Moisiu 2
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 2

    (Qershor–tetor 1830)

    Perëndia krijon qiejt dhe tokën—Gjithë format e jetës krijohen—Perëndia bën njeriun dhe i jep atij sundim mbi gjithçka tjetër.

    1 Dhe ndodhi që Zoti i foli Moisiut, duke thënë: Vër re, unë të azbuloj ty lidhur me këtë bqiell dhe këtë ctokë; shkruaji fjalët që unë flas. Unë jam Fillimi dhe Mbarimi, dPerëndia i Plotfuqishëm; me anë të të eVetëmlindurit tim i fkrijova këto gjëra; po, në fillim krijova qiellin dhe tokën mbi të cilën ti qëndron.

    2 Dhe atoka ishte pa trajtë dhe e zbrazët; dhe unë bëra që errësira të vinte mbi faqen e thellësisë; dhe Shpirti im lëvizte mbi faqen e ujit; sepse unë jam Perëndia.

    3 Dhe unë, Perëndia, thashë: Le të ketë adritë; dhe pati dritë.

    4 Dhe unë, Perëndia, e pashë dritën; dhe ajo dritë ishte e amirë. Dhe unë, Perëndia, e ndava dritën nga errësira.

    5 Dhe unë, Perëndia, e quajta dritën Ditë; dhe errësirën, unë e quajta Natë; dhe këtë e bëra me anë të afjalës së fuqisë sime, dhe u bë siç bthashë unë; dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin cdita e parë.

    6 Dhe përsëri, unë, Perëndia, thashë: Le të ketë një akupë qiellore në mes të ujit, dhe kështu u bë, madje siç thashë unë; dhe unë thashë: Le të ndajë ajo ujërat nga ujërat; dhe ajo u bë;

    7 Dhe unë, Perëndia, e bëra kupën qiellore dhe i ndava aujërat, po, ujërat e mëdha nën kupën qiellore nga ujërat që ishin mbi kupën qiellore, dhe kështu u bë, madje siç thashë unë.

    8 Dhe unë, Perëndia, e quajta kupën qiellore aQiell; dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin dita e dytë.

    9 Dhe unë, Perëndia, thashë: Le të mblidhen ujërat nën qiell së bashku në anjë vend, dhe kështu u bë; dhe unë, Perëndia, thashë: Le të ketë terë; dhe kështu u bë.

    10 Dhe unë, Perëndia, e quajta terën aTokë; dhe mbledhjen së bashku të ujërave e quajta Det; dhe unë, Perëndia, pashë që të gjitha gjërat që kisha bërë, ishin të mira.

    11 Dhe unë, Perëndia, thashë: Le të sjellë toka abar, bimët të japin farë, pemët frutore të prodhojnë fruta, sipas llojit të tyre, dhe pemët të prodhojnë fruta, farat e të cilave do të ishin vetë mbi tokë dhe ishte kështu, madje siç thashë unë.

    12 Dhe toka solli bar, çdo bimë duke prodhuar farë sipas llojit të saj, dhe pema duke prodhuar fruta, farat e të cilëve do të ishin në vetvete, sipas llojit të saj; dhe unë, Perëndia, pashë se të gjitha gjërat që kisha bërë, ishin të mira;

    13 Dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin dita e tretë.

    14 Dhe unë, Perëndia, thashë: Le të ketë drita në kupën e qiellit, për ta ndarë ditën nga nata, dhe le të jenë ato për shenja dhe për stinë, dhe për ditë, dhe për vite;

    15 Dhe le të jenë ato për drita në kupën e qiellit, për të dhënë dritë mbi tokë; dhe kështu u bë.

    16 Dhe unë, Perëndia, bëra dy drita të mëdha; adritën më të madhe për të sunduar ditën dhe dritën më të vogël për të sunduar natën, dhe drita më e madhe ishte dielli dhe drita më e vogël ishte hëna; dhe yjet gjithashtu u bënë, madje sipas fjalës sime.

    17 Dhe unë, Perëndia, i vendosa ato në kupën e qiellit për t’i dhënë dritë tokës,

    18 Dhe diellin për të sunduar mbi ditën dhe hënën për të sunduar mbi natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira; dhe unë, Perëndia, pashë se të gjitha gjërat që kisha bërë, ishin të mira;

    19 Dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin dita e katërt.

    20 Dhe unë, Perëndia, thashë: Le të sjellin ujërat me bollëk krijesa të lëvizshme që kanë jetë, dhe shpendë që mund të fluturojnë mbi tokë në kupën e hapur të qiellit.

    21 Dhe unë, Perëndia, krijova abalenat e mëdha dhe çdo krijesë të gjallë që lëviz, të cilat ujërat i sollën me shumicë, sipas llojit të tyre, dhe çdo shpend me krahë sipas llojit të tij; dhe unë, Perëndia, pashë se të gjitha gjërat që kisha krijuar, ishin të mira.

    22 Dhe unë, Perëndia, i bekova ato, duke thënë: Jini të frytshëm dhe ashumëzohuni e mbushini ujërat e detit; dhe shpendët le të shumohen në tokë;

    23 Dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin dita e pestë.

    24 Dhe unë, Perëndia, thashë: Le ta sjellë toka krijesën e gjallë sipas llojit të saj, gjedhët dhe rrëshqanorët, dhe egërsirat e tokës sipas llojit të tyre, e kështu u bë;

    25 Dhe unë, Perëndia, i bëra egërsirat e tokës sipas llojit të tyre dhe gjedhët sipas llojit të tyre, dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës sipas llojit të saj; dhe unë, Perëndia, pashë se të gjitha këto gjëra ishin të mira.

    26 Dhe unë, Perëndia, i thashë të aVetëmlindurit tim, që ishte me mua që nga fillimi: Le ta bbëjmë njeriun sipas cshëmbëlltyrës sonë, sipas ngjashmërisë sonë; dhe kështu u bë. Dhe unë, Perëndia, thashë: Le të kenë ata dsundim mbi peshqit e detit dhe mbi shpendët e ajrit, dhe mbi gjedhët, dhe mbi gjithë tokën, dhe mbi çdo rrëshqanor që zvarritet mbi tokë.

    27 Dhe unë, aPerëndia, e krijova njeriun sipas shëmbëlltyrës sime, sipas shëmbëlltyrës së të Vetëmlindurit tim e krijova atë; mashkull dhe femër i krijova ata.

    28 Dhe unë, Perëndia, i bekova dhe u thashë atyre: Jini të frytshëm dhe ashumëzohuni e mbushni tokën dhe nënshtrojeni atë, dhe kini sundim mbi peshqit e detit, dhe mbi shpendët e ajrit, dhe mbi çdo gjallesë që lëviz mbi tokë.

    29 Dhe unë, Perëndia, i thashë njeriut: Vër re, unë të kam dhënë çdo bimë që jep farë, që është mbi faqen e tërë tokës, dhe çdo pemë në të cilën do të jetë fruti i një peme që prodhon farë; ty do të të jetë për aushqim.

    30 Dhe çdo egërsire të tokës dhe çdo shpendi të ajrit, dhe gjithçkaje që zvarritet mbi tokë, kudo ku unë dhuroj jetë, do t’i jepet çdo bimë e pastër për ushqim; dhe kështu u bë, madje siç fola unë.

    31 Dhe unë, Perëndia, pashë gjithçka që kisha bërë dhe, vini re, të gjitha gjërat që i kisha bërë, ishin të amira; dhe mbrëmja dhe mëngjesi ishin dita e bgjashtë.