akishi mbretëroi në vend të tij.

    7 Dhe ndodhi që Akishi filloi të ishte xheloz për të birin, prandaj e mbylli në burg dhe nuk i dhanë veçse pak ushqim, derisa vdiq.

    8 Dhe tani vëllai i atij që pësoi vdekje (dhe emri i tij ishte Nimra) u zemërua me të atin, për atë që i ati i kishte bërë të vëllait.

    9 Dhe ndodhi që Nimra mblodhi tok një numër të vogël njerëzish dhe ia mbathi nga ai vend dhe shkoi të banonte me Omerin.

    10 Dhe ndodhi që Akishit i lindën djem të tjerë dhe ata fituan zemrat e njerëzve, pavarësisht se i ishin betuar se do të bënin të gjitha llojet e paudhësisë, sipas asaj që ai kishte dëshiruar.

    11 Tani, njerëzit e Akishit dëshironin fitime, ashtu sikurse Akishi dëshironte pushtet; prandaj të bijtë e Akishit u dhanë atyre para, mjet me të cilin ata tërhoqën pjesën më të madhe të njerëzve pas tyre.

    12 Dhe filloi të bëhej një luftë mes bijve të Akishit dhe Akishit, e cila zgjati për hapësirën e shumë viteve, po, gjer në shkatërrimin e pothuaj të gjithë njerëzve të mbretërisë, po, madje të të gjithëve, me përjashtim të tridhjetë shpirtrave dhe të atyre që kishin ikur me shtëpinë e Omerit.

    13 Prandaj, Omeri u rivendos përsëri në tokën e trashëgimit të tij.

    14 Dhe ndodhi që Omeri filloi të plakej; megjithatë në pleqëri atij i lindi Emeri; dhe e vajosi Emerin të bëhej mbret që të mbretëronte në vend të tij.

    15 Dhe, pasi kishte vajosur Emerin mbret, ai pa paqe në tokë për hapësirën e dy viteve dhe ai vdiq, pasi kishte parë jashtëzakonisht shumë ditë që qenë plot pikëllim. Dhe ndodhi që Emeri mbretëroi në vend të tij dhe ndoqi gjurmët e atit të tij.

    16 Dhe Zoti filloi përsëri të hiqte mallkimin nga vendi dhe shtëpia e Emerit u begatua jashtëzakonisht shumë nën mbretërimin e Emerit; dhe në hapësirën e gjashtëdhjetë e dy vjetëve, ata u bënë jashtëzakonisht të fortë, kaq sa ata u bënë jashtëzakonisht të pasur—

    17 Pasi kishin të gjitha llojet e frutave dhe të bereqetit dhe mëndafsheve, dhe pëlhurave të këndshme, dhe arit, dhe argjendit, dhe gjërave të çmueshme.

    18 Dhe gjithashtu të gjitha llojet e bagëtive të trasha dhe të qeve dhe lopëve, dhe të deleve, dhe të derrave, dhe dhive dhe gjithashtu shumë lloje të tjera kafshësh që ishin të dobishme për ushqimin e njeriut.

    19 Dhe ata gjithashtu kishin akuaj dhe gomerë dhe elefantë, dhe kurelomë, dhe kumomë; që ishin të gjithë të dobishëm për njeriun dhe veçanërisht elefantët dhe kurelomët dhe kumomët.

    20 Dhe kështu Zoti derdhi bekimet e tij mbi këtë tokë që qe azgjedhur përmbi të gjitha tokat e tjera; dhe ai urdhëroi që kushdo që do të zotëronte tokën, do ta zotëronte për Zotin ose ata do të bshkatërroheshin kur të ishin mbushur në paudhësi, pasi, thotë Zoti: Mbi këta, unë do të derdh tërë inatin tim.

    21 Dhe Emeri ushtroi gjykim me drejtësi në gjithë ditët e tij dhe atij i lindën shumë bij dhe bija; dhe atij i lindi edhe Koriantumi dhe e vajosi Koriantumin të mbretëronte në vendin e tij.

    22 Dhe, pasi kishte vajosur Koriantumin të mbretëronte në vend të tij, ai jetoi katër vjet dhe pa paqe në tokë; po, dhe ai madje pa, aBirin e Drejtësisë dhe u gëzua, dhe u lavdërua në ditët e tij, dhe vdiq në paqe.

    23 Dhe ndodhi që Koriantumi ndoqi gjurmët e atit të tij dhe ndërtoi shumë qytete të fuqishme, dhe gjatë gjithë ditëve të tij u mësoi njerëzve atë që ishte e mirë. Dhe ndodhi që ai nuk pati fëmijë, madje, derisa qe shumë i vjetër.

    24 Dhe ndodhi që bashkëshortja e tij vdiq kur qe njëqind e dy vjeç. Dhe ndodhi që Koriantumi në moshë të shkuar u martua me një vajzë të re dhe i lindën bij dhe bija; dhe jetoi derisa qe njëqind e dyzet e dy vjeç.

    25 Dhe ndodhi që atij i lindi Komi dhe Komi mbretëroi në vend të tij; dhe ai mbretëroi dyzet e nëntë vjet dhe atij i lindi Hethi; dhe atij i lindën gjithashtu bij dhe bija të tjera.

    26 Dhe njerëzit ishin përhapur përsëri mbi gjithë faqen e dheut dhe filloi përsëri të kishte një ligësi jashtëzakonisht të madhe mbi faqen e dheut; dhe Hethi filloi të përqafonte planet e fshehta të kohërave të vjetra, për të shkatërruar atin e tij.

    27 Dhe ndodhi që ai e rrëzoi atin e tij nga froni, pasi e vrau me shpatën e tij; dhe mbretëroi në vend të tij.

    28 Dhe përsëri erdhën profetë në tokë, duke u thirrur që të pendoheshin—që ata të përgatitnin udhën e Zotit ose do të binte një mallkim mbi faqen e dheut; po, madje do të kishte edhe një zi të madhe buke, gjatë së cilës ata do të shkatërroheshin, në qoftë se nuk do të pendoheshin.

    29 Por njerëzit nuk u besuan fjalëve të profetëve, por i dëbuan ata; dhe disa prej tyre i hodhën nëpër gropa ku i lanë të vdisnin. Dhe ndodhi që ata i bënë të gjitha këto gjëra sipas urdhrit të mbretit Heth.

    30 Dhe ndodhi që filloi të kishte një thatësirë të madhe në tërë vendin dhe banorët filluan të shkatërroheshin jashtëzakonisht shpejt për shkak të thatësirës, meqë nuk ra më shi mbi faqen e dheut.

    31 Dhe dolën edhe gjarpërinj helmues mbi faqen e dheut dhe helmuan shumë njerëz. Dhe ndodhi që grigjat e tyre filluan të iknin nga gjarpërinjtë helmues dhe shkuan drejt tokës në jug që quhej nga Nefitët, aZarahemla.

    32 Dhe ndodhi që pati shumë prej tyre që mbaruan gjatë udhës; megjithatë, pati disa që ikën në tokën në jug.

    33 Dhe ndodhi që Zoti bëri që agjarpërinjtë të mos i ndiqnin më nga pas, por që ata të pengonin udhën që njerëzit të mos mund të kalonin, që kushdo që do të përpiqej të kalonte, të mund të binte pre e gjarpërinjve helmues.

    34 Dhe ndodhi që njerëzit ndoqën udhën e kafshëve dhe hëngrën trupat e atyre që kishin rënë udhës, derisa i përpinë të gjithë. Tani, kur njerëzit panë se do të mbaronin, ata filluan të apendohen për paudhësitë e tyre dhe filluan ta lusnin Zotin.

    35 Dhe ndodhi që kur ata u bënë mjaft të apërulur para Zotit, ai çoi shi mbi faqen e tokës dhe njerëzit filluan të rimëkëmbeshin përsëri dhe filloi të kishte frut në vendet në veri dhe në të gjitha vendet rreth e përqark. Dhe Zoti u tregoi atyre fuqinë e tij, duke i ruajtur nga uria.