Shkrimet e Shenjta
Moisiu 6


Kapitulli 6

(Nëntor–dhjetor 1830)

Fara e Adamit mban një libër kujtimesh—Pasardhësit e tij të drejtë predikojnë pendim—Perëndia ia zbulon veten Enokut—Enoku predikon ungjillin—Plani i shpëtimit iu zbulua Adamit—Ai mori pagëzimin dhe priftërinë.

1 Dhe aAdami iu bind zërit të Perëndisë dhe u bëri thirrje bijve të tij të pendoheshin.

2 Dhe Adami e njohu gruan e tij e ajo lindi një djalë dhe ai e quajti aSeth. Dhe Adami përlëvdoi emrin e Perëndisë; sepse ai tha: Perëndia më ka caktuar një farë tjetër, në vend të Abelit, të cilin Kaini e vrau.

3 Dhe Perëndia ia zbuloi veten Sethit dhe ai nuk ngriti krye, por ofroi një aflijim të pranueshëm, ashtu sikurse vëllai i tij, Abeli. Dhe atij gjithashtu i lindi një djalë dhe ai e quajti Enos.

4 Dhe më pas filluan këta njerëz t’i athërrisnin emrit të Zotit dhe Zoti i bekoi ata;

5 Dhe një alibër kujtimesh u mbajt, në të cilin u shënua, në gjuhën e Adamit, sepse iu dha të gjithë atyre që i thirrën Perëndisë, të shkruanin me anë të shpirtit të bfrymëzimit;

6 Dhe prej tyre i mësuan fëmijët e tyre që të lexojnë e të shkruajnë, duke patur një gjuhë që ishte e pastër dhe e kulluar.

7 Tani po kjo aPriftëri, që ishte në fillim, do të jetë edhe në fund të botës.

8 Tani këtë profeci Adami e tha, ndërsa u nxit nga aFryma e Shenjtë, dhe një bgjenealogji u mbajt për cfëmijët e Perëndisë. Dhe ky ishte dlibri i brezave të Adamit, duke thënë: Në ditën që Perëndia e krijoi njeriun, në ngjashmërinë e Perëndisë e bëri atë;

9 ashëmbëlltyrën e vetë trupit të tij, mashkull dhe femër, i krijoi bata dhe i bekoi ata, dhe e quajti cemrin e tyre Adam, në ditën kur u krijuan dhe u bënë dshpirtra të gjallë në tokën mbi efronin e këmbëve të Perëndisë.

10 Dhe aAdami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe pati një bir sipas ngjashmërisë së tij, sipas bshëmbëlltyrës së tij, dhe e quajti atë Seth.

11 Dhe ditët e Adamit, pasi i kishte lindur Sethi, ishin tetëqind vjet dhe ai pati shumë bij e bija;

12 Dhe të gjitha ditët që Adami jetoi ishin nëntëqind e tridhjetë vjet e ai vdiq.

13 Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe pati Enosin, dhe profetizoi në të gjitha ditët e tij dhe e mësoi birin e tij, Enosin, sipas udhëve të Perëndisë; prandaj Enosi profetizoi gjithashtu.

14 Dhe Sethi jetoi, pasi i lindi Enosi, tetëqind e shtatë vjet dhe pati shumë bij e bija.

15 Dhe fëmijët e njerëzve ishin të panumërt mbi tërë faqen e tokës. Dhe në ato ditë Satani kishte azotërim të madh mes njerëzve dhe i egërsoi zemrat e tyre; dhe prej kësaj rodhën luftëra dhe gjakderdhje; dhe dora e një njeriu u ngrit kundër vëllait të tij, duke shkaktuar vdekje, për shkak të veprave të bfshehta, duke kërkuar fuqi.

16 Dhe ditët e Sethit ishin nëntëqind e dymbëdhjetë vjet dhe ai vdiq.

17 Dhe Enosi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe pati aKenanin. Dhe Enosi dhe pjesa e mbetur e popullit të Perëndisë u larguan nga toka që quhej Shulon, dhe banuan në një tokë të premtimit, që ai e quajti sipas birit të tij, të cilin e kishte quajtur Kenan.

18 Dhe Enosi jetoi, pasi i lindi Kenani, tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati shumë bij e bija. Dhe të gjitha ditët e Enosit ishin nëntëqind e pesë vjet dhe ai vdiq.

19 Dhe Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe pati Mahalaleelin; dhe Kenani jetoi pasi pati Mahalaleelin tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija. Dhe të gjitha ditët e Kenanit ishin nëntëqind e dhjetë vjet dhe ai vdiq.

20 Dhe Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe pati Jaredin; dhe Mahalaleeli jetoi, pasi pati Jaredin, tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija. Dhe të gjitha ditët e Mahalaleelit ishin tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe ai vdiq.

21 Dhe Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe pati Enokun; dhe Jaredi jetoi, pasi pati aEnokun, tetëqind vjet dhe pati bij e bija. Dhe Jaredi e mësoi Enokun në të gjitha udhët e Perëndisë.

22 Dhe kjo është gjenealogjia e bijve të Adamit, që ishte abiri i Perëndisë, me të cilin Perëndia, vetë, bisedoi.

23 Dhe ata ishin apredikues të së drejtës dhe folën e bprofetizuan dhe u bënë thirrje të gjithë njerëzve, kudo, të cpendoheshin; dhe dbesimi iu mësua fëmijëve të njerëzve.

24 Dhe ndodhi që të gjitha ditët e Jaredit ishin nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe ai vdiq.

25 Dhe Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe pati aMethuselahun.

26 Dhe ndodhi që Enoku udhëtoi në tokë, mes njerëzve; dhe ndërsa udhëtonte, Shpirti i Perëndisë zbriti nga qielli dhe qëndroi mbi të.

27 Dhe ai dëgjoi një zë nga qielli, duke thënë: Enok, biri im, profetizoju këtyre njerëzve dhe thuaju atyre—Pendohuni, sepse kështu thotë Zoti: Unë jam i azemëruar me këtë popull dhe zemërimi im i egër ndizet kundër tyre, sepse zemrat e tyre janë forcuar dhe bveshët e tyre janë të ngathët për të dëgjuar e sytë e tyre cnuk mund të shohin larg;

28 Dhe për tërë këto breza, madje që nga dita që i krijova, ata kanë ashkuar në rrugë të gabuar e më kanë mohuar dhe i kanë kërkuar këshillat e tyre në errësirë; dhe nuk i kanë zbatuar urdhërimet e mia, të cilat ia kam dhënë atit të tyre, Adamit.

29 Si rrjedhim, ata kanë bërë betime të rreme dhe, nëpërmjet abetimeve të tyre, kanë sjellë mbi vete vdekje; dhe një bferr kam përgatitur për ta, në qoftë se nuk pendohen;

30 Dhe ky është një dekret, të cilin e kam dërguar që në fillim të botës, nga vetë goja ime, nga krijimi i saj, dhe prej gojës së shërbëtorëve të mi, etërve tuaj, e kam shpallur atë, madje sikurse do të dërgohet në botë, deri në skajet e saj.

31 Dhe kur Enoku i kishte dëgjuar këto fjalë, ai u përkul përtokë, përpara Zotit, dhe foli përpara Zotit, duke thënë: Përse është që unë kam gjetur favor në sytë e tu dhe unë nuk jam veçse një djalosh dhe të gjithë më urrejnë; sepse unë jam i angadaltë në të folur; si rrjedhim, a jam unë shërbëtori yt?

32 Dhe Zoti i tha Enokut: Shko e bëj siç të kam urdhëruar dhe askush nuk do të të ngacmojë. Hape agojën tënde dhe ajo do të mbushet e unë do të t’i jap fjalët, sepse tërë mishi është në dorën time dhe unë do të bëj si të më duket mirë.

33 Thuaji këtij populli: aZgjidhni në këtë ditë, t’i shërbeni Zotit Perëndi që ju bëri.

34 Vër re, Shpirti im është mbi ty, si rrjedhim të gjitha fjalët e tua do t’i justifikoj; dhe amalet do të marrin arratinë përpara teje dhe blumenjtë do ta ndryshojnë rrjedhën e tyre; dhe ti do të banosh në mua dhe unë në ty; prandaj cec me mua.

35 Dhe Zoti i foli Enokut dhe i tha atij: Lyeji sytë e tu me baltë e laji ato dhe ti do të shohësh. Dhe ai bëri kështu.

36 Dhe ai pa ashpirtrat që Perëndia kishte krijuar; dhe ai pa gjithashtu gjëra që ishin të padukshme për syrin bnatyror; dhe që nga kjo kohë doli gjerësisht në tokë thënia: Një cshikues ka ngritur Zoti për popullin e tij.

37 Dhe ndodhi që Enoku shkoi nëpër vend, mes njerëzve, duke qëndruar mbi kodra e vende të larta dhe thirri me zë të lartë, duke dëshmuar kundër veprave të tyre; dhe të gjithë njerëzit u afyen për shkak të tij.

38 Dhe ata erdhën ta dëgjonin atë, mbi vendet e larta, duke u thënë ruajtësve të çadrave: Qëndroni këtu dhe ruani çadrat, ndërkohë që ne po shkojmë të shohim shikuesin, sepse ai profetizon dhe ka diçka të çuditshme në tokë; një njeri i egër ka ardhur mes nesh.

39 Dhe ndodhi që, kur ata e dëgjuan, askush nuk i vuri duart mbi të; sepse frika i pushtoi të gjithë ata që e dëgjuan; sepse ai ecte me Perëndinë.

40 Dhe erdhi një njeri tek ai, emri i të cilit ishte Mahijah, dhe ai i tha atij: Na trego qartë kush je ti dhe nga na vjen?

41 Dhe ai u tha atyre: Erdha nga vendi i Kenanit, vendi i etërve të mi, një tokë drejtësie deri në këtë ditë. Dhe ati im më mësoi sipas të gjitha udhëve të Perëndisë.

42 Dhe ndodhi që, ndërsa udhëtoja nga vendi i Kenanit, me anë të detit drejt lindjes, pashë një vegim; dhe ja, qiejt i pashë dhe Zoti më foli mua e më dha urdhërim; si rrjedhim, për këtë arsye, për të zbatuar urdhërimin, unë i them këto fjalë.

43 Dhe Enoku e vazhdoi fjalimin e tij, duke thënë: Zoti që më foli mua, po ashtu është Perëndia i qiellit dhe ai është Perëndia im dhe Perëndia juaj, dhe ju jeni vëllezërit e mi, dhe përse akëshilloheni me vetveten dhe e mohoni Perëndinë e qiellit?

44 Qiejt ai i bëri; atoka është bfroni i këmbëve të tij; dhe krijimi i saj është i tij. Vini re, ai e ngriti atë, një mori njerëzish ka sjellë ai mbi faqen e saj.

45 Dhe vdekja ka ardhur mbi etërit tanë; megjithatë, ne i njohim ata dhe nuk mund ta mohojmë, dhe madje të parin e të gjithëve e njohim, madje Adamin.

46 Sepse një alibër kujtimesh kemi shkruar mes nesh, sipas modelit të dhënë nga gishti i Perëndisë; dhe ai është dhënë në gjuhën tonë.

47 Dhe ndërsa Enoku fliste fjalët e Perëndisë, njerëzit u drodhën dhe nuk mund të qëndronin në praninë e tij.

48 Dhe ai u tha atyre: Ngaqë Adami ara, ne jemi; dhe me anë të rënies së tij erdhi bvdekja; dhe ne bëhemi pjesëmarrës të mjerimit dhe të dëshpërimit.

49 Vini re, Satani ka ardhur mes fëmijëve të njerëzve dhe i atundon ata për ta adhuruar atë; dhe njerëzit janë bërë bmishtorë, cepshorë e të djallëzuar dhe ddëbohen nga prania e Perëndisë.

50 Por Perëndia ua ka bërë të njohur etërve tanë se të gjithë njerëzit duhet të pendohen.

51 Dhe ai i thirri atit tonë Adam me anë të zërit të tij, duke thënë: Unë jam Perëndia; unë i bëra botën dhe anjerëzit bpërpara se ata të ishin në mish.

52 Dhe ai gjithashtu i tha atij: Në qoftë se do të kthehesh tek unë dhe i bindesh zërit tim, dhe beson, dhe pendohesh për të gjitha shkeljet e tua, dhe apagëzohesh, madje me ujë, në emër të Birit tim të Vetëmlindur, i cili është plot bhir dhe të vërtetë, që është cJezu Krishti, demri i vetëm që do të jepet nën qiell, nëpërmjet të cilit eshpëtimi do t’u vijë fëmijëve të njerëzve, ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë, duke i kërkuar të gjitha gjërat në emrin e tij dhe çfarëdo që të kërkoni, do t’ju jepet.

53 Dhe ati ynë Adam i foli Zotit dhe tha: Përse është që njerëzit duhet të pendohen dhe të pagëzohen me ujë? Dhe Zoti i tha Adamit: Vër re, unë ta kam afalur shkeljen tënde në kopshtin e Edenit.

54 Nga kjo doli gjerësisht mes njerëzve thënia se aBiri i Perëndisë ka bshlyer për fajin origjinal, me anë të të cilit mëkatet e prindërve nuk mund të marrin përgjigje mbi kokat e cfëmijëve, sepse ata janë të pacënuar që nga themelimi i botës.

55 Dhe Zoti i foli Adamit, duke thënë: Për aq sa fëmijët e tu linden në mëkat, po kështu, kur fillojnë të rriten, amëkati zë vend në zemrat e tyre dhe ata provojnë bhidhësinë, që të mund të dinë ta çmojnë të mirën.

56 Dhe u është dhënë atyre ta njohin të mirën nga e liga; si rrjedhim, ata janë avetëveprues dhe unë ju kam dhënë një ligj dhe një urdhërim tjetër.

57 Si rrjedhim, mësojuani fëmijëve tuaj se të gjithë njerëzit, kudo, duhet të apendohen ose ata nuk mund të trashëgojnë në asnjë mënyrë mbretërinë e Perëndisë, sepse asgjë e bpapastër nuk mund të banojë atje, ose të cbanojë në prani të tij; sepse, në gjuhën e Adamit, dNjeriu i Shenjtërisë është emri i tij dhe emri i të Vetëmlindurit të tij është eBiri i Njeriut, madje Jezu Krishti, një fGjykatës i drejtë, i cili do të vijë në meridianin e kohës.

58 Si rrjedhim, unë të jap një urdhërim, t’ua mësosh këto gjëra lirisht afëmijëve të tu, duke thënë:

59 Se për arsye të shkeljes vjen rënia, rënie e cila sjell vdekje, dhe për aq sa ju u lindët në botë me anë të ujit dhe gjakut, dhe ashpirtit, që unë e kam bërë, dhe kështu u bëtë nga bpluhuri një shpirt i gjallë, po kështu ju do të clindeni përsëri në mbretërinë e qiellit, prej dujit dhe prej Shpirtit, dhe të pastroheni me anë të gjakut, madje gjakut të të Vetëmlindurit tim; që ju të mund të shenjtëroheni nga gjithë mëkati dhe të egëzoni ffjalët e jetës së përjetshme në këtë botë dhe jetën e përjetshme në botën që vjen, madje glavdi të pavdekshme;

60 Sepse me anë të aujit e zbatoni urdhërimin; me anë të Shpirtit bshfajësoheni dhe me anë të cgjakut dshenjtëroheni;

61 Si rrjedhim, ai jepet që të banojë në ju; anali i qiellit; aNgushëlluesi; gjërat paqësore të lavdisë së pavdekshme; e vërteta e të gjitha gjërave; ajo që i gjallëron të gjitha gjërat, që i bën të gjalla të gjitha gjërat, ajo që i njeh të gjitha gjërat dhe ka gjithë fuqinë në përputhje me urtësinë, mëshirën, të vërtetën, drejtësinë dhe gjykimin.

62 Dhe tani, vër re, unë të them: Ky është aplani i shpëtimit për të gjithë njerëzit, nëpërmjet gjakut të të bVetëmlindurit tim, i cili do të vijë në meridianin e kohës.

63 Dhe vër re, të gjitha gjërat kanë ngjashmërinë e tyre dhe të gjitha gjërat krijohen e bëhen për të adhënë dëshmi për mua, si gjërat që janë tokësore, ashtu dhe gjërat që janë shpirtërore, gjërat që janë në qiejt lart dhe gjërat që janë në tokë, dhe gjërat që janë nën tokë, si mbi të, edhe nën të, të gjitha gjërat japin dëshmi për mua.

64 Dhe ndodhi që, kur Zoti kishte folur me Adamin, atin tonë, Adami i thirri Zotit dhe ai u mor nga aShpirti i Zotit e u zbrit në ujë dhe u fut nën bujë e u nxor nga uji.

65 Dhe kështu ai u pagëzua dhe Shpirti i Perëndisë zbriti mbi të e kështu ai u alind nga Shpirti dhe u gjallërua në njeriun e bbrendshëm.

66 Dhe ai dëgjoi një zë nga qielli, duke thënë: Ti u apagëzove me zjarr dhe me Frymën e Shenjtë. Kjo është bdëshmia e Atit dhe e Birit, nga fillimi e përgjithmonë.

67 Dhe ti je sipas aurdhërit të atij që ishte pa fillim të ditëve ose fund të viteve; nga gjithë përjetësia në gjithë përjetësi. Amen.

68 Vër re, ti je anjë me mua, një bir i Perëndisë; dhe kështu të gjithë mund të bëhen bbijtë e mi. Amen.